Mësuesi pensionist hap një muze, me objekte që përfaqësojnë veriun e Shqipërisë

12/01/2022 19:33

Në fshatin Plezhe, të bashkisë se Vau Dejesit, mësuesi i dale në pension Ndoc Shaben ka krijuar vete një muze të rralle.

Janë mijëra objekte që përfaqësojnë identitetin e familjeve në veri të Shqipërisë. Enë të vjetra shtëpiake, armë mbi 200 vjecare, radio dhe gramafonë, djepe fëmijësh, aparate fotografikë dhe kryesorja janë veshjet tradicionale të zonave të ndryshme.

Ndoci ka edhe një dëshirë që muzeu i tij, që mbart vlera historike e kulturore, të ringrihet e te sistemohet në funksion të turizmit.

Top Channel