Numri i nxënësve u zvogëlua/ Pandemia ngadalësoi rënien e madhe të nxënësve, në të gjitha nivelet

07/04/2021 15:55

Pjesëmarrja e nxënësve dhe studentëve në ciklet arsimore vjen vit pas viti në rënie.

Sipas të dhënave më të fundit të institutit të statistikave rezulton që në vitin shkollor 2020-2021 numri i regjistrimeve, në total është rreth 585 mijë, gati 4.4% më pak se vitin e shkuar.

Për sociologun Zyhdi Dervishin, pandemia ka ndikuar pozitivisht në këtë fenomen, në të kundërt pa të numri i regjistrimeve në arsim do të ishte edhe më i ulët. Këtë vit boshatisja e klasave është më e dukshme në arsimin parashkollor, me 8,4 % më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Më pas renditet arsimi i mesëm me ulje 6% dhe në fund arsimi i lartë ka shënuar rënie me 5%.

Nëse vazhdon me këto ritme pakësimi i të rinjve dhe fëmijëve në arsim, sipas profesor Dervishit, shkollat do të mbyllin dyert.

Top Channel