Parashikimi i motit/ Dita më e ftohtë e javës, temperaturat zbresin në -7 gradë

13/01/2022 07:40

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje. Masat polare do të ndjehen më shumë duke bërë që dita e sotme të jetë dita më e ftohtë e javës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 01°C në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 03°C në 10°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -13°C në -4°C dhe në zonat e ulëta nga -10°C në -2°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel