Prillin e viti të kaluar gjimnazi Sami Frashëri u shemb për të nisur rindërtimin me kapacitete të shtuara.

Marsida Muho, maturante e këtij gjimnazi prej dy vitesh nuk ka mundur që mësimin ta zhvillojë në shkollën e saj.

Marsida Muho, maturante: Më vjen keq që pjesë e Samiut jemi vetëm si komunitet por jo me godinën. Uniforma, shoqëria, mësuesit më lidhnin me Samiun.

Ndër vështirësitë që ka hasur është edhe largësia nga gjimnazi Cajupi, aty ku mësimin e nis në drek dhe e përfundon pasdite.

“Viti i pare ishte i vështire, nuk e dinim përsa kohë do rindërtohej. Samiun e kisha 7 minuta larg kurse Cajupin dyfishin e kohës, por ka dhe nxënës që e kanë më larg. Mësimin e nis në 1:30 dhe përfundon në 18:15”.

Marsida shpreson që të arrijë të përjetojë mësimin në godinën e re të Sami Frashërit që pritet të përfundojë në muajin mars.

Ilda Qazimllari: Sami Frashëri pritet të përfundojë bashkë me mobilimin në muajin Mars pastaj procedojmë me ZVA nëse do të nisë mësimi për semestrin e dytë apo do të vazhdojë në shtator.

Por në proces ndërtimi ka edhe institucione të tjera arsimore që do jenë gati për vitin e ardhshëm shkollor.

“Janë 4 shkolla që janë në kantier, i pesti është Sani Frashëri. Të gjitha shkollat e tjera që janë në proces pritet të përfundojnë për vitin e ri shkollor”.

Godina e re e Sami Frashërit do të ketë kapacitet për 1500 nxënës, 49 klasa,8 laboratorë, bibliotekë, palestra dhe fusha të jashtme sportive.

Top Channel