E premte, 02 Prill 2021
18:09
Dyshonte se e tradhtonte/ Gruaja i pret organin bashkëshortit që flinte dhe e zhduk në tualet (foto)

Një grua xheloze i ka prerë penisin të dashurit të saj teksa ishte në gjumë, dhe e ka zhdukur duke shkarkuar tualetin, pasi dyshonte se ai e tradhtonte.

18:04
Top Talk/ Mesila Doda akuza të rënda Edi Ramës: Ka mbjellë vdekje e faliment me menaxhimin e pandemisë

Mesila Doda, kandidatja e 12-të në qarkun e Tiranës për deputete në listat e PD-Aleanca për Ndryshim, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin Top Talk të drejtuar nga Denis Dyrnjaja.

17:40
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 336 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar shifrat e covid në 24 orët e fundit.

17:33
Rama nxjerr videon: Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar

Kryeministri Edi Rama njofton se deri tani janë vaksinuar kundër COVID-19 mbi 100 mijë të moshuar.

17:25
SHBA drejt rekordit/ 100 milionë vaksinuar kundër covid

Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po i afrohet 100-milionshit.

17:21
3-vjeçari i zhdukur për tre ditë në pyllin e ftohtë, gjendet mrekullisht gjallë 800m larg shtëpisë (fotot)

Një djalë tre-vjeçar që u largua nga shtëpia e tij dhe humbi për disa ditë në një pyll me temperatura nën zero, në mënyrë të pabesueshme është gjetur gjallë e në shëndet të mirë në një zonë të mbushur me pemë, jo larg shtëpisë.

17:07
Vaksinimi vijon/ Rama vizion qendrën shëndetësore në Poliçan

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qendrën shëndetësore në Poliçan, ku u takua edhe me të moshuarit të cilët po vaksinohen.

16:47
Transgjinoret e famshme tailandeze pozojnë me çertifikatën e përjashtimit nga shërbimi ushtarak (fotot)

Qindra gra transgjinore në Tailandë kanë marrë sot konfirmimin se nuk janë të detyruara të kryejnë shërbimin ushtarak, pasi duhet të paraqiteshin në takimet e rekrutimit të burrave.

16:44
Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë/ Jemi rritur me Çufon dhe Bubin kaçurrel, por a e dini sa vite iu deshën autorit për të krijuar këta personazhe?!

2 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë.

16:42
MSH: Mbi 3.000 persona janë regjistruar për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se deri në mesditën e së premtes, 1.228 qytetarë, profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucione shëndetësore janë vaksinuar kundër koronavirusit.

16:40
Arrestimi i babait të Arbër Çekajt, avokati: S’ka asnjë provë! Është aktivitet kriminal nga mafia ndërkombëtare

Avokati i Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt,  pas seancës për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë sqaroi për mediat se nuk ka asnjë provë që ai është pas 49 kilogramëve kokainë të gjetura në kontejnerin me banane në Durrës një ditë më parë.

16:38
Masat kundër pandemisë/ Kërcënohet me jetë ministri italian i Shëndetësisë

Katër persona po hetohen në Itali lidhur me kërcënimet e rënda ndaj ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.

16:21
OSBE vlerëson Top Story për gazetarinë investigative

Një tjetër vlerësim jepet për emisionin  investigativ “Top Story”, në Top Channel.

16:16
Gati 100 milionë të vaksinuar kundër koronavirusit në SHBA

Numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po i afrohet 100-milionëshit.

16:15
Pamje të rënda nga tuneli i aksidentit hekurudhor me 48 të vdekur në Taivan (fotot)

Numri i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor sot në Taivan ka arritur në te pakten 48, pasi treni u përplas me një kamion dhe doli nga shinat brenda tunelit.

16:09
Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ “Vetëvendosje” mbledh firmat për seancën

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur firmat e nevojshme për të zhvilluar seancën e jashtëzakonshme e kuvendit lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, thotë Radio Europa e Lirë.

15:50
Vaksinimi masiv në Durrës/ 1200 të moshuar kanë marrë dozën anti Covid

Gjatë javës së parë të vaksinimit masiv në Durrës kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze CoronaVac, 1200 të moshuar deri të enjten.

15:49
Sportistët elitarë mbështesin Partinë Socialiste në Njësinë 10: E vetmja që ka bërë dhe premton të bëjë edhe më shumë për sportin

Të shumtë në numër, në disiplina të ndryshme, por të gjithë banojnë në Njësinë 10.

15:48
Vllaznia do ndeshet me Partizanin/ Të shtunën përballet Teuta me Lacin

Pas pauzës së ndeshjeve eliminatore të kombëtares, kampionati shqiptar rikthehet me javën e 26-të të tij me përballje mjaft interesante.

15:46
Shkodër/ Zjarr në kuzhinën e një kopshti, panik tek fëmijët dhe edukatoret (FOTO)

Një zjarr i shkaktuar nga një bombol gazi ka tronditur fëmijët e një kopshti në Shkodër.

15:40
Vaksinimi masiv i popullsisë/ Balla: Jemi në një nivel me Gjermaninë

Vaksinimi masiv i qytetarëve, kundër Covid 19, po vazhdon në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

15:38
Dramë në Bruksel/ Policia shkel me kuaj pjesëmarrësit në festivalin e rremë në park (fotot)

Policë në kuaj mësynë dje në Bruksel ndaj qindra njerëzve të mbledhur në park, para se të lëshonin ujë me presion ndaj të rinjve që ishin mbledhur për një festival, që më pas rezultoi një shaka për 1 Prillin.

15:36
Pandemia ndikoi tek autikët/ Përkeqësoi gjendjen për shkak të izolimit

2 prilli është caktuar si dita ndërkombëtare e autizmit, e ndonëse në vendin tonë ka kujdes shëndetësor me terapi për moshat e vogla nuk ofrohet asgjë për ata në moshë të adoleshencës, prindërit e të cilëve kërkojnë nga të gjithë për të kthyer sytë.

15:34
30 vite nga protesta e 2 prillit, përkujtohen në Shkodër të rënët e asaj dite/ Në ceremoni, Meta dhe Topalli, mungon Basha

Shkodra përkujtoi 30 vjetorin e Demonstrates Antikomuniste të 2 Prillit të vitit 1991, ku mbeten të vrarë 4 të rinj shkodranë.

15:34
Durrësi përgatitet për turistët/ Kryebashkiakja Sako premton ndryshime thelbësore

Bashkia e Durrësit nis marrjen e masave për sezonin turistik.

15:33
Veliaj i merr LSI një degë partie/ Tiranë, dega e njësisë 10 në Tiranë i bashkohet PS

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste.

15:33
Gjyqi për vrasjen e George Floyd/ Fjalët e fundit: Po vdes, amanet fëmijët

“Po vdes, i thonë fëmijëve të mi që i dua”, këto ishin fjalët e fundit të George Floyd.

15:33
Ekonomi: Më shumë gra në politikë/ Durrës, kandidatja socialiste takime me gratë e vajzat në Katund të ri

Të bëhemi bashkë dhe të marrim vendime të rëndësishme për të gjithë. Kështu iu është drejtuar kandidatja Milva Ekonomi grave dhe vajzave të njësisë administrative Katund i Ri të bashkisë së Durrësit.

15:30
Makinat në rrugë pa kolaudim/ Shtyhet edhe 30 ditë kontrolli teknik i automjeteve, ligji po vonohet në Kuvend

Vonesat e Kuvendit për miratimin e ri të kodit rrugor, kanë bërë që në rrugët e Shqipërisë të qarkullojnë me mijëra automjete të pa-kolauduara.

15:29
Vlorë, shpresë për turizmin/ Prenotime nga Kosova por edhe agjenci ruse, ukrainase dhe bjelloruse

Me ngrohjen e motit, qyteti i Vlorës ka nisur të presë turistët e parë. Fluksi shtohen në fundjavë ndërsa optimizëm për operatorët turistikë sjellin prenotimet e para.

15:24
Lot dhe emocion! Gazetarja Genta Popa vaksinohet live në edicionin e lajmeve (FOTO)

Sot nisi vaksinimi i gazetarëve, të cilët janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit, ndërsa gazetarja e Top Channel, Genta Popa ka kryer vaksinimin live në edicionin e lajmeve të orës 15:00.

