“100 ditë, 100 arritje”, Rama: Territori shqiptar mbulohet plotësisht nga Forcat e Policisë së Shtetit

07/04/2021 09:15

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa a ndajnë pak ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa përqind e territorit mbulohet sot nga Policia e Shtetit.

Më pas ai ka treguar se 100% e territorit shqiptar mbulohet plotësisht nga forcat e Policisë së Shtetit, nga vetëm 55% që ishte në vitin 2013.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

Top Channel