Një zjarr ka rënë në kodrat e liqenit në Levan. Zjarri ka përshirë një ullishte, në një nga kodrat e Levanit.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Fierit por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Punonjësit zjarrfikës po bëjnë lokalizimin e zjarrit me mjete rrethanore.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ndërkohë që kjo zonë shpeshherë përfshihet nga zjarri.

Top Channel