E premte, 17 Shtator 2021
09:24
48 orë i zhdukur nëntokë. Asnjë shenjë nga minatori që mbeti në galeritë e Bulqizës

Edhe pse po kalojnë rreth 48 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.

09:14
Talebanët nuk e përjashtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve

Gjatë kryengritjes së tyre dy-dekadëshe, talebanët sulmuan zgjedhjet demokratike, duke i përshkruar ato si jo-islamike dhe shpesh sulmonin punonjësit e zgjedhjeve dhe tubimet e fushatave zgjedhore në Afganistan.

08:58
“Dorëzohet” Irani, miraton vaksinën e “armikut”, Johnson&Johnson

Autoritetet iraniane u dorëzuan në fund dhe i dhanë dritën jeshile vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër.

08:45
Tentoi të vidhte një automjet në Lushnjë, arrestohet durrsaku 28 vjeçar

Policia ka vënë nën pranga ‘skifterin’ durrsak, duke parandaluar në kohë një vjedhje të mundshme në Lushnjë.

08:33
Policia arreston tre person në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Një person është vënë nën prangat e policisë në Vlorë për Kultivim narkotikësh ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

08:20
Kuvendi/ Elva Margariti: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është një dëshmi që kjo qeveri e mban fjalën

Kryeministri Edi Rama prezantoi para Kuvendit programin qeverisës për mandatin e tretë, program i cili u diskutua dhe debatua mes deputetëve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

08:19
Habit ministrja holandeze, jep dorëheqjen për kaosin në Afganistan!

Në një lëvizje të papritur, ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, dha dorëheqjen për shkak të menaxhimit të krizës së evakuimit nga Afganistani muajin e kaluar.

08:10
Kuvendi/ Ministrja e Bujqësisë: Qeveria ka investuar masivisht në 61 bashki të vendit

Kryeministri Edi Rama prezantoi para Kuvendit programin qeverisës për mandatin e tretë, program i cili u diskutua dhe debatua mes deputetëve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

08:03
Kinë, mbi 1 miliard njerëz të vaksinuar me të dyja dozat kundër COVID-19

Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit në Kinë ka shkuar në mbi 1 miliard, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.

07:49
Diell dhe temperatura deri në 33 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

07:42
Kuvendi/ Muzhaqi: Për herë të parë në historinë e pluralizmit fëmijët dhe rinia nuk janë shtojcë e një institucioni

Kryeministri Edi Rama prezantoi para Kuvendit programin qeverisës për mandatin e tretë, program i cili u diskutua dhe debatua mes deputetëve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

07:22
20-vjeçari dhe 19-vjeçari qëllohen me armë zjarri, policia jep detajet

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

07:09
Bashkëpunimi me opozitën, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim, të diskutojmë reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në Kuvend pas mbylljes së votimit për qeverinë e re. Por sapo kryeministri mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan.

06:58
Sëmundja që dëmton rëndë shikimin, si të dalloni simptomat

Mund të themi me plot gojën që nuk ka më të rëndësishme se drita e syve. E megjithatë kujdesi për sytë shpesh lihet në plan të dytë, duke shpresuar se asnjë sëmundje nuk do t’i prekë apo dëmtojë ata. Për këtë mjekët këshillojnë që të bëni vizita periodike pas moshës 40 vjeçare, ku rreziku i dëmtimit të syve është edhe më i madh.

06:43
77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton qeverinë ‘Rama 3’

Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

06:34
Rama nga Kuvendi: 400 familje jetojnë në çadra, të gjithë marrin bonusin e qerasë

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në Kuvend pas mbylljes së votimit për qeverinë e re. Por sapo kryeministri mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan.

06:16
Çfarë e shkakton isheminë dhe atakun në zemër, kujdesi që ju duhet

Sëmundjet kronike të zemrës dhe ishemia janë në majën e listës së rreziqeve për Shqiptarët. Të dhënat sipas INSTAT tregojnë se problemet kardiovaskulare të cilat lidhen edhe me trurin zënë 27,2% të vdekjeve në të gjithë vendin. Këto statistika flasin vetëm për vitin 2018, ku burrat zënë pjesën më të madhe të të sëmurëve.