15:18
Disa javë pas daljes nga “Për’puthen”, Atdheu flet për raportet me konkurrentët: Kam miqësi shumë të mira me…

Atdheu u largua nga emisioni “Për’puthen”, pas debateve të forta me konkurrentët e tjerë.

15:02
Të gjithë nuk e duan fletën e votimit/ PS dhe PD ankohen për variantin e zgjedhur nga KQZ

Kontestimi i procesit zgjedhor këtë herë nisi  më herët. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste pritet të përballen sërish ne Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, për fletën e votimit të miratuar nga Komisoneri Ilirjan Celibashi.

14:48
“Është dikush”, nga vajzat e “Për’puthen” apo tjetër?! Rrëfehet Atdheu

Atdheu është një nga djemtë më të diskutuar, edhe pas daljes nga emisioni “Për’puthen”.

14:45
Mbi 105 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 105.004.227 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19

14:20
Greqia akuzon Turqinë se po tenton të “provokojë” përshkallëzim të situatës në Egje

Të premten, Greqi e akuzoi Turqinë se po dëshiron të “provokojë përshkallëzim të situatës” në Detin Egje, përmes manovrave “të rrezikshme” dhe ndihmës joligjore që po u jep migrantëve.

14:13
Dy futbollistët e famshëm shqiptarë i bëjnë dhuratën luksoze babait (FOTO)

Jo gjithmonë duhet një arsye që t’i bësh dikujt që e do një dhuratë. E kështu ka ndodhur edhe me dy vëllezërit e famshëm futbollistë, Taulant dhe Granit Xhaka.

14:12
Tiranë/ Sherr mes dy vëllezërve të mitur, njëri plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pasditen e sotme ku një i mitur ka mbetur i plagosur.

14:06
Kompania kineze Sinovac rriti në 2 miliardë doza prodhimin e vaksinës kundër COVID-19

Kompania kineze Sinovac Biotech njoftoi se ka rritur kapacitetin e saj vjetor të prodhimit në 2 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

13:57
“A do e rrëmbejë vajza e re Muratin?”, Sindi u kthehet fansave: Nuk dola me Locon kur u largua sepse…

Sindi Loci është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe në çdo moment gjen kohë që të bëjë bashkëbisedime me ndjekësit e shumtë.

13:49
Dita Botërore e Autizmit/ Rastet e diagnostikimit, në shifra alarmante

Një në 160 fëmijë diagnostikohet me autizëm çdo vit në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

13:37
Tunizi, vriten tre terroristë dhe një foshnje

Ministria e Punëve të Brendshme e Tunizisë ka bërë të ditur se tre terroristë dhe një foshnje janë vrarë gjatë dy operacioneve të sigurisë në vend.

13:32
Kosovë/ Kuvendi miratoi komisionet parlamentare

Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes miratoi përbërjen e komisioneve parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje do të ketë nën udhëheqje shtatë prej 14 komisioneve, sa janë gjithsej.

13:22
Rama poston foton e Bashës në Kukës: Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga Covid, siç ndodhi në Malin e Zi

Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi në takimet e këtij të fundit, vijojnë të grumbullohen simpatizantë të shumtë duke u kthyer në një rrezik potencial infektimi me covid-19.

13:05
“Sot nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit”/ Manastirliu: Nesër vazhdojmë me punonjësit e policisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu ndodheshin sot në Berat, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit e të moshuarve.

12:59
Mjekët në Turqi, ngjiten maleve për të vaksinuar popullsinë

Qeveria turke synon që, deri në fillim të vjeshtës, të vaksinojë 60% të popullsisë kundër kronavirusit.

12:47
Rama në Berat: Brenda 2022 uji i pijshëm 24 orë s’do të diskutohet më në Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e ujit Orizaj.

12:41
“Kryqëzimi i tokës” i Gurakuqit/ Regjisori i njohur vjen me botimin e ri në prozë e poezi

Regjisori i mirënjohur, Nikolin Gurakuqi, vjen me botimin e tij të radhës, në prozë e poezi, “kryqëzimi i tokës”.

12:28
Rama flet për Naçon në Dimal: Skuadrat forcohen duke marrë lojtarët më të mirë, nuk kursen as batutat

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër rindërtimin e rrugës Roskovec – Poshnje, i shoqëruar nga kandidatët e tij për deputetë Blendi Çuçi dhe Nasip Naço.

12:22
“Telashe” në koalicionin opozitar/ PDIU ankimon vendimin që i dha LSI-së numëruesin e votave

Pas debateve në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së  u përplasën ndërmjet tyre, se cilës prej partive i takon numëruesi i katërt i votave, PDIU ka bërë një ankimim për grupet e numërimit.

12:22
Peshkimi i paligjshëm/ Pustec, vendosen bovat në liqenin e Prespës

Ne liqenin e Prespës se Madhe ka nisur puna per identifikimin dhe shënjimin e zonave ku do te ndalohet peshkimi i paligjshëm.

12:16
Protestë kundër HEC/ Banorët në Fan të Mirditës e kundërshtojnë

Banorët e fshatit thirren në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë kanë dalë sot për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.

12:09
Koronavirusi nuk ndalon tregjet/ Bursat në mbarë botën thyejnë rekorde

Në mbarë botën, bursat duket se nuk janë prekur aspak prej pandemisë.

11:58
Kualifikimi i 28 kandidatëve të BKH, Ambasadori Soreca: BE vazhdon të mbështesë SPAK

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, përshëndet certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

11:48
“E kuptoj që është gabim”, vlogeri pranon se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale djemve minorenë

 YouTuber-i, James Charles ka pranuar se i ka dërguar mesazhe të qarta seksuale dy djemve 16-vjeçarë.

11:48
“Jeta e natës është problemi”/ Zgjatja e fashës orare? Rama nga Berati: Komiteti nuk më pyet as mua, do e gjejmë një zgjidhje!

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Moravë të Beratit, ka folur për fashën orare, të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

11:46
Pamje të rënda, Pitbulli kafshon fëmijën në Tiranë

Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen endacak.

11:39
Certifikimi i 28 kanditatëve të BKH, ambasadorja Yuri Kim: SPAK po vendos kriminelët pas hekurave

Ambasadorja, Yuri Kim me anë të një deklarate në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me certifikimin e 28 kandidatëve të BKH.

11:38
Kurti: Plani i qeverisë vjen në kuvend pas zgjedhjes së presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ekzekutivi do të sjellë në kuvend planin e tij, pasi të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

11:28
Rama me fermerët në Berat: Eksportet i çojmë në 1mld dollarë, mos rrini si ujqër të vetmuar, por bashkohuni që të kemi një nivel tjetër

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të premte në Berat, ku zhvilloi një takim me fermerët, agropërpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore të kësaj zone.

11:28
Përfshihet nga flakët një ullishte në Levan të Fierit

Një zjarr ka rënë në kodrat e liqenit në Levan. Zjarri ka përshirë një ullishte, në një nga kodrat e Levanit.

11:27
Koreja e Veriut mbledh të mëdhenjtë/ SHBA, Japoni e Kore e Jugut, samit urgjent

Çdo aspekt i politikës ndaj Koresë së Veriut” do të diskutohet kur këshilltarët e sigurisë kombëtare nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të takohen të premten, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

11:12
Studimi: Kafshët krijojnë traditat e tyre kulturore, njësoj si njerëzit

Kafshët mund të krijojnë dhe mbajnë kulturat e tyre ashtu si njerëzit,thotë një shkencëtar.

11:03
Shtohet edhe 1 muaj afati i vlefshmërisë së kolaudimit të makinës

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë përfituar nga zgjatja 3-mujore e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, do të përfitojnë edhe një afat prej 30 ditë shtesë dhe do të pajisen me vulë të posaçme në Lejen e Qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

10:58
Zbulohet banda e skemës së mashtrimit, si i zhvatnin para qytetarëve përmes rrjeteve sociale 6 të arrestuarit. Policia jep detajet

Gjashtë persona janë vënë nën pranga si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik për përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

10:53
Digjet një makinë në Fier

Digjet një makinë në qendër të qytetit te Fierit.

