Banorët e fshatit thirren në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë kanë dalë sot për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata bëjnë me dije se ndërtimi i tij u sjell dëme të shumta në bujqësi, blegtori, por edhe në turizëm.

“Kanë falsifikuar firmat për të marrë lejet përkatëse” tregojnë banorët. Shfrytëzimi i ujit dhe devijimi i përrenjve e rrezikojnë çdo gjë në këtë zonë.

Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zone ndaj dhe u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse te marrin masa për pezullimin e çdo procedure për shfrytëzimin e burimeve te ujit.

Top Channel