‘Eshtë e rreme’, Reperi Drake mohon se është babai i fëmijës që pret ish-e dashura e tij Kecia Sande

07/10/2026 11:29

Drake ka mohuar zërat se do të bëhet sërish baba, pasi ish-e dashura e tij, Kecia Sande, njoftoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Një përfaqësues i reperit kanadez, 39 vjeç, i ka hedhur poshtë raportimet, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Është e rreme”, tha përfaqësuesi i Drake për “People” të martën, më 6 tetor.

Thashethemet nisën pasi Sande bëri të ditur në rrjetet sociale se është në pritje të një djali. Këngëtarja është shtatë muajshe shtatzënë, por nuk ka zbuluar identitetin e babait të fëmijës.

Në një intervistë për “Hello! Canada”, Sande foli për partnerin e saj, duke e përshkruar si “shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ”. Ajo tha se do të dëshironte që djali i saj të kishte “lëvizjet dhe stilin e tij”.

Sande dhe Drake kanë qenë në një lidhje në të kaluarën. Ajo është konsideruar edhe si frymëzimi pas vargut “Kiki, a më do?” në këngën e vitit 2018, “In My Feelings”.

Në vitin 2022, Drake e prezantoi Sande në skenën e festivalit OVO Fest, duke e cilësuar atë si “e dashura e tij e parë”.

Drake është tashmë baba i një djali 8-vjeçar, Anthony Graham, të cilin e ka me artisten franceze Sophie Brussaux. Reperi konfirmoi publikisht se kishte një fëmijë përmes këngës “March 14”, të publikuar në vitin 2018.

Top Channel