“ABC-ja”, rikthehet tek Mësonjtorja/ Në muze rikthehen edhe bankat historike; reagimi pas protestave

07/04/2021 15:54

Instalacioni i ABC-së dhe bankat e vjetra do të rikthehen në muzeun e arsimit ne Korçë.

Pas rikonstruksionit të këtij muzeu, ishin të shumtë ata që reaguan për shkak të zhvendosjes së instalacionit të ABC-së, një simbolikë identifikuese e shkollës së pare shqipe e po ashtu edhe për heqjen e bankave të vjetra.

Gurët e gdhendur në formën e 3 shkronjave të para te alfabetit shqip dhe pena, u vendosën në një cep të oborrit ndërsa u hoq bazamenti që simbolizonte fletën e shkrimit për t’i lënë vendin një amfiteatri, por ishin të shumtë ata qytetarë korçarë dhe jo vetëm që e kundërshtuan këtë veprim duke kërkuar kthimin e tyre si më parë .

Top Channel