E mërkurë, 07 Prill 2021
17:42
SHBA, shkon në mbi 556 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 556.548, prej të cilëve 927 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

17:41
Kosovë/ Nga data 8 prill nis vaksinimi i personave mbi 85 vjeç

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër koronavirusit i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare, do të fillojë më 8 prill.

17:38
Merrte shuma marramendëse dhe i premtonte njerëzve vizë pune në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet 39-vjeçarja. Shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët

Një 39-vjeçare nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi mashtronte njerëzit se do t’i pajiste me vizë pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe i merrte shuma të konsiderueshme parash.

17:33
Balluku në Top Talk: Greva e kontrollorëve të Aeroportit, grusht shteti. Do ndiqen penalisht

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur në emisionin “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja për bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve të trafikut ajror duke thënë se është grusht shteti dhe kjo çështje do të ndiqet penalisht.

17:33
“I mbyturi të mbyt”, Veliaj reagon për situatën në Rinas me një foto në Twitter: Shqipëria është velur me këta, t’i ndëshkojmë me votë më 25 Prill

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas grevës së kontrollorëve në Rinas, të cilët janë futur në grevë, me pretendimin se nuk janë të aftë të punojnë, pas uljes së rrogës.

17:31
‘Gratë, të mbulohen’/ Kryeministri ‘qejfli’ i Pakistanit fajëson veshjet e femrave për shtimin e përdhunimeve (fotot)

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka shkaktuar polemika së fundmi teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.

17:31
Nuk ndryshojnë masat, Komiteti Teknik i Ekspertëve apel partive politike: Respektoni rregullat antiCovid!

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme masat të vazhdojnë të jenë të pandryshuara. Prof. Mira Rakacolli bëri të ditur njoftimin në mbledhjen e radhës që Komiteti mbajti pasditen e sotme.

17:20
Basha nga Elbasani: 25 prilli do jetë dita e ndryshimit për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhej në qytetin e Elbasanit ditën e sotme dhe është pritur me entuziazmin e zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve.

16:59
Presidentja Vjosa Osmani, takim me Ambasadorin amerikan Kosnett

Presidentja, Dr. Vjosa Osmani, priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.

16:59
Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat kufizuese: Mbeten në fuqi edhe për 2 javët e ardhshme

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ketë asnjë ndryshim sa i përket masave kufizuese për dy javët e ardhshme.

16:54
Filmoi vetë skenën/ Burri rreh të dashurën ‘për spital’ kur e la se ishte i martuar (fotot)

Një burrë që tradhtonte gruan e tij, ka regjistruar rrahjen brutale të së dashurës deri në humbjen e ndjenjave.

16:53
Përfituan shuma të ndryshme monetare nga shqiptarët, prangoset 34-vjecari në kërkim

Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “KAMELEONËT 2”, duke vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim.

16:50
Rama: Sa herë vij në Tepelenë, Tërmeti porosit shi për bereqet. Me Lulin nuk po zgjatem se e keni dhëndër

Dita e sotme e fushatës elektorale e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Tepelenë, ku nuk ka hezituar të thumbojë Bashën dhe Berishën.

16:45
“Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit”/ Rama: Mbase kjo ka qenë arsyeja që shtyu Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit

I pranishëm në Tepelenë, në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rma përmendi investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit.

16:37
Frika nga AstraZeneca/ EMA gjen raste të mpiksjes së gjakut dhe nivele të ulëta të trombociteve të gjakut

Rregullatori europian i Barnave konfirmoi ekzistencën e një lidhjeje të rrallë mes vaksinës së AstraZenecas dhe trombozave të rralla, edhe pse këmbëngul se përfitimet mbeten më të larta se rreziqet.

16:27
Sherr mes të rinjve në Tiranë/ Adoleshenti qëllohet me thikë, policia arreston 2 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në rrugën e “Kavajës”, në kryeqytet.

16:27
“Edhe ne punojmë në frontin e parë”/ Grevë e prostitutave në Brazil për vaksina anti-Covid

Mediat në Brazil raportonin sot se qindra prostituta kanë nisur një grevë dhe protesta duke kërkuar vaksina anti-Covid, pas pretendimeve se “janë punonjëse të linjës së parë, ashtu si dhe infermieret”.

16:14
Kina dhe Gjermania diskutojnë mbi marrëdhëniet bilaterale dhe rajonale

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka biseduar me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, me ç’rast diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale si dhe ato rajonale, theksuan mediat shtetërore kineze.

