I vodhën aparatin celular dhe portofolin 23-vjeçarit, në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim

07/04/2021 10:34

Policia e Përmetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. L., 28 vjeç, banues në Përmet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në Përmet, i  dënuar më parë për vjedhje, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Përmet, një aparat celular dhe portofolin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.  Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel