Basha, fushatë në Elbasan/ Akuzon Ramën: Në 8 vite ju ka ulur kokën me bandat

07/04/2021 15:58

Edhe në Peqin, kryedemokratin e priste një automjet me foni te instaluar, e cila i shërbeu Bashës për të përcjellë mesazhin e parë  për simpatizantët  e Partisë Demokratike të cilët e kishin rrethuar.

Sot kam ardhur t’ju them, 8 vite jua ka ulur kokën Edi Rama me  bandat e tij, 8 vite ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer.  Tmerri dhe frika që ka kapur nga revolta popullore, nuk fshihet dot as me teatër, as me cirk. Ke premtuar për 8 vite dhe ke gënjyer për 8 vite dhe vjen prapë të kërkosh edhe katër vite të tjera, shqiptarët e dinë fare mirë se çfarë i bëhet atij njeriu, i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më, ik, largohu!”, tha Basha.

Turi i takimeve  të kryedemokratit vijoi me fermerët e fshatit  Pajovë,  të cilët i njohu me planin e Partisë Demokratike për bujqësinë.

Që muajin e parë të qeverisjes së re, vit për vit, minimalisht  100 mln euro subvencione, mbështetje drejtpërdrejt për ju. Këto subvencione do të jepen të përllogaritura  sipas prodhimit. Nuk do të keni nevojë të hapni Nipt, mjafton karta juaj e identitetit dhe do të zhvillohet i gjithë transaksioni i subvencionit.   Një nga  vendimet e para  heqja e taksës Rama 240 lekë për karburantin”, u shpreh kryedemokrati.

Banorëve të Belshit,  kryedemokrati i iu shpjegoi se çfarë do të thotë  kërkesa e tij për  ndryshim.

Ndryshim  për ne do të thotë paga të larta, punësim, ndryshim do të thotë ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së . Zotohem para jush nuk do jem njeriu  qe shtrihet barkas dhe në pushtet  të bëhem arrogant, unë nuk do të jem njeriu i premtimeve falco, e kam provuar me tunelin e Elbasanit, me heqjen e vizave,  me jepni shancin, që me votën tuaj, që katër viteve të ardhshme ta kthejmë  zonën në një mrekulli të Zotit”, shtoi Basha.

Top Channel