Ia morën kurorën se ishte e divorcuar, “Miss Sri Lanka”, u plagos në kokë pas incidentit në skenë (Video)

07/04/2021 11:34

Fituesja e çmimit të bukurisë në Sri Lanka ka pësuar dëmtime në kokë pas një incidenti që ndodhi në skenë.

Mbretëresha e bukurisë, Pushpika De Silva fitoi titullin “Mrs. Sri Lanka” në ceremoni që po transmetohej direkt, në televizionin kombëtar, të dielën.

Pak çaste më vonë, “Mrs. Sri Lanka 2019” mori kurorën e Zonja De Silva, duke pretenduar se nuk mund t’i jepej titulli sepse ishte divorcuar.

Çmimi tani i është kthyer zonjës De Silva, pasi organizatorët e konkursit konfirmuan se ajo nuk është e divorcuar. Gjykatësit e shpallën zonjën De Silva fituesen e vitit 2021, në finalen e Sri Lankas. Por fituesja e vitit 2019, Caroline Jurie, ia hoqi kurorën zonjës De Silva, duke përmendur një rregull konkursi se konkurrentët duhet të jenë të martuar dhe jo të divorcuar.

Ekziston një rregull që parandalon gratë që janë martuar tashmë dhe janë divorcuar, kështu që unë jam duke ndërmarrë hapa për ta bërë kurorën të shkojë në vendin e dytë“, tha Jurie para audiencës. Organizatorët i kanë kërkuar falje zonjës De Silva, e cila thotë se është e ndarë, por jo e divorcuar, raporton BBC.

Në një postim në Facebook, ajo tha se shkoi në spital për t’u trajtuar për dëmtimin që mori në kokë pas incidentit.

De Silva tha se do të ndërmarrë veprime ligjore për mënyrën “e paarsyeshme dhe fyese” me të cilën u trajtua.”Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Sri Lanka“, tha De Silva në një konferencë për shtyp. “Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm“.

Konkursi i bukurisë “Mrs Sri Lanka” është një konkurs i madh në vend. Gruaja e Kryeministrit ishte mes të ftuarve në ceremoni.

Top Channel