10:52
Gati 100 milionë të vaksinuar kundër koronavirusit në SHBA

Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po i afrohet 100-milionshit.

10:47
Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë 10, i bashkohet Partisë Socialiste, Veliaj: Mirë se erdhët, dera është e hapur për të gjithë

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste.

10:44
Janë sërish bashkë? Khloe Kardashian poston foton, ku vëmendjen e merr unaza gjigante dhe komenti i Tristan…

Kloe Kardashian postoi një foto, për të treguar thonjtë e saj, të sapo bërë, por ndjekësve i mbetën sytë te unaza gjigande, plot shkëlqim.

10:41
Masakra e 2 prillit/ Meta nga Shkodra: Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira dhe fenomeni i partisë-shtet

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ndodhej sot në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në ceremoninë solemne që organizohej me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së Martirëve të Demokracisë.

10:27
Dështon seanca, Arbër Çekaj reagon pas arrestimit të të atit për kokainë: Babai im është profesor, ka një klan që përfshin familjen tim në drogë

Dështon për të disatën herë seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe të pandehurve të tjerë  në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Shkak është bërë kërkesa për përjashtim të dy gjyqtareve në trupën gjyqësore.

10:19
Kapen tre persona në Dibër, ja për çfarë akuzohen

Dibër/Bulqizë/Mat – Në Bulqizë është vënë në pranga 1 shtetas, për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

10:16
Australi/ Oktapodi ‘i zemëruar’ sulmon gjeologun (Fotot)

Një burrë është sulmuar nga një”oktapodi zemëruar”, siç e quan ai, teksa notonte në një plazh të Australisë Perëndimore.

10:09
Turqi/ Mjekët ngjiten maleve për të vaksinuar popullsinë

Qeveria turke do që deri në fillim të vjeshtës të vaksinojë 60% të popullsisë kundër virusit korona. Por shumë nga 83 milionë banorët e Turqisë jetojnë në zona rurale dhe disa madje në vende pothuajse të paarritshme.

10:09
Pas lidhjes me Anën, Arsimi zbulon surprizën tjetër (FOTO)

Në mes të muajit mars, Arsimi vendosi të largohej përfundimisht nga Për’puthen.

09:59
Navalny ka humbur peshë, thonë aleatët e tij

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka humbur peshë të konsiderueshme në burg, thanë aleatët e tij.

09:54
“Këpucët e Djallit”, me gjak njerëzor/ Nike fiton gjyqin ndaj “Brooklyn MSCHF”

‘Nike’ ka fituar procesin gjyqësor kundër ‘Brooklyn MSCHF’ mbi ‘Satan Shoes’, shumë të komentuara këto ditë, që përmbajnë një pikë gjaku të vërtetë njerëzor në thembra.

09:48
Ankimimi i PS për fletën e votimit të 25 prillit, KAS hedh shortin, zgjidhet relatori i çështjes

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe relator për ankesën e PS për fletën e votimit të 25 prillit është caktuar anëtari Koli Bele.

09:43
Certifikimi i kandidatëve në garën për BKH, Ambasada amerikane: Mbështesim ata që luftojnë krimin dhe korrupsionin

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka uruar 28 kandidatët, që kanë kaluar kushtet e sigurisë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

09:35
Drejtimi mjeti në mënyrë të parregullt, dy të arrestuar në Vlorë

Dy drejtues automjetesh janë vënë nën prangat e policisë në Vlorë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

09:34
Abuzoi seksualisht me një 16-vjeçare, policia shpall në kërkim 31-vjeçarin nga Saranda

Policia është vënë në ndjekje të një 31 vjeçari, pasi një shtetase e mitur ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

09:25
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon dhunën në Mianmar

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi përdorimin e dhunës kundër protestuesve në Mianmar.

09:25
“Lajm i mirë”/ Rama: Brenda prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se brenda muajit prill në vendin tonë do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

09:17
Francë, shënohen mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 50.659 raste të reja me koronavirus.

09:07
SHBA, në mars 4.7 milion persona aplikuan për regjistrin e kërkuar për të blerë armë

Në SHBA në muajin mars aplikimet për regjistrin penal të kërkuar për blerjen e armëve të zjarrit “arritën një nivel rekord, ku shumë njerëz vdiqën si rezultat i sulmeve me armë”.