05:50
Zbuloni arsyet pse problemet me gjumin rrisin rrezikun e tensionit të lartë

Tensioni i lartë i gjakut është një nga rreziqet që i kanosen njeriut nga mungesa e një gjumi cilësor. Studime të reja shkencore, tregojnë se pagjumësia, sjell një rrezik të madh të tensionit të lartë. Një prej këtyre studimeve analizoi problemet me gjumin të 200 njerëzve të prekur nga pagjumësia kronike. Pagjumësia kronike është një term që përshkruan vështirësinë e vazhdueshme në të fjetur për më shumë se 6 muaj.

05:15
Realiteti virtual për të ndihmuar të sëmurët me goditje në tru

Një projekt kërkimor italian po teston realitetin virtual gjithëpërfshirës si një mjet të ri për rehabilitimin motorik të gjymtyrëve të sipërme te personat me pasoja të goditjes cerebrovaskulare.

04:40
Pandemia Covid-19 nuk e frenoi përparimin e ndryshimit të klimës

Pandemia e koronavirusit nuk e ngadalësoi përparimin e pamëshirshëm të ndryshimit të klimës, sipas një raporti të OKB-së. Midis janarit dhe korrikut, emetimet globale të karburantit fosil CO2 në sektorët e energjisë dhe industrisë ishin në të njëjtin nivel ose më të lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019, para pandemisë.

03:46
Shkon mbi 666 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 666 mijë numri i vikitmave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 mijë e 660 persona duke e çuar në 666 mijë e 630 numri e viktimave në total.

03:13
Shkon mbi 1 miliard numri i personave të vaksinuar kundër Covid-19 në Kinë

Ka shkuar në mbi 1 miliard numri i personave të vaksinuar kundër Covid-19.

02:52
Kuvend/ Milva Ekonomi: Me “e-Albania” kaluam nga letra në shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset

Debatet dhe diskutimet për programin e qeverisë ‘Rama 3’ vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbim, Milva Ekonomi në fjalën e saj në Kuvend foli për sukseset e qeverisë në transformimin digjital.

02:40
Kumbaro: Natyra dhe mjedisi nuk ka kontratë me të majtë apo të djathtë, është përgjegjësi e të gjithëve

Debatet dhe diskutimet për programin e qeverisë ‘Rama 3’ vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi shpalosi programin e ministrisë së saj për pastrimin e mjedisit, natyrës dhe zhvillim e turizmit.

02:24
Berisha: Basha duhet të ikte/ Ish-Kryeministri nis takimet në bazë në fushatë kundër kryetarit të PD

Sali Berisha nisi turin e takimeve në bazë për të mbledhur 1500 firma të delegatëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin për të venë në lëvizje Kuvendin Kombëtar, forumin më të lartë vendimmarrës me qëllim realizimin e një Referendumi për çështjen e përjashtimit te tij.

01:59
Debat për programin e qeverisë/ Rama dhe Basha përballen në sallën e Kuvendit

Kuvendit të Shqipërisë, iu rikthyen debatet mes opozitës dhe shumicës madje edhe bllokimi foltores të parlamentit përpara përballjes së munguar dy vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kreu grupit parlamentar demokrat Alfred Rrushaj tha se zoti Basha nuk mund ta merrte fjalën pa prezencën e Ramës në sallë.

01:40
Kryemadhi: Koha që të mos bëhet politikë në televizion, por të mbahen premtimet për qytetarët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim foli në Kuvend ku komentoi programin e qeverisë “Rama 3”, duke e quajtur atë të njëjtë me programin e qeverisë në 2013 dhe 2017. Kryemadhi shtoi se Shqipëria komandohet nga disa oligarkë që trokasin në mëngjes në derën e kryeministrit dhe në darkë ndajnë pasuritë e shqiptarëve.

01:11
Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, ata janë shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtare

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim foli në Kuvend ku nuk la pa përshëndetur 12 gratë janë ministre të qeverisë. Kryemadhi tha se ministret nuk duhet të jetë kukulla që firmosin.

00:58
Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria e Kosova fitojnë terren

Shtatori pozitiv i Kombëtares Kuqezi reflektohet edhe në renditjen botërore të FIFA-s. Shqipëria ngjit 3 shkallë në përditësimin e fundit të klasifikimit global, duke u renditur në vendin e 66-të nga i 69-ti ku ndodhej një muaj më parë. Rezultat pa dyshim i fitoreve 5-0 ndaj San Marinos dhe sidomos i suksesit 1-0 ndaj Hungarisë, me një shkallë më të lartë vlerësimi sa i përket koeficienteve të FIFA-s.