16:11
Ndjenja e kohës, nga Giuseppe Ungaretti

Giuseppe Ungaretti është një ndër poetët më të mëdhenj italianë të shekullit XX.

16:01
Basha zhvillon takim me të rinjtë e Belshit: Ne do të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë

Në vizitën e tij në qytetin e Belshit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të këtij qyteti.

15:58
Basha, fushatë në Elbasan/ Akuzon Ramën: Në 8 vite ju ka ulur kokën me bandat

Edhe në Peqin, kryedemokratin e priste një automjet me foni te instaluar, e cila i shërbeu Bashës për të përcjellë mesazhin e parë  për simpatizantët  e Partisë Demokratike të cilët e kishin rrethuar.

15:56
Italia në protesta të dhunshme anti-Covid, me ‘shaman’ në stil konspiracionist (fotot)

Një shaman në dukje i grupit konspiracionist amerikan QAnon, iu bashkua dje protestës së dhunshme të pronarëve të restoranteve në kryeqytetin italian Romë.

15:55
Numri i nxënësve u zvogëlua/ Pandemia ngadalësoi rënien e madhe të nxënësve, në të gjitha nivelet

Pjesëmarrja e nxënësve dhe studentëve në ciklet arsimore vjen vit pas viti në rënie.

15:54
“ABC-ja”, rikthehet tek Mësonjtorja/ Në muze rikthehen edhe bankat historike; reagimi pas protestave

Instalacioni i ABC-së dhe bankat e vjetra do të rikthehen në muzeun e arsimit ne Korçë.

15:46
Debatet për sigurinë e vaksinës/ Britani e Madhe, nis përdorimi i vaksinës së Modernas

Frika se vaksina e Astrazenencas mund të shkaktojë trompozë vdekjeprurëse në kokë  është duke u marrë shumë seriozisht ka thënë të mërkurën një nga këshilltarët e qeverisë britanike për vaksinat. 

15:36
Rama, fushatë në Përmet/ “Rikonstruksion të rrugës Ersekë-Leskovik-Përmet”

Kryesocialisti Edi Rama e vijoi fushatën elektorale në Përmet, ku fillimisht ndoqi procesin e vaksinimit.

15:34
“8 mandate në Durrës”/ Kandidatët socialistë tregojnë objektivat për zgjedhjet e 25 prillit

Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit dhe kryebashkiakja Emiriana Sako kanë zhvilluar një takim me gra dhe vajza të njësisë administrative të Sukthit.

15:33
Dita Botërore e Shëndetit, Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Kërrabë: Vaksinim kapilar në gjithë vendin

Në Ditën Botërore të Shëndetit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte ne Qendrën e re Shëndetësore të Kërrabës, në periferi të Tiranës, ku po vijon vaksinimi antiCOVID i të moshurarve, i cili tashmë i shtrirë në mënyre kapilare në të gjithë Shqipërinë.

15:32
Super-tufa e 1000 delfinëve që garojnë kapet në kamera nga turistët e magjepsur (video-fotot)

Një masë gjigande detare prej 1,000 delfinësh është kapur në kamera nga një barkë turistësh në Kaliforni, të cilët dëshmuan eksperiencën mahnitëse që vjen më pak se një herë në jetë.

15:32
Naftë pa taksa për fermerët/ Thirrjes i janë përgjigjur 20,561 fermerë në gjithë vendin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ka vijuar me shpërndarjen e kartave të naftës për fermerët, duke u ndalur ditën e sotme në Gjepalaj të Shijakut.

15:30
Autostrada do të bllokohet për punimet/ Do nisnin sot, shiu shtyn planet, do të riparohen pjesët e dëmtuara

Këtë të mërkurë ishte parashikuar që të niste riparimi i shtresës së asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, ashtu siç Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte njoftuar, por për shkak të motit të keq punimet janë shtyrë.

15:26
Të çliruar nga covid/ Të moshuarit dhe mësuesit e vaksinuar! Më të lirë

Procesi i vaksinimit është shtrirë në gjithë vendin tonë, duke rritur kështu shpresën për rikthimin në realitet.

15:06
Rama akuzon Metën: Sabotim! Presidenti në krah të grevës por kërkon që fluturimi mos ndalet

Kryeministri Rama ka reaguar sot shumë ashpër ndaj bllokimi të fluturimeve ajrore për shkak të grevës së kontrollorëve.

15:03
Kontrollorët ajrorë janë në grevë/ Nuk ka marrëveshje. Balluku kërcënon me ndëshkim penal

Kontrollorët e trafikut ajror, pjesë e Albcontrol, kompania që kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, po protestojnë prej ditës së hënë, ç’ka ka sjellë edhe bllokimin e fluturimeve.

15:03
Kontrollorët bllokuan aeroportin/ Ja fluturimet që u anuluan sot

Një grevë e nisur nga kontrollorët e Alb Chontrol në aeroportin e Rinasit ka bllokuar gjithë aktivitetin e këtij të fundit.

14:58
“Me urdhër partie pengon ardhjen e vaksinave”/ Bledi Mane flet me emra: Vëllai i Jorida Tabakut pas organizimit për bllokimin e punës së aeroportit!

Gazetari Bledi Mane në një status në facebook ka reaguar për grevën e nisur nga punonjësit eAlbcontrol të cilët kanë pezulluar punën sot, duke ndërprerë gjithë aktivitetin në Rinas. Sipas tij ngjarja ka prapavijë politike dhe për këtë ai ka një emër.

14:55
Vrasje për fushatën elektorale?/ Një nga pistat e mundshme ku po hetohet për ekzekutimin e Bardhok Pllanajt

Krahas pistës se vrasja e Bardhok Pllanaj mund të jetë shkaktuar nga përplasja mes grupeve kriminale në qytetin e Shkodrës, prokuroria nuk përjashton edhe pistën se eliminimi i tij mund te kenë ndodhur për shkak të angazhimit të tij në fushatë zgjedhore.

14:54
Nis fushatën nga arkivoli/ Zgjedhja ‘e goditur’ e kandidatit në Meksikë

Një kandidat për zëvendës guvernator në qytetin Juarez në Meksikë, në kufirin me SHBA, nisi fushatën e tij elektorale këtë të martë brenda një arkivoli, për të tërhequr vëmendjet te viktimat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe dhuna e lidhur me krimin e organizuar.

14:35
Rama i kthehet Metës: Lëri dokrrat, je një nga nxitësit! Ta harrosh rrëzimin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta për çështjen e kontrollorëve të aeroportit të cilit kanë pezulluar punën deri nesër.

14:33
Më katastrofiket në dekada/ Nepali përfshihet nga zjarret, tymi mbulon vendin

Nepali po përjeton sezonin më të rëndë të zjarreve në pothuajse një dekadë.

14:29
Raporti vjetor i vitit 2020 të SPAK/ Përfundojnë hetimet për 216 raste, 348 të mbartura për 2021-in

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka publikuar ditën e sotme raportin vjetor të vitit 2020.

14:09
Bllokimi i fluturimeve në Rinas/ Meta: Qeveria t’i japë zgjidhje çështjes, cenohet siguria kombëtare

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas bllokimit të fluturimeve në Rinas nga protesta e punonjësve.

14:08
Mungon ketchup-i në SHBA…një pasojë e paimagjinueshme e pandemisë

SHBA-ja po përballet me një tjetër mungesë si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe ajo është ketchup-i i domateve.

14:04
“Tokë e xanun”/ Balluku:Shantazh i pastër, do ngrihen nesër e do thonë i duam pagat 10 mijë dollarë

Ministrja Belinda Balluku, u bëri për herët të fundit apel kontrollorëve të AlbChontrol që t’i rikthehen punës pasi po krijon situatë kolapsi.

13:59
Bllokohen fluturimet në Rinas nga protesta e punonjësve, Balluku: Vendi është marrë peng

Gjatë një deklarate për shtyp nga aeroporti i Rinasit, pas bllokimit të lumturimeve nga protesta e punonjësve të AlbControl Balluku tha se vendi është marrë peng nga 60 persona.

13:57
Një minë në Detin e Kuq dëmton anijen e gardës revolucionare iraniane

Një anije iraniane e përdorur nga trupat e Gardës së Republikës Islamike, raportohet se është dëmtuar nga një shpërthim në Detin e Kuq, në brigjet e Jemenit.

13:54
Rama: Saliu dhe Meta frymëzuesit e sabotimit të aktivitetit të aeroportit. Organizatorët do përballen me ligjin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kontrollorët kanë bllokuar punën në aeroportin e Rinasit.

13:47
Përdhunon të miturën dhe dënohet me tre muaj burg, nëna e vajzës: Nëse nuk merr dënimin e merituar, do ta vras me duart e mia!

