Debatet për sigurinë e vaksinës/ Britani e Madhe, nis përdorimi i vaksinës së Modernas

07/04/2021 15:46

Frika se vaksina e Astrazenencas mund të shkaktojë trompozë vdekjeprurëse në kokë  është duke u marrë shumë seriozisht ka thënë të mërkurën një nga këshilltarët e qeverisë britanike për vaksinat. 

Ndërkohë sot në Britania, ka filluar aplikimin e vaksinës Moderna e cila jepet me dy doza, brenda disa javësh, e marrë fillimisht nga një kujdestare 24-vjeçare në Uells.

Ka qenë Prof Adam Finn një nga  anëtarët e komitetit të përbashkët  për vaksinimin dhe imunzimin i qeverisë britanike i cili ka ngritur shqetësimin për trombozën dhe nivelit të ulët të  rruazave të gjakut  të cilën e konsideroj jashtë normës. Ndërkohë një tjetër këshilltar ka thënë se vaksinimi poshtë 50 vjeçarëve duhet ndërprerë, ndërkohë që rregullatorët  po hetojnë  rreziqet e mpiksjes së gjakut  nga vaksina e Astra Zenenca. Të martën në mbrëmje  Universiteti i Oksfordit  ndërpreu provat  e kësaj vaksine tek fëmijët derisa enti rregulltaror britanik  të konkludoj për sigurinë e saj tek të rinjtë kur këshillimi zyrtar pritet brenda ditësh.

Sakaq, enti rregullator evropian EMA pritet të shprehet sot pasdite  për këtë çështje. Por shkencëtarët theksojnë se kemi të bëjmë me raste jashtezakonisht të rralla  dhe janë pikasur vetëm 30  raste me persona që kanë marë Astrazenencan nga 18 milionë britanikë që është e barabartë  me 1 person në 600 mijë veta të vaksinuar.

Ndërkohë sot në Britani, ka filluar aplikimin e vaksinës Moderna e cila jepet me dy doza, brenda disa javësh, e marrë fillimisht nga një kujdestare 24 vjeçare në Uells. Kjo vaksinë është e treta nga shtatë lloje vaksinash  që ka prokuruar Britania , ku deri më tani janë blerë 17 milionë doza të Modernas, dhe janë vaksinuar mbi 31.7 milionë banorë. ASTR

Top Channel