00:44
Kahn: Goretzka dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit

Ndonëse negociatat zgjatën plot 11 muaj, Bayerni i Mynihut ia doli të “blindojë” mesfushorin Leon Goretzka, i cili firmosi tashmë një kontratë të re 5-vjeçare, që do ta mbajë në Bavari deri në verën e 2026-ës.

00:33
Te PSG në ankth për gjendjen e Kylian Mbappesë

Te Paris Saint Germain janë shumë të shqetësuar për Kylian Mbappenë. Përtej rezultatit zhgënjyes në fushën e Club Brugge, ku as tredhëmbëshi Messi-Neymar-Mbappe nuk mundi të bënte diferencën, me sfidën që u mbyll 1-1, dëmtimi i 22-vjeçarit ka shkaktuar dhimbje koke në stafin teknik dhe ankth te tifozët.

00:20
“0 tolerancë ndaj korrupsionit”, Usli Manja u përgjigjet akuzave të opozitës dhe shpalos programin e drejtësisë

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja foli në foltoren e Kuvendit ku ju përgjigj akuza të bëra ndaj tij nga opozita. Manja iu përgjigjet duke thënë se ai do të jetë shërbëtor i drejtësisë, jo ai lloj ministri që liron të dënuarit për të kryer masakra zgjedhore, sipas tij si në 2009.

E enjte, 16 Shtator 2021
23:57
Roma e Mourinhos njeh vetëm fitore, Pellegrini konfirmohet “bomber”

Aventura e Jose Mourinhos në pankinën e Romës ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi verdhekqutë kanë fituar të 6 ndeshjet zyrtare të luajtura që prej fillimit të sezonit dhe suksesin më të fundit e kanë regjistruar në Conference League përballë bullgarëve të CSKA-së së Sofies.

23:46
Osimhen i jep një pikë Napolit, VAR-i ndal festën e Mërgim Berishës

Një nga sfidat më spektakolare të mbrëmjes në Europa League, ishte padyshim ajo e “King Power Stadium” mes Leicesterit dhe Napolit, që prodhoi plot 4 gola, por asnjë fitues, pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë falë barazimit 2-2.

23:35
“Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi dhe dështimi më i madh”, Vokshi sulmon Ramën dhe Manastirliun për shëndetësinë

Vazhdojnë debatet në Kuvend për programin e qeverisjes që shpalosi kryeministri Edi Rama. Deputetët e PD e kundërshtuan të gjithë këtë program. Deputetja Albana Vokshi u ndal te shëndetësia ku hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu.

23:22
Gazmend Bardhi zbulon në Open: Ja pasojat që do kishim nëse nuk do largonim Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha në emisionin OPEN në Top Channel, se largimi i Sali Berishës nga PD ishte vendimi më i mirë për partinë.

22:43
“Ka nga ata që thonë se PD ka mbaruar”/ Salianji: Kot keni iluzione, është partia më e suksesshme e tranzicionit

Deputeti demokrat Ervin Salianji iu përgjigj sot kritikave se Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj.

22:36
Braçe bën opozitë me shifra: Taksoni pasanikët, po fshehin fitimet

Deputeti i qarkut të Fierit, Erion Braçe përmes fjalës së tij në Kuvend ka bërë thirrje që të taksohen të pasurit.

22:15
Ndryshime në certifikatën e vaksinimit, ja çfarë duhet të bëni

Nëse keni shkarkuar certifikatën e vaksinimit para datën 15 shtator nuk është më e vlefshme.

21:39
Ministri i Karaibeve refuzon pretendimet e këngëtares amerikane për ‘enjtje testikujsh’ nga injeksioni (fotot)

Terrence Deyalsingh, ministri i shëndetësisë së shtetit të Karaibeve, Trinidad e Tobago, ka refuzuar sot pretendimet e këngëtares amerikane Nicki Minaj që tha dy ditë më parë se një miku i saj atje kishte mbetur impotent pas marrjes së vaksinës Covid-19.

21:39
Ministri Çuçi në Kuvend: Transformimi i policisë përmes digjitalizimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë seancës për votimin e qeverisë së Re ditën e sotme tha se policia do të transformohet dhe në plan është procesi i digjitalizimit.

21:38
Banorët po djegin pyjet! Aktivizohen disa vatra zjarri në Lezhë

Disa vatra të reja zjarri janë përhapur gjatë pasdites së sotme në zonën midis Kallmetit si edhe Kolshit në Lezhë.

21:25
Open/ Bardhi: Basha e mbrojti Berishën te amerikanët, por s’kishte rrugë tjetër. Do cënoheshin në mënyrë të parikuperueshme interesat e demokratëve

Gazmend Bardhi sekretar i përgjithshëm i PD i ftuar në Open, komentoi për herë të parë vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.

21:20
Prokurori milioner amerikan komploton ndaj vetes me vrasës me pagesë, për sigurimin e të birit (fotot)

Alex Murdaugh, prokurori milioner i Karolinës së Jugut në SHBA, është akuzuar sot nga policia për tentativën e dështuar të vrasjes së vetes me anë të një vrasësi me pagesë, që djali i tij në jetë të përfitonte sigurimin e jetes prej 10 milionë dollarë.

21:14
Aksion ‘blitz’ për goditjen e lojërave të fatit, policia zbarkon në Vlorë

Policia dhe FSHN po kryejnë një aksion ‘blitz’ Vlorë për identifikimin e personave që ushtrojnë funksionin e lojërave të paligjshme të fatit.

20:37
Ftesë në 5/ Argjira “lë kokën” për vjehrrën: Sherr me Gracianon për mua!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar blogerja dhe moderatorja e njohur Argjira Spanca.

20:33
Projekti i qeverisë Rama, Duma: Kushton më shumë kartoni se mendimi strategjik në të

Grida Duma ka ironizuar projektin e qeverisë “Rama 3”.

20:31
Kosovë, nis fushata elektorale/ Takime të vogla dhe fushatë nëpërmjet medieve sociale

16 shtatori shënon hapjen e fushatës zgjedhore lokale për zgjedhjet e 17 tetorit, e autoritet ende nuk kanë marrë vendim mbi zhvillimin e saj.

20:30
2 viktima nga zjarri në ‘Asim Zenel’, zjarrfikësja nuk shkoi në kohë!

Zjarret që pushtuan vendin në muajin gusht, treguan edhe njëherë sesa në vështirësi është shërbimi zjarrfikës në Shqipëri.

20:27
Manastirliu në Kuvend: Modeli i Autonomisë Spitalore, kryefjala e reformës në shëndetësi

Gjatë prezantimit të programit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ministrja Manastirliu tha: “Do të sigurojmë vaksinat anticovid për të gjithë popullatën e targetuar”.

20:06
Fuoristrada përplaset me motorin në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë 60-vjeçare

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Dajçit.

19:58
Kolumbia dislokon ushtrinë në kryeqytet pas valës së dhunës e grabitjeve (fotot)

Qindra ushtarë patrullonin sot rrugët e kryeqytetit kolumbian Bogota, për të ndaluar valën e grabitjeve dhe dhunës në qytetin me tetë milionë banorë.

19:50
“Spastroi ata që punuan me mua”/ Si do e largojë Bashën? Berisha: Do mblidhen firmat e 1500 delegatëve dhe…

Sali Berisha ka treguar se si do të vijojë aksioni i tij gjatë takimit të zhvilluar sot me demokratët,.

19:49
Programi i qeverisë, “votojnë” qytetarët/ Pak besim për “rritjen domethënëse të pensioneve”

Programi qeverisës i kabinetit “Rama 3” do të gjejë zbatim në fund të fundit tek njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Por çfarë mendojnë këta të fundit dhe sa e besojnë programin që bazohet në 5 shtylla.

19:42
Ndezi shkrepësen për të ndezur sobën por shpërtheu bombolën, 3 të plagosur në Durrës

Shpërthimi i një bombole gazi mbrëmjen e sotme ka lënë të plagosur tre persona në Durrës.

19:29
Xhaçka prezanton në Kuvend programin për politikën e jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka prezanton në Kuvend programin për politikën e jashtme.

19:27
“Jemi të vetëdijshëm për gabimet tona”/ Spiropali: Epokë e re për Shqipërinë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pranoi se Partia Socialiste ka gabimet e saj.

19:25
Basha: Në betejën mes të shkuarës dhe të ardhmes PD ka zgjedhur aleancën me qytetarët, ndërsa Rama krimin dhe klientët e tij

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se në betejën mes të shkuarës dhe të ardhmes PD ka zgjedhur aleancën me qytetarët, ndërsa Rama është bërë palë me krimin dhe po ndihmon klientët e tij.

19:20
“Kjo rrugë s’ka kthim”, Berisha: Basha e mori vendimin sepse ka frikë për karrigen. Një i huaj s’mund të thotë shkelmo statutin

Ish-kryeministri Sali Berisha, hodhi poshtë fjalët se ai ka drejtuar prapa kuintave PD-në.

19:16
Basha: Në Parlament dhe jashtë tij do jemi gardianët e interesit publik

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se anëtaret e PD –së do të jenë gardianët e interesit publik në vend.

19:11
Basha mbështet Procesin e Berlinit: Shqipëria ka detyrën të mbështesë Kosovën

Kreu demokratik, Lulzim Basha ka shprehur mbështetje ndaj Procesit të Berlinit duke theksuar se Shqipëria ka detyrën të mbështesë Kosovën.

19:09
Basha: Raporti i OSBE/ODIHR gur varri mbi zgjedhjet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka quajtur një dështim zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese doli PS.

19:09
Cristiano Ronaldo largohet nga vila super luksoze që i siguroi “Manchester United” për një arsye të vetme!

Dy javë më parë, Cristiano Ronaldo firmosi kontratën me “Manchester United”, duke u rikthyer kështu në “shtëpinë e tij të vjetër”.

19:08
“Autopsia e kufomës së qeverisë”/Basha: Qeveria më e korruptuar në Ballkan, merrni borxh për të larë borxhet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, qeverinë Rama e ka konsideruar më të korruptuarën në Ballkan.

19:07
“Do tu zinte derën socialistëve”/ Berisha zbulon skemën: Mund të kishte viktima, Basha thoshte se vendimet i merrja unë

Sali Berisha deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017 ku sipas tij ai humbi zgjedhjet.

19:02
Ftesë në 5/ Gerta Heta rikthehet mes lotësh “në shtëpi”: Do të jem prezantuesja e Hipokratit!

Gerta Heta ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi se shumë shpejt do të jetë sërish pjesë e “Top Channel” si moderatore e programit “Hipokrati”.

18:57
Korea e Veriut instalon sistemin raketor hekurudhor, në shfaqjen më të fundit të forcës nga Kim Yong Un (fotot)

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka testuar sot sistemin më të fundit të lëshimeve raketore, kësaj radhe të instaluar në një tren.

18:50
“Ishte e vështirë në ktheheshim në parlament”/ Tabaku: Sot, shqiptarët janë më të varfër se kurrë!

Deputetja Jorida Tabaku e konsideron të vështirë rikthimin e Partisë Demokratike në parlament, pasi sipas saj duhet të ndajnë të njëjtën sallë me persona të inkriminuar.

18:42
“Ishte thikë pas shpine”/ Vendimi për përjashtimin, Berisha: Basha duhet ta kishte dhënë dy herë dorëheqjen, PD në gjendjen më kritike!

I përjashtuar nga Basha, Sali Berisha ka nisur një tur takimesh, për të risjellë siç thotë ai PD e dikurshme dhe për të larguar Lulzim Bashën.

18:36
Basha merr fjalën në Kuvend: Demokracia ka vdekur! Ekzekutori është Rama

Kreu i PD-së, Luzlim Basha më në fund pas 2 orësh debat e tension ka pranuar të flasë në foltoren e Kuvendit.

18:35
OKB në alarm: Do të vijë më e keqja për klimën, pasoja katastrofike!

Pa e fshehur shqetësimin, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i kërkoi vendeve te nisin menjëherë reduktimin e shpejtë e në shkallë të gjerë të emetimit të gazrave shkaktare të efektit serë.

18:24
“Sot ditë e zezë”/ Berisha: Kjo është përpjekja më e madhe për një PD më të fortë

Në mbledhjen e parë me demokratët, Sali Berisha tha se kjo është përpjekja më e rëndësishme për një PD më të bashkuar.

18:16
Seancë e tensionuar në Kuvend/Alibeaj bllokoi foltoren!“Mos abuzoni” përplasje Rama-Basha: Kryeministri ekzekutoi demokracinë

Seanca e tretë e kuvendit që po mbahet ditën e sotme ka qenë e tensionuar nga të gjitha palët. Fillimisht arsyeja ishte kërkesa e opozitës që kryeministri Edi Rama të ishte prezent në orën 17:00.

18:16
Vendimi ndaj Berishës, Amb. Kim: Ata që habiten nuk janë të sinqertë. Uashingtoni nuk merret me…

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë. Zonja Kim shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Duke folur për Qeverinë e re, ambasadorja amerikane thotë se stili “si zakonisht,” pra një ecuri në nivel mesatar nuk mjafton dhe se ajo ka “barrën” që të dëshmojë dhe në fakt të ndërmarrë hapa që pastrojnë korrupsionin në vend

18:09
‘Jo kështu mes aleatëve’/ Franca thotë se SHBA e Britania i prishën marrëveshjen e nëndetëseve me Australinë (fotot)

Ministri i jashtëm i Francës foli sot për “zemërim” e “hidhërim” duke kritikuar Britaninë e Shtetet e Bashkuara, të cilat njoftuan akordin e ndërtimit të nëndetëseve bërthamore për Australinë, duke zhbërë një marrëveshje 40 miliardë dollarë të nenshkruar me Parisin.

18:07
Kuvendi në seancë/ Berisha nis turin e takimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur turin e takimeve me demokratët.

18:00
Franca acarohet nga pakti trepalësh anti-Kinës: Na goditët pas shpine!

Kina nuk ishte e vetmja që u zemërua nga pakti SHBA- Britani- Australi, nga i cili kjo e fundit do të dalë me nëndetëse bërthamore dhe Londra e Washingtoni, me kontrata 65 miliardë dollarëshe.

17:50
Shpallja “non grata” e Berishës/ Yuri Kim: Ata që thonë se janë të habitur, s’po tregohen të sinqertë

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim komenton në një intervistë për Zërin e Amerikës, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, pas vendimit të kryetarit demokrat Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit palamentar ish-drejtuesin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

17:40
Ahmetaj në Kuvend: Shqipëria 20-30, një vend me rritje ekonomike të qëndrueshme

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për programin e qeverisë në mandatin e 3 në senacën e tretë plenare në Kuvend.

17:39
Pamje të rralla të kafshëve amfibe e invertebrore që shkëlqejnë në errësirë (fotot)

Imazhe të mrekullueshme, të papublikuara ndonjëherë të zvarranikëve, amfibëve apo kafshëve invertebrore që shkëlqejnë në errësirë, janë shpërndarë nga kopshti zoologjik i Chester në Britani, duke shfaqur cilësitë impresionuese të krijesave në mungese te ndricimit.

17:33
Emocione dhe kujtime të bukura, Ermal Meta flet në konferencën për shtyp, një ditë para koncertit të madh që do të mbajë në “Air Albania Stadium”

Fituesi i Sanremos në vitin 2018, këngëtari shqiptar Ermal Meta do të jetë nesër në stadiumin Air Albania, në koncertin ku mund të marrin pjesë të gjithë.

17:33
“Diskutime të frytshme me Varhelyi”, Xhaçka: Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm prioritetet e përbashkëta

Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka ka biseduar ditën e sotme me Komisionerin Varhelyi.

17:25
Seanca e 3-të në Kuvend plot tensione/ PD kërkon me ngulm prezencën e kryeministrit! Alibeaj bllokon foltoren

Seanca e tretë e kuvendit që po mbahet ditën e sotme ka nisur plot tensione. Arsyeja është kërkesa e opozitës që kryeministri Edi Rama të jetë prezent.

17:20
Enkelejd Alibeaj bllokon foltoren, pezullohet sërish seanca

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj refuzoi të largohet nga foltorja , ndërsa kjo bëri që kryetarja e Kuvendit të pezullonte sërish seancën.

17:16
Komentoi negativisht vaksinën kundër Covid-19, Nicki Minaj e ftojnë në Shtëpinë e Bardhë

Një status në Twitter kundër vaksinës së Covid-19 nga reperja e famshme Nicki Minaj pak ditë më parë u bë virale në rrjetin social. Artistja shkruante se një mik i kushëririt të saj u bë impotent për shkak se u vaksinua e madje anuloi edhe dasmën.