Një vajzë e mitur u përdhunua nga burri i hallës, i cili u dënua me vetëm 3 muaj burg dhe më pas u la i lirë.

13:36
“Sot nuk vijnë vaksina në Rinas”/ Balluku për bllokimin e trafikut ajror: Cënim i sigurisë kombëtare, do marrim masa ligjore!

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëron se me bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve do të merren masa ligjore, pasi ky është cënim i sigurisë kombëtare.

13:30
Protesta e punonjësve të Rinasit bllokon fluturimet, Balluku: Grevë e pastër ilegale! Grusht shteti

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat pas protestës së punonjësve të AlbControl duke bllokuar të gjitha fluturimet tha se kjo është një grevë e pastër ilegale në thyerje të kodit të punës.

13:07
Silva Bino flet për efektet anësore të vaksinave: Janë vaksinuar 8.2 përqind e popullatës

Shefja e ISHP Silva Bino në një lidhje direkte për emisionin “Breaking” në Top News ka folur për procesin e vaksinimit, stepjen që qytetarët kanë për vaksinat kineze.

12:57
Protesta e punonjësve në Rinas bllokon punën/ Anulohen të gjitha fluturimet

Të gjitha fluturimet përmes aeroportit të Rinasit janë anuluar deri të nesërmen në orën 10:00.

12:56
60 vite pas Gagarin/ Rusia ka mbetur pas në garën hapësinore

Një stacion në hënë! Një mision drejt Afërditës! Një gjeneratë e re anijesh hapësinore! 60 vite pasi bashkimi Sovjetik bëri histori duke lëshuar Yuri Gagarin në hapësirë, më 12 prill 1961, Rusia vazhdon të ketë shumë ambicie jashtëtokësore, por aftësia e saj, për ti realizuar ato, duket tani më poshtë, në tokë…

12:37
Po vaksinohen farmacistët/ Kërkuan me herët të përfshihen në proces së bashku me mjekët

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i farmacistëve, pas kërkesës së tyre duke qenë se janë një ndër kategoritë më të rrezikuara.

12:35
Disa fakte interesante, pse skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë

Vende si Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Islanda shpesh renditen lartë në listat e vendeve ku njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre.

12:29
Balla takim me banorët në Mengël: Në 2013 familjet me ndihmë ekonomike ishin në një skemë lëmoshë, PD ofron grushta mbi sipërmarrjen

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e Menglit në Elbasan.

12:26
Rama takim me gratë e Përmetit: Në maj do fillojmë me vaksinimin e gjithë infrastrukturës së hotelerisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me disa gra në Përmet në kuadër të fushatës së 25 prillit.

12:22
“5 shkolla të reja në Laprakë”, Veliaj prezanton Ulsi Manjën në Njësinë 11: “Investimet e reja i kanë rritur vlerën pronës”

“Njësia 11 në kryeqytet është një nga njësitë që është transformuar më shumë”. Kështu tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e drejtuesit politik të PS-së për kryeqytetin, Erion Veliaj teksa prezantoi në një takim me banorët e Laprakës, Ulsi Manjën, kandidatin për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, i gjashti në listën e Tiranës.

12:18
SHBA: Zgjedhje me standarde të larta/ Palmer: Duam që njerëz me influencë të ndëshkohen. Kjo është llogaridhënia

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer tha se për SHBA në 25 nuk ka rëndësi kush parti politike apo kandidat fiton por se si do të trajtohet vullneti shqiptarëve.

12:07
Protesta e punonjësve në aeroportin e Rinasit/ Asnjë rezultat nga biseda me Ballukun

Vizita e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit, për shkak të protestës së punonjësve ishte pa rezultat.

12:07
Ndalohen trajtimet për të rinjtë transgjinorë në Amerikë, vendimi nxit zemërim dhe protesta

Arkansas është bërë shteti i parë amerikan që bën të jashtëligjshme, trajtimet konfirmuese gjinore dhe operacionet për njerëzit transgjinorë nën moshën 18 vjeç.

11:57
Shqetësime për mpiksjet e gjakut/ Pritet fjala e EMA-s për vaksinën e Astrazeneca-s

Shqetësime për mpiksjet e gjakut/ Pritet fjala e EMA-s për vaksinën e Astrazeneca-s

11:50
Gazetarët e Kosovës: Jemi lënë në harresë, na vaksinoni edhe ne!

Gazetarët e Kosovës kanë bërë apel që edhe ata të vaksinohen.

