Vlorë, shpresë për turizmin/ Prenotime nga Kosova por edhe agjenci ruse, ukrainase dhe bjelloruse

02/04/2021 15:29

Me ngrohjen e motit, qyteti i Vlorës ka nisur të presë turistët e parë. Fluksi shtohen në fundjavë ndërsa optimizëm për operatorët turistikë sjellin prenotimet e para.

Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik të jugut të Shqipërisë tregon se prenotimet këtë vit janë bërë nga agjenci ruse, ukrainase dhe bjelloruse dhe natyrisht vendin e veçantë e ka Kosova.

Në Vlorë e presin me padurim vaksinimin e operatorëve turistikë sepse bizneset po bëjnë ende llogaritë me anulimet e prenotimeve vitin e kaluar.

“Shqipëria ka bere 58% xhiro me pak se një vit më parë. Ne kemi humbur qindra prenotime, te bëra e te anuluara me pas nga italianet sepse tregu ynë kryesor është Italia. Mesa duket kufizimet e vendosura ne Itali kane influencuar dhe veshtiresuar dukshem punën tone. Dhe prezenca e shtuar e kosovareve e maqedonasve nuk ka mjaftuar per te mbajtur me kembe apo per te garantuar mbijetesen e shume sipërmarrjeve”, u shpreh Giorgio Barbieri administrator.

Top Channel