17:11
PD s’ndryshon qëndrim, kërkojnë sërish Ramën, Balla: Mos lexoni mbrapsht rregulloren

Pushimi në nisje të seancës së tretë nuk ka sjellë një ndryshim në qëndrimin e opozitës në sallë. Ata kanë ardhur sërish por nuk kanë pranuar që të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

17:03
Donald Trump thotë se SHBA nuk do të ekzistojë për tre vjet, së shpejti njoftimi i kandidimit (fotot)

Ish-presidenti i SHBA, i cili vazhdon të mbajë në tension mbështetësit e tij për rikthimin e mundshëm në garën e kandidimit, ka bërë një tjetër pretendim të çuditshëm për gjendjen e SHBA.

16:58
Shpallet tenderi për vazhdimin e rrugës Porto Romano

Tenderi për vijimin e  rrugës Porto Romano është shpallur ditën e sotme.

16:53
“Mos m’i prek rrobat”! Gratë afgane në botë protestojnë kundër burkës dhe tregojnë veshjet tradicionale të Afganistanit

Gratë afgane në botë janë bërë pjesë e një fushate në rrjetet sociale, kundër kodit të ri të veshjes të imponuar nga talebanët për studentet në Afganistan.

16:45
6 të vdekur në 24 orë nga COVID/ 942 raste të reja nga 5723 testime! 206 pacientë në spitale

6 qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në vendin tonë në 24 orët e fundit.

16:35
Shpëtohet majmuni më i trishtë i botës që humbi të gjithë qimet nga stresi i zinxhirëve (fotot)

Ai qe njihet si urangutangu më i trishtë në botë, ka kaluar katër vjet i lidhur me zinxhirë që kur u mor kur ishte i vogël nga nëna e tij e vdekur.

16:26
Franca pezullon mijëra punonjës shëndetësorë të pavaksinuar

Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.

16:18
Seanca e 3-të plenare në Kuvend/ Balla: Seanca nis edhe pa Ramën! S’marr përsipër të edukoj askënd!

Seanca e tretë plenare në Kuvend ka nisur me tension të lartë mes kreut të PD-, së Lulzim Basha dhe socialistit Taulant Balla.

16:16
“Lajmëroni kryeministrin të vijë”/ Rama s’është i pranishëm në seancë, Basha refuzon të flasë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar kohën e tij për të folur në Kuvend, pasi kryeministri Edi Rama mungon në parlament.

15:51
Humbi dje kontaktet me kapitenerinë e Vlorës, gjendet sot rreth 15 milje larg Sazanit peshkarexha “Shën Nikola”

Peshkarexha “Shën Nikola” me dy peshkatarë në bord ka humbur kontaktet me kapitanerinë e portit të Vlorës, prej mbrëmjes së djeshme.

15:50
Rusia nxjerr në manovrat me Bjellorusinë sulmuesin amfib më të madh në botë (fotot)

Një mjet i ri gjigant zbarkimi me helika shtytese dhe jastëk ajri është shfaqur dje nga Ushtria ruse në manovrat me Bjellorusinë në Kalingrad.

15:46
14 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 14 viktima si pasojë e pandemisë koronavirus.

15:35
24 orë i zhdukur nëntokë. Asnjë shenjë nga minatori që mbeti në galeritë e Bulqizës

Në galerinë e një kompanie të vogël private që merret me nxjerrjen e kromit në Bulqizë, ka ndodhur një aksident. Shembja e galerisë ka bërë që një minator 60 vjeçar të mbetet brenda prej dy ditësh.

15:34
Nis sot Europa League, në fushë zbresin edhe futbollistë shqiptarë

Kalendari i futbollit evropian i kësaj të enjteje do të jetë shumë i ngjeshur teksa përveç ndeshjeve të Condference League do të luhen edhe ato të Europa League.

15:33
Kurti “aleancë” me Shkupin: 11 marrëveshje/ Zaev: Mbështetje pa rezervë!

Në mbledhjen e parë të qeverive aktuale të të dy vendeve, ekzekutivit maqedonas e ai kosovar firmosën 11 marrëveshje bashkëpunimi. Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti u prit me nderime të larta shtetërore në kryeqytetin maqedonas.