Jo gjithmonë duhet një arsye që t’i bësh dikujt që e do një dhuratë. E kështu ka ndodhur edhe me dy vëllezërit e famshëm futbollistë, Taulant dhe Granit Xhaka.

Ata i kanë bërë babait të tyre një dhuratë super luksoze. Është fjala për një makinë të shtrenjtë të markës “Benz”.

“Dhurata nga unë dhe Graniti, për babin më të mirë në botë”, ka shkruar Taulanti, ndërsa në foto shfaqet i ati teksa teston makinën e re.

Dy vëllezërit shqiptar janë mjaft të njohur në botë, pasi gjithmonë kanë treguar talentin e tyre në futboll. Pak ditë më parë, Taulanti festoi 30-vjetorin e ditëlindjes dhe Graniti i bëri një urim shumë të veçantë në rrjetet sociale.

“Gjaki jem vllau jem, m’jape keshilla kur kisha nevoj e m’jape men, jom rrit me ty jom rrit me luana ti je pjesa jem e dyt se na ka ba nana, syni kurr stu ka trem trupi mu ka terqeth n 2014 kur emri yt u permen, rrnofsh me familje e me klevisin e kena ba krenar kejt farefisin. HAPPY BIRTHDAY ? ??”, shkruante Graniti krahas fotos ku shfaqeshin të dy.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel