Peshkimi i paligjshëm/ Pustec, vendosen bovat në liqenin e Prespës

02/04/2021 12:22

Ne liqenin e Prespës se Madhe ka nisur puna per identifikimin dhe shënjimin e zonave ku do te ndalohet peshkimi i paligjshëm.

Ne Gollomboc por edhe ne te gjithë bashkine e Pusteci janë 60 peshkatarë te licencuar te cilët zhvillohen aktivitetin ne peshkim e që gjate sezonit të ndaluar nuk do te lejohen te peshkojnë pikërisht ne Zonat ku behet shumimit i peshkut.

Specialistet kane identifikuar ne te gjithë sipërfaqen e liqenit 10 pika ne 7 prej te cilave ndalimi do te behet per te paktën 1 muaj e ne 3 të tjera periudha do te jete me e gjate por sipas tyre shqetësim nuk mbeten peshkatarët e zones por ata qe vijnë nga zona te tjera.

Vendosja e bovave ne këto zona ka nisur me qellim qe te sherbejne si mjete identifikimi per peshkatarët e zones e qe ne thelb ka të beje me ruajtjen e ekosistemit.

“Jemi këtu per te vendosur bovat dhe per te shënuar ndalimin e perkohshem te peshkimit. Qellim i pare është qe te ruaje peshkun per peshkatarët pasi ky është sektori kryesor per ekonominë lokale por edhe per ekosistemin qe është një atraksion per turizmin ne liqenin e Prespës”.

Në liqenin e Prespës gjenden 24 specie endemike ujore peshkore e po ashtu shpendësh, disa prej te cilave te rrezikuara. Krapi, mrena dhe pelikani kacurel janë speciet me te njohura te ketij liqeni qe mbetet një prej potencialeve me te rëndësishme ne vend.

Top Channel