Pamje të rënda nga tuneli i aksidentit hekurudhor me 48 të vdekur në Taivan (fotot)

02/04/2021 16:15

Numri i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor sot në Taivan ka arritur në te pakten 48, pasi treni u përplas me një kamion dhe doli nga shinat brenda tunelit.

Rreth 70 pasagjerë mbeten ende të bllokuar brenda vagonëve të përmbysur të tragjedisë, ndërsa 40 të tjere janë dërguar në spital, pas përplasjes jashtë qytezës së Hualien.

Treni ekspres ishte i mbushur me më shumë se 350 njerëz, shumica e të cilëve raportohet se qëndronin në këmbë, teksa njerëzit po ktheheshin në shtëpi për fundjavën e gjatë festive.

Treni besohet se ishte përplasur me një kamion të rëndë që kishte rrëshkitur në brendesi te binarëve, pasi ishte parkuar në mënyrë të pakujdesshme në një impjant ndërtimi panë hekurudhës.

Imazhet nga skena e aksidentit të rëndë tregonin vagonët e copëtuar nga goditja, e të ngjeshur në muret e tunelit, çka pengonte që grupet e shpëtimit të arrinin te pasagjerët për ndihmë.

Numri i lartë i viktimave i atribuohet faktit që shumë pasagjerë po qëndronin në këmbë.

80 deri në 100 njerëz u evakuan nga katër vagonët e parë të trenit ndërsa tetë prej tyre ishin deformuar dhe pengonin hyrjen e ndihmës, thanë zyrtarë të zjarrfikësave.

Operacionet masive të shpëtimit vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/17
Numri i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor sot në Taivan ka arritur në te pakten 48

Top Channel