Rama, fushatë në Përmet/ “Rikonstruksion të rrugës Ersekë-Leskovik-Përmet”

07/04/2021 15:36

Kryesocialisti Edi Rama e vijoi fushatën elektorale në Përmet, ku fillimisht ndoqi procesin e vaksinimit.

Në Përmet janë në proces disa kantiere për të transformuar qendrën e qytetit. “Tani këto projekte po i shtrimë dhe nëpër fshatra. Kemi 3 kantiere në proces dhe po ecim me të katërtin”, tha kryetarja e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha

Flasim për ujin e pijshëm sikur jemi aty ku ishim, por këtu jemi në një realitet tjetër që uji është 24 orë dhe po shtrihet tani në gjithë pjesën tjetër dhe brenda vitit të ardhshëm, edhe këtu, qendra urbane plus zonat e ish komunave do kenë 24 orë ujë, sepse kantieret janë në punë”, deklaroi kryeministri Rama.

Pasi vizitoi kinemanë e qytetit ku rikonstruksioni është drejt fundit, Rama e vuri theksin tek turizmi kësaj zone.

I shoqëruar nga kandidatët socialist Rama inspektoi  punimet në rrugën   Përmet-Kolonjë–Korçë. Nuk mungoi edhe sot telefona e Ramës kësaj here me një kandidat në Tropojë.

Top Channel