Transgjinoret e famshme tailandeze pozojnë me çertifikatën e përjashtimit nga shërbimi ushtarak (fotot)

02/04/2021 16:47

Qindra gra transgjinore në Tailandë kanë marrë sot konfirmimin se nuk janë të detyruara të kryejnë shërbimin ushtarak, pasi duhet të paraqiteshin në takimet e rekrutimit të burrave.

Në Tailande çdo mashkull me moshë 21 vjeç ose më shumë duhet të bëjë regjistrimin fizik në ‘llotarinë’ e rekrutimit për shërbimin dy-vjeçar ushtarak, para se të zgjidhet sipas rastit nga zyrtarët e ushtrise.

Gratë transgjinore, të cilat janë ‘mashkull’ në çertifikatat e lindjes, janë të detyruara të marrin pjesë në eventet e rekrutimit për të provuar gjininë e tyre të re, me të cilët fitojnë përjashtimin nga ushtria, pasi gratë transgjinore nuk lejohen në ushtrinë e Tailandës.

Mes tyre ishte dhe fituesja e konkurseve të bukurisë, 23 vjeçarja Narisara Aonwang, e cila erdhi në qendrën e rekrutimit për të provuar se kishte ndryshuar seksin.

Ajo tha: “Nuk kam frikë të kryej shërbimin ushtarak madje dëshiroj ta bëj, por ushtria tailandeze ende diskriminon ndaj femrave si unë”.

“Ne duhet të kemi të drejta si të gjitha gratë e tjera. Nëse do të na lejojnë, edhe ne të rekrutohemi unë do të jem e para për t’u regjistruar”.

Narisara paraqitet për të tretin vit radhazi në event për të provuar gjininë e saj, dhe do të duhet ta bëjë këtë deri në moshën 26-vjeçare.

Në diten e parë të regjistrimit në Phitsanulok, 284 të rinj u paraqitën por vetëm 67 u pranuan në ushtri. Prindërit e të përjashtuarve brohorisnin jashtë qendrës së rekrutimit.

Tetë për qind e popullatës së Tailandes është regjistruar si transgjinore ose LGBT, megjithë kufizimet e të drejtave të tyre.

Përvec përjashtimit nga ushtria ky komunitet nuk merr avantazhet që çiftet heteroseksuale marrin pas martesës.

FOTO GALERI
1/10
Qindra gra transgjinore në Tailandë kanë marrë sot konfirmimin se nuk janë të detyruara të kryejnë shërbimin ushtarak

Top Channel