Disa javë pas daljes nga “Për’puthen”, Atdheu flet për raportet me konkurrentët: Kam miqësi shumë të mira me…

02/04/2021 15:18

Atdheu u largua nga emisioni “Për’puthen”, pas debateve të forta me konkurrentët e tjerë.

I ftuar në “Shqipëria live”, Atdheu pranon se do të kishte qenë më mirë të largohej ndryshe. “Të dilja si e meritoja, siç doli Ana për shembull”, thotë ai në emisionin “Shqipëria live”.

Sindi është një nga vajzat që është parë me Atdheun këtë periudhë. Sipas Atdheut, Sindi është shoqe shumë e mirë. “Sindin e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për të”. Shpesh, reagimet ekspresive të Sindit në emision janë komentuar si reagime të ndikuara nga Atdheu. Lidhur me këtë, Atdheu përgjigjet: “Nuk kam ndikuar te Sindi, ajo nuk është e vogël”.

Ndërsa, sa i përket raportit me Antonelën, e cila e akuzoi si njeri të ulët, “që e puthi me zor, kur ishin bashkë në makinë”. “Me Antonelën nuk kemi folur, nuk na ka rënë rasti të flasim, as nuk kam tentuar. Por,  patjetër që do sqarohemi, në fund të ditës është femër, pse të qëndroj krenar”.

Ai tregon se ka shoqëri me shumicën e konkurrentëve dhe ish-konkurrentëve. “Emisioni do të përfundojë, të paktën të ngelemi shokë dhe shoqe, nuk jam keq me asnjë, ruajmë shoqërinë”.

 

 

Top Channel