Rudina Xhunga në Top Talk: Berisha tronditi politikën, por cikli i tij ka mbaruar

12/01/2022 17:46

Gazetarja dhe moderatorja Rudina Xhunga ka folur për protestën e 8 janarit duke thënë se Sali Berisha solli një shkundje pasi kishte shkretëtirë politike në vend, por bëri gabim me masën.

Në emisionin “Top Talk”, u shpreh se cikli i Berishës ka përfunduar ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për opozitë.

Dyrnjaja: Parimet e Bashës janë që do të çbëjmë masakrën zgjedhore të Edi Ramës që ndërkohë për ironi është që ambasada amerikane i njeh zgjedhje dhe nuk i cilëson si masakër zgjedhore. Lufta jonë thotë është me Edi Ramën. Parimi është që jemi opozita e fortë për të bërë opozitë me Ramën. Ndërkohë që Berisha thotë duhet të kthejmë pluralizmin në Shqipëri, mocionet e konservatorizmit, duhet të kthejmë referendumin, të hapim partinë. Janë mocione që kur i dëgjon të pëlqejnë që të ndodhin.

Rudina Xhunga: Lëvizja e Berishës më ka krijuar një shkundje. Kishte një shkretëtirë politike në vend. Ne nuk mund të themi që Basha merr rrogën tek Rama, por opozita përballë Ramës ishte e pazëshme dhe zëri që i dha Berisha, patjetër krijoi një shkundje në jetën politike, por si gjithmonë Berisha gabon me masën.  Kjo nuk ishte zëri që kërkoi. Berisha nuk e njeh përmbajtjen. Ky vend ka nevojë për opozitë. Basha nuk e di të ardhmen politike.

Pas protestës, kryesia e Partisë Demokratike ka reaguar me dorë të hekurt ndaj ngjarjeve të 8 janarit, kur selia e saj u sulmua nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shkatërruar dhunshëm një pjesë të mjediseve të saj. Në mbledhjen e të hënës që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, Kryesia vendosi që ish-kryetari i Partisë Demokratike, njeriu që ishte ndër themeluesit e saj dhe që e drejtoi këtë forcë politike deri në vitin 2013, Sali Berisha, nuk do të jetë më as anëtar i PD-së.

Top Channel