11:41
Biden përshpejton procesin/ Nga 19 prilli nis vaksinimi i 18-vjeçarëve e sipër

Presidenti Biden e ka shkurtuar me gati dy javë afatin kur çdo i rritur në SHBA do të kualifikohet për vaksinim kundër koronavirusit.

11:36
Shiu shtyn punimet në autostradën Tiranë–Durrës

Punimet në autostradën Tiranë–Durrës në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit janë shtyrë për nesër për shkak të motit me shi.

11:34
Ia morën kurorën se ishte e divorcuar, “Miss Sri Lanka”, u plagos në kokë pas incidentit në skenë (Video)

Fituesja e çmimit të bukurisë në Sri Lanka ka pësuar dëmtime në kokë pas një incidenti që ndodhi në skenë.

11:28
“Bereqet bashkë me vaksinën”, Rama viziton nga afër procesin e vaksinimit në Përmet

Edhe në qytetin e Përmetit vijon procesi i vaksinimit. Kryeministri i vendit, Edi Rama vizitoi nga afër procesin e vaksinimit masiv.

11:16
Basha në Peqin: Ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur, duke e çuar Shqipërinë drejt Europës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Peqinit.

11:07
Pas lajmit se u bë miliardere, Kim Kardashian, ‘festë’ me bikini buzë detit (Foto)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është zyrtarisht miliarderja më e re në botë.

11:07
Harry dhe Meghan Markle në bashkëpunim me Netflix (Fotot)

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Harry dhe Meghan kanë njoftuar projektin e tyre të parë me Netflix pasi nënshkruan një marrëveshje prodhimi vitin e kaluar.

11:03
Aksident në rrugën e Kombit, plagosen dy vajza

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit.

10:56
Kultivim i bimëve narkotike dhe vjedhje të ndryshme në qytet, 3 të arrestuar në Vlorë

 1 shtetas është arrestuar pasi dyshohet se po përpiqej të mbillte kanabis pranë shtëpisë, ndërsa dy qytetarë të tjerë janë vënë në pranga, për veprën penale të vjedhjes.

10:52
Dita Botërore e Shëndetit/ OBSH thirrje shteteve: Vendosni barazinë në qendër të rimëkëmbjes nga COVID

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Shëndetit u ka bërë thirrjeve qeverive të vendosin barazinë në qendër të rimëkëmbjes nga COVID-19.

10:42
Protesta e punonjësve të Aeroportit të Rinasit/ Bllokohet puna për 30 minuta, rinisin fluturimet

Protesta e punonjësve të Aeroportit të Rinasit ka sjellë ndërprerjen e punës nga ora 9.23 deri në orën 09.55.

10:35
Intervista e plotë e Palmer, diskutimi me Metën, Ramën e Bashën: Zgjedhjet të zhvillohen pozitivisht, për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile të konferencës së parë ndërqeveritare

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer pati dje një takim virtual me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Bashës. Ata diskutuan mbi stërvitjet Defender 21 që po vijnë dhe vlerën që shohim në thellimin dhe rritjen e marrëdhënies së mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë si një partnere në NATO, një aleate në NATO.

10:34
I vodhën aparatin celular dhe portofolin 23-vjeçarit, në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim

Policia e Përmetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. L., 28 vjeç, banues në Përmet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në Përmet, i  dënuar më parë për vjedhje, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Përmet, një aparat celular dhe portofolin.

10:32
Kundërshtuan me dhunë policët, dy të arrestuar në Berat

Dy qytetarë janë arrestuar në Berat, pasi nuk treguan dokumentacionin e mjetit dhe kundërshtuan me forcë punonjësin e policisë.

10:16
Dita Botërore e Shëndetit/ Ambasada amerikane i shpreh mirënjohjen punonjësve të shëndetit, që po rrezikojnë jetën duke luftuar Covid 19

7 prilli shënon Ditën Botërore të Shëndetit.

10:15
Rama telefonon Petritin: Tropoja është përrallë, s’po u kërkojmë demokratëve të bëhen socialist, t’i japin votën atij që bën punën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Petrit Malaj kandidat i PS në Tropojë.

10:12
Emrat/ Vranë me thikë 43-vjeçarin shqiptar në Greqi, arrestohen dy autorët

Dy persona janë arrestuar pasi vranë në Greqi një vit më parë një 43-vjeçar nga Korça.

