Filmoi vetë skenën/ Burri rreh të dashurën ‘për spital’ kur e la se ishte i martuar (fotot)

07/04/2021 16:54

Një burrë që tradhtonte gruan e tij, ka regjistruar rrahjen brutale të së dashurës deri në humbjen e ndjenjave.

Autoritetet thanë se ai e beri kete pasi bashkëshortja e burrit e kishte nxitur atë të rrihte mizorisht te dashuren si “një mënyrë për të kërkuar ndjesë” ndaj saj.

Sulmi shokues kishte ndodhur kur 24 vjeçarja Beyza Yurttas, zbuloi se i dashuri i saj Bulent Yuksek ishte në fakt një burrë i martuar, dhe njoftoi menjëherë ndarjen.

Por dhe bashkëshortja e burrit kishte zbuluar për historinë e tyre prandaj Bulent kishte hartuar planin për të rrahur të dashurën e tij, si një mënyrë mizore për të kërkuar falje ndaj bashkëshortes.

Duke folur për agjencinë turke të lajmeve Newsflash, Beyza tha se ishte shtangur kur mësoi se i dashuri i saj ishte i martuar dhe menjëherë i dha fund lidhjes.

“Isha duke u larguar për t’u zhvendosur në një tjetër qytet pas incidentit. Por ai më mori në telefon duke thënë se donte të më takonte për herë të fundit”.

Ata kishin rënë dakord të takoheshin në një zonë të Alanya, në provincën jugore turke të Antalya, më 31 mars.

Beyza tha: “Nuk e di përse pranova të takoheshim, por ai menjëherë më tërhoqi brenda makinës dhe mbylli dyert. Ai nisi të më rrahë, duke më goditur pa ndaluar”.

Por gjëja më e mbrapshtë ishte kur ai mori në një video-thirrje gruan e tij, për t’i treguar atë që po bënte. “A të pëlqen e dashur?” e pyeste ai.

Beyza shton se në vend që gruaja t’i thoshte atij të ndalonte, ishte përgjigjur: “Po më pëlqen, qëlloje përsëri, edhe një herë për mua”.

Gruaja e rrahur tha se eksperienca e saj shokuese e kishte lënë të tmerruar e të shokuar.

Ajo ishte dërguar në spital me ambulancë, ndërsa shton se tmerri i saj vazhdoi kur pa marrjes në pyetje, ish-i dashuri u la i lirë nga policia, sipas britanikes ‘TheSun’.

Duke u trembur për jetën e saj, ajo ka shpërndarë fotot e rrahjes në rrjetet sociale, duke komentuar: “Nuk dua të vdes”.

“Ju lutem më ndihmoni. Nuk dua të jem një tjetër grua e vrarë nga burrat. Ai do të më vrasë. Nuk dua të vdes, ju lutem”, shkruante ajo.

Pas përhapjes së postimit në rrjetet sociale i dyshuari u riarrestua dhe kësaj radhe u dërgua në paraburgim.

FOTO GALERI
1/5
24 vjeçarja Beyza Yurttas, zbuloi se i dashuri i saj Bulent Yuksek ishte në fakt një burrë i martuar, dhe njoftoi menjëherë ndarjen

Top Channel