Rama takim me gratë e Përmetit: Në maj do fillojmë me vaksinimin e gjithë infrastrukturës së hotelerisë

07/04/2021 12:26

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me disa gra në Përmet në kuadër të fushatës së 25 prillit.

Ai theksoi se gratë e vajzat po përfshihen përditë e më shumë në turizëm e biznes.

Rama gjithashtu tha gjatë takimit se në maj do të nisë vaksinimi për të gjithë infrastrukturën e hotelerisë.

 “Në maj do të fillojmë me të gjithë infrastrukturën e hotelerisë. Sepse është shumë tërheqëse për turistët të thuash hajde se i gjithë stafi i hotelit është vaksinuar”, tha Rama.

Top Channel