10:00
Kryebashkiakja e Durrësit takim me gratë: Mandati i tretë do të jetë vazhdim i projekteve të mëdha

Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit dhe kryebashkiakja Emiriana Sako kanë zhvilluar një takim me gra dhe vajza të njësisë administrative të Sukthit.

09:54
Në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë

Në Kosovë të mërkurën kanë hyrë në fuqi masat e reja të kufizimit të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

09:44
Kim Kardashian West, zyrtarisht miliarderja më e re në botë

Kim Kardashian West i është bashkuar grupit të miliarderëve, sipas Forbes.

09:43
Një e treta e të mbijetuarve të COVID kanë probleme me trurin, tregon një studim

Të paktën një nga tre persona të infektuar me koronavirus kanë probleme mendore ose simptoma neurologjike afatgjata, raportuan disa studiues.

09:32
Edhe 62 milionë doza të tjera të vaksinës “Johnson&Johnson”dyshohet se janë kontaminuar në SHBA

Në SHBA, raportohet se 62 milionë doza të tjera të vaksinës “Johnson&Johnson” janë në rrezik, pasi 15 milionë doza dështuan në fabrikën e Baltimore.

09:20
Në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale, arrestohet Ermir Lekstakaj në Lezhë

Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma është arrestuar nga policia e Lezhës, për t’u ekstraduar në Itali.

09:15
Xhako sqaron si do shpëtoni njëherë e mirë nga telefonatat e padëshiruara të marketingut

Pa marrë asnjë autorizim paraprak, bizneset telefonojnë në çdo kohë dhe ofrojnë blerjen e produkteve apo shërbimeve të ndryshme. Për të rregulluar këtë çështje, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përgatitur një projektligj “Për krijimin e Regjistrit të komunikimeve tregtare të pakërkuara”.

09:15
“100 ditë, 100 arritje”, Rama: Territori shqiptar mbulohet plotësisht nga Forcat e Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

08:45
E mendon humbjen? Rama në” Wake Up”: Nuk hyj në ndeshje për të humbur. PD nuk mund të rimarrë në dorë fatin e vendit

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti realizoi një lidhje live për emisionin e mëngjesit “Wake Up në Top Channel”.

08:11
Krizë në Mal të Zi për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

Katër muaj pas zgjedhjeve, Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, përballet me sfidën më të madhe në raport me shumicën: kërkesën për të shkarkuar ministrin e Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq.

08:00
Policia arreston 6 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia ka arrestuar 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

07:59
Shifra tragjike! Më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 në Brazil, sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu numri i infektimeve vazhdon të mbetet i lartë.

07:24
Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites dhe natës vranësirat do t’i lënë vendin kthjellimeve.

06:58
FMN: Ekonomia globale parashikohet të rritet 6%

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel rekord këtë vit, një ripërtëritje e fuqishme nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

06:32
SHBA/ Anëtari i marinës qëllohet për vdekje në një bazë ushtarake, pasi kishte plagosur 2 persona

Dy persona u plagosën në mënyrë kritike të martën në një zonë industriale në shtetin e Merilendit dhe më pas i dyshuari i armatosur, i identifikuar si një pjesëtar i Marinës amerikane, shkoi në një bazë ushtarake aty pranë ku u qëllua për vdekje, tha policia.

06:16
Biden: 18 vjeç e sipër mund të vaksinohen nga 19 prilli

Presidenti Biden e ka shkurtuar me gati dy javë afatin kur çdo i rritur në SHBA do të kualifikohet për vaksinim kundër koronavirusit.

05:51
Dhimbjet e muskujve të kraharorit/ Zbuloni çfarë i shkakton dhe si trajtohen

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës. Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar.

05:30
3 zgjidhje natyrale për të humbur në peshë

Rënia në peshë është një ndër temat më delikate përsa i përket pamjes së jashtëme të trupit. Megjithëse nuk egzistojnë mënyra për të humbur peshë brenda ditës, kontrolli i ushqimit mund të jetë çelsi i heqjes së kilogramëve që nuk dëshironi. Mënyra më e sigurt e humbjes në peshë është ndjekja e regjimeve ushqimore të shëndetëshme.

05:05
Kujdes/ Njihuni me ushqimet që përkeqësojnë tiroiden e që duhen shmangur

Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden. Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.

04:29
Joe Biden ndryshon mendje, mund të rinisë ndërtimi i murit me Meksikën

Presidenti amerikan Joe Biden po mendon që të rinisë ndërtimin e murit me Meksikën, një projekt i Donald Trump.