09:01
Alarmi i terapistes: Po shtohet “autizmi virtual”, largoni fëmijët nga…

Studimet e reja klinike kanë zbuluar se shumë fëmijë të vegjël që shpenzojnë shumë kohë para ekranit në TV, video game, tableta dhe kompjutera kanë simptoma të ngjashme me spektrin e autizmit.

08:59
Kokainë e kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë

Tiranë – Policia e Tiranës ka goditur tre raste të shpërndarjes së drogës në kryeqytet ku ka vënë në pranga 4 persona. Nga ky operacion janë sekuestruar 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë 50 Euro e dyshuar fals.

08:52
Mbi 130 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 130 milionë.

08:50
Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut, 20.000 doza të vaksinës Sputnik V

Maqedonia e Veriut ka pranuar të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia ndërsa së shpejti pritet të marrë edhe 20.00 doza tjera të prodhuesit rus, po nga Serbia.

08:49
Pfizer: Edhe gjashtë muaj pas imunizimit, vaksina ka efikasitet të lartë

Kompania amerikan, Pfizer thotë se vaksina që ka prodhuar kundër koronavirusit, në bashkëpunim me kompaninë gjermane, BioNTech, parandalon 91 për qind të rasteve me koronavirus gjashtë muaj pasi personat imunizohen me këtë vaksinë.

08:47
Dhjetëra të vdekur në një aksident hekurudhor në Tajvan

Së paku 34 njerëz humbën jetën kur një tren në Tajvan doli nga shinat në një tunel.

08:30
Arrestohen dy persona në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

08:20
Përndjekje, vjedhje e dhunë/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi në mënyrë sistematike  ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

07:57
55% e popullsisë shqiptare nga 20-64 vjeç nuk paguan sigurime, Covid e ka përkeqësuar

Tregu i punës në vendin tonë paraqitet mjaft problematik, sidomos në drejtim të informalitetit, i cili pritet përkeqësojë varfërinë në të ardhmen në moshat e treta, ndërsa aktualisht po deformon sistemin fiskal, pasi një pjesë e të ardhurave nga taksat shkojnë për pagesën e pensioneve që nuk mbulohen nga kontributet.

07:34
Më shumë vranësira sesa diell, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të intensifikohen.

07:07
Gjyqi ndaj Derek Chauvin, dëshmon e dashura e George Floyd-it

Gjatë seancës gjyqësore të së enjtes e dashura e George Floyd-it përshkroi mes lotësh se si ishte takuar me të për herë të parë, rreth tre vite para incidentit vdekjeprurës në qytetin e Mineapolisit.

06:57
OBSH: Ngadalësia e vaksinimit në Evropë, e papranueshme

Ngadalësia e fushatave të vaksinimit në vendet evropiane kundër COVID-19 është e “papranueshme” dhe rrezikon të zgjasë pandeminë, tha të enjten një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

06:32
Koreja e Veriut në krye të axhendës në takimin trepalësh Uashington-Seul-Tokio

“Çdo aspekt i politikës ndaj Koresë së Veriut” do të diskutohet kur këshilltarët e sigurisë kombëtare nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të takohen të premten, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

06:06
Njihuni me disa produkte që konsumojmë çdo ditë, por janë armiqtë e zemrës

Dëshironi ta mbani zemrën të shëndetshme për shumë vite me rradhë? Siç e dini, rruga drejt zemrës fillon nga stomaku, ndaj duhet të tregoni mjaft kujdes ndaj disa ushqimeve.

05:30
Regjimi i duhur kundër plakjes, rregullat që duhet të ndiqni

Lëkura është një nga hasrat më të mira për të kuptuar se ç’ndodh edhe brenda trupit. Njollat, vijëzimet e holla në lëkurë, shenjat apo element të tjera që mund ta ndikojnë atë janë një tregues i shëndetit të plotë të organizmit. E duke mbajtur këtë në mendje, sekreti për një rini të përhershme dhe lëkurë më të re e të rigjeneruar fillon pikërisht nga brenda.