Foto ilustruese

Tiranë – Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua që lëvizte në këmbë.

Mësohet se aksidenti tragjik ka ndodhur  rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”  ku mjeti me drejtues P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel