Dy drejtues automjetesh janë vënë nën prangat e policisë në Vlorë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Kështu, janë arrestuar shtetasit: O. H., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale; K. B., 64 vjeç, banues në fshatin Vezhdanisht, Vlorë, pasi u konstatua në rrugën “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

O. H., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale;

K. B., 64 vjeç, banues në fshatin Vezhdanisht, Vlorë, pasi u konstatua në rrugën “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Top Channel