Ftesë në 5/ Ora e gjuhës shqipe drejtpërdrejtë në studio. Bieta dhe të ftuarit shkruajnë në tabelë

12/01/2022 19:04

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për gjithë gabimet dhe shtrembërimet që i bëhen gjuhës shqipe.

Pjesë e diskutimit ishin profesoresha të gjuhës shqipe, gazetarë, shkrimtarë e figura të tjera publike.

Secili prej tyre zgjodhi të shkruante në tabelë dy fjalët që “ua vrasin” më shumë veshin pasi shqiptohen, shkruhen dhe përdoren në formë jo të saktë.

Nga “pamvarësisht” tek “ e mbrekullueshme”, edhe vetë Bieta shkroi dy fjalë që i dëgjon shpesh të thuhen në formë të gabuar.

Top Channel