Digjet një makinë në qendër të qytetit te Fierit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Mjeti tip Fiat Punto dyshohet të ketë marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Defekti është konstatuar nga drejtuesi teksa mjeti ishte në lëvizje. Për fat të mirë nuk ka patur dëme ne njerëz.

Top Channel