SHBA, në mars 4.7 milion persona aplikuan për regjistrin e kërkuar për të blerë armë

02/04/2021 09:07

Në SHBA në muajin mars aplikimet për regjistrin penal të kërkuar për blerjen e armëve të zjarrit “arritën një nivel rekord, ku shumë njerëz vdiqën si rezultat i sulmeve me armë”.

Sipas informacionit të CNN të marrë nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), muajin e kaluar rreth 4.7 milion amerikanë aplikuan për të marrë regjistrin penal për të blerë armë. Sipas shifrave, krahasuar me muajin shkurt është shënuar një rritje prej 36 ​​për qind.

Aplikimet për regjistrim penal përkuan me periudhën kur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së u miratuan rregullat për të vështirësuar shitjen e armëve pasi shumë njerëz u vranë në sulmet me armë në Boulder, Atlanta dhe Colorado.

Pakoha e ndihmës e pandemisë COVID-19 mund të ketë çuar në rritjen e blerjes së armëve

Në lajmin e CNN theksohet se mbështetja financiare prej mijëra dollarëve e shpërndarë nga qeveria federale brenda fushatës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) mund të ketë çuar që amerikanët të blejnë armë dhe të rriten shitjet e tyre.

Më 11 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dy ligje për kontrollin e armëve me çka rritën kontrollet e të dhënave penale për të gjitha shitjet dhe transferimet e armëve. Më 22 mars, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, gjithashtu mbështeti ligjin e kontrollit të armëve pas një sulmi të armatosur në Boulder që rezultoi në vdekjen e dhjetë personave, përfshirë një oficer policie.

Projektligji për t’u miratuar kërkon mbështetjen e 50 demokratëve dhe të paktën dhjetë senatorëve republikanë në senatin amerikan.

Top Channel