Top Story/Konflikti i interesit, Allajbeu i Spitalit Amerikan aleancë në tendera me kompaninë që paguan me rroge 29 mln lekë nënën e ish-drejtoreshës

12/01/2022 23:29

Le të ndalemi në disa raste konkrete që nxjerrin zbuluar një fenomen masiv. Nëna e një ish drejtoreshe të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton e punësuar në një kompani që mbikqyrte vajza e saj. Kompania e paguan nënën e ish drejtoreshës 29 milionë lekë në muaj.

Fjala është për ish drejtoreshën e farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë Shpresa Bello. Ajo u emërua drejtore e komanduar në Ministri në vitin 2014. Skandali I parë që e shoqëroi Shpresa Bellon ishte arsimimi I saj. Ajo ishte diplomuar në Universitetin Kristal por nuk kishte mundur të merrte provimin e shtetit duke ngelur dy herë në testim. Një herë në vitin 2012 dhe një herë në vitin 2013.

Emërimi i saj u bë në bazë të lidhjeve që kishte babai i saj Pajtim Bello. Ai njihet si ish zvendës ministër i energjetikës në disa kabinte të majta. Në vitin 2013, ai me urdhër të ministrit Arben Ahmetaj u ndryshua Përbërja e Këshillit Mbikqyrës të Opertorit të Shpërndarjes së Energjisë. Lëvizja ishte favorizim për Bellon që u emërua kryetar i këshillit mbikqyrës. Duke përdorur lidhjet Bello punëson tre vajzat e tij në pozicione të rëndësishme në Ministri.

Vajza e vogël e tij Shpresa Bello do të komandohej drejtoreshë e Farmaceutikës. Me marrjen e këtij pozicioni do të nisnin edhe fitimet marramendëse të familjes Bello. Drejtoresha e Farmaceutikës në Ministri, ishte pjesë e grupit të punës për dhënien e koncesionit të laboratorëve. Një koncesion mjaft i kritikuar pasi I hoqi cdo të drejtë shtetit dhe ja kaloi privatit. Por, me pubikimin e listës së pagave, ky koncesion zbulon një histori të pastër konflikti interesi dhe përfitimi duke shfrytëuar detyrën.

Fitues i konçesionit ishte një konsorcium i përbërë nga kompanitë “Exalab”, “Labopharma” dhe “AB Laboratory Solutions B.V.” Dy të fundit janë kompani në pronësi të biznesmenit Janis Karathanos i cili zotëron 75 % të konçesionit të laboratorëve. Aksionet e këtyre dy kompanive në vetvete kontrollohen si përfitues fundor nga kompania tjetër “Pegasus”. Këtu hyjnë në lojë interesat e ish-drejtoreshës Bello. Në kompaninë Pegasus rezulton se ka qenë administratore Nazife Bello, nëna e drejtoreshës së atëhershme të farmaceutikës në Ministri, Shpresa Bello. Referuar listpagesës së muajit Prill e cila u bë publike, Bello figuronte analiste menaxhimi dhe paguhej me plot 29 milionë lekë në muaj.

Ajo e ëprfiton këtë pagë të majmë nga kompania konçesionare edhe pasi e bija është alrguar nga detyra. Pra, kjo të çon tek dyshimi i një pakti të shtrirë në kohë si shpërblim për favorizimin në dhënien e kntraës konçesionare me vlerë mbi 100 milionë dollarë. Pegasus Med dhe Evita shpk kanë fituar tre tendera të “majmë” në bashkëpunim me njëra tjetrën sa ju përket kiteve dhe ragentëve. Në shtator të 2020 ky bashkim operatorësh u shpall fitues për blerjen e kiteve dhe ragentëve që mundësojnë testimin me metodën NAT, për vlerën e 77,7 milionë lekë. Vlera e kontratës ishte sa 99% e fondit limit, ndërkohë që nuk kishte konkurrentë të tjerë në garë.

Favorizimet nuk mbarojnë me kaq. Në vitin 2021 bashkimi i këtyre operatorëve është shpallur fitues në të njëjtën ditë për dy tendera për blerjen e kiteve dhe ragentëve. Njëri ishte në vlerën e mbi 48 milionë lekë, ku nuk ishte i përcaktuar fondi limit. Të vetmit pjesëmarrës në garë kanë qënë kompanitë Evita dhe Pagasus. Ndërsa tenderi i dytë u fitua për të gjithë vlerën e fondit limit të vendosur. Sërish pjesëmarrëse rezultonin vetëm këto dy shoqëri që u futën në procedurë të bashkuara.

Fijet e kompanisë “Evita” e identifikuar si bashkëpunëtore me kompaninë ku merr pagë 29 milion lekë nëna e ish-drejtoreshës të çojnë drejt një prej biznesmenëve që ka në proënsi disa spitale private. Evita shpk dyshohet se është shoqëri në hije e spitalit Amerikan. Fillimisht kompania ishte në pronësi të Majlinda Fetiut, e cila është vajza e xhaxhait të Klodjan Allajbeut, administrator dhe pronari i spitalit Amerikan. Më pas kjo shoqëri u shit te Ertel Kërçuku dhe subjekti “Arimo”, një kompani Holandeze.

Top Channel