Digjet kati i tretë i një banese në Lezhë, zonja e shtëpisë: Kërkojmë ndihmë nga shteti për ta rindërtuar

12/01/2022 17:10

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Grash të Lezhës, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës duke u përhapur më tej.

Familjarët arritën të dalin nga banesa në kohë, ndërsa zonja e shtëpisë teksa tregon ngjarjen u shpreh para kamerave se nuk e dijnë nga se ra zjarri por fatmirësisht nuk u lënduan.

“Ne kemi qenë brenda, unë isha më fëmijët e djalit, djali me nusen shkuan po pushojmë dy minuta. Unë u çova kot dhe dal te shkallët, vjen djali i kunatit ka shpinë më lart nesh. Unë se dija ça ka ndodh në shtëpinë time, vjen edhe tjetri pas atij me vrap edhe i thërriste djalit se ishte në kat të dytë ky me nusen. Këta çohen me vrap, shohim tymin jashtë, lajmëroi nusja zjarrfikësen. S’kam asnjë dyshim pse ka rënë zjarri! Unë kërkoj ndihmë kush mundet me më ndihmu!”, tha e moshuara.

Ndërkohë që nusja e shtëpisë i bëjnë thirrje shtetit që t’i ndihmojë për ta rindërtuar katin e tretë të shtëpisë, pasi janë në qiell të hapur.

“Dëm shumë i madh është për ne se e kemi bërë me djersë s’na i ka fal kush. Është në qiell të hapur kati tretë, me ra shi hyn i gjithi brenda. Ne kërkojmë ndihmë prej shtetit me e ndërtua edhe një herë. S’dim asgjë dhe ka ardhur kushëriri, s’kam ditë gjë hiç ja siç kam qenë me krahë të shkurtra. Lajmëruam menjëherë zjarrfikësja kur e lajmëruam. Akoma s’më kanë ikur të dridhurat, burri nga kati i tretë me zorrë, se si ka dalë me këmbët e veta një zot e di”, u shpreh nusja e shtëpisë.

Top Channel