Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i farmacistëve, pas kërkesës së tyre duke qenë se janë një ndër kategoritë më të rrezikuara.

Njëra nga mjeket që është në procesin e vaksinimit masiv tha se deri tani janë vaksinuar ata që janë në moshë më të madhe dhe farmacistët që kanë probleme shëndetësore.

“Deri tani janë lajmëruar mbi 100 veta në faqen e Urdhrit të Farmacistëve, është vënë edhe një formular që ta plotësojnë, për ditën e parë ishin përzgjedhur kolegët mbi moshë edhe ata që kishin një problem shëndetësor, në ditët në vijim do të vijojë sërish vaksinimi. E kemi pritur me padurim dhe kemi një vit që mbrohemi për të shpëtuar, shpresojmë që të vaksinohemi sa më shpejt e të mbyllet në ngrohtësinë e verës e pranverës”, tha mjekja në një intervistë për Top Channel.

 

Top Channel