E martë, 04 Maj 2021
17:58
Refuzuan mbajtjen e maskës/ Arrestohen në Amsterdam 6 pasagjerë spanjollë

6 pasagjerë spanjollë që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan pasi refuzuan të mbanin maska për tu mbrojtur nga koronavirusi

17:58
Bojken Abazi nga VV: Vëzhguesit tanë janë penguar, mungojnë disa pamje filmike nga ato që kemi kërkuar/ Celibashi: Kush e ka menduar se do kalojë lehtë, gabon!

Përfaqësuesi i VV, njëkohësisht kandidoi dhe për deputet Bojken Abazi në mbledhjen që po zhvillon KQZ aktualisht ngriti disa parregullsi, që ata kishin vërejtur gjatë procesit të numërimit.

17:48
Ndarjet sensacionale/ Pas Bill e Melinda Gates, ja 7 divorcet më të shtrenjta të botës (fotot)

Askush nuk pranon kontratën e martesës duke besuar se një ditë do të luftojë në gjykatë me partnerin për të vendosur se cili do të mbajë ‘avionin privat’ apo ‘jahtin e luksit’.

17:46
India në luftë për mbijetesë/ Vajza i bën frymëmarrje artificiale nënës së prekur me COVID! Videoja që përloti botën

India është një ndër vendet që po e kalon në mënyrën më të keqe situatën e Covid-19.

17:37
Pas verifikimit nga Prokuroria/ KQZ merr vendimin për mandatin e deputetit të PD-së, Zef Hila në Shkodër

Pas verifikimit të prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar mandatin e Zef Hilës, deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike në Shkodër.

17:27
Top Talk/ Adrian Çela rrëzon pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve: Në burgje fitoi opozita

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Adrian Çela tregon arsyet, që sipas tij vërtetojnë se votat nuk janë vjedhur.

17:22
Rritje e lehtë e rasteve me COVID/ 51 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orë! 116 pacientë në spitale

Dita e sotme ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve me covid-19, 51 të infektuar dhe 3 të vdekur në 24 orë, pra 13 persona më shumë se një ditë më parë dhe 1 viktimë më shumë.

17:09
Gërmimet në Mitrovicë pa rezultat/ Nesër rifillojnë gërmimet në Kizhevak për mbetje mortore

Javën e kaluar në Mitrovicë të Kosovës rifilluan gërmimet te varrezat e besimtarëve myslimanë në afërsi të rrugës Mitrovicë-Zveçan, vend ky që në vitin e kaluar u zhvarrosen mbetjet mortore të gjashtë viktimave të luftës.

17:01
“Ky virus brejtës që blua mi ka mushknitë për nji muej ditë” Çun Lajçi tregon gjendjen e rënduar përmes vargjeve

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi është duke u përballur me COVID-19.

16:58
Teatri Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për të shqyrtuar çështjen

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për të shqyrtuar çështjen e Teatri Kombëtar.

16:44
Fermeri shkakton “zhurmë”, ndryshon kufirin mes Belgjikës dhe Francës

Një fermer në Belgjikë ka ndryshuar aksidentalisht kufirin e vendit të tij me Francën. Fermeri ishte duke ecur në pyll kur guri që ndan kufirin mes dy shteteve i zuri rrugën traktorit të tij.

16:42
Opozita s’njeh rezultatin e zgjedhjeve/ Selami: Akt jo demokratik dhe antishqiptar

Ish-deputeti i PD-së, Eduard Selami e konsideruar një akt jo demokratik dhe antishqiptar mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e opozitës.

16:38
Mësyn i armatosur në selinë e CIA-s/ Agjentët e FBI-së “betejë” me agresorin

Një person i armatosur shkaktoi tension, pasi tentoi të hynte në selinë e CIA-s, por u qëllua nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit.

16:34
Pse Meghan Markle nuk ishte pjesë e koncertit “Vax Live” me princin Harry? (Fotot)

Selena Gomez, Princi Harry, Jennifer Lopez dhe shumë yje të tjerë u shfaqën në koncertin e organizuar nga lëvizja ‘Global Citizen’, “Vax Live: The Concert To Reunite the World”, që do të publikohet fundjavën e ardhshme, për një shpërndarje të barabartë të vaksinave anticovid.

16:34
Pamjet tragjike të shembjes së mbikalimit të metrosë me dhjetra të vdekur në Meksikë (video-foto)

Ky është momenti tragjik kur një mbikalim i metrosë në kryeqytetin e Meksikës u shemb mbi një autostradë me makina, duke lënë të paktën 23 të vdekur e dhjetra të plagosur.

16:21
11 fakte që të ‘heqin trurin’: Ja sa i pasur është në të vërtetë Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetësh martesë.

16:20
Iran/ 10 persona të vdekur gjatë përmbytjeve

Të paktën 10 njerëz humbën jetën në katastrofën e përmbytjeve të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në rajone të ndryshme të Iranit.

16:17
Bledi Mane thumbon Mark Markun: Mos u trembni! “Gangsteri” i rrugës së Kavajës dhunohet nga gruaja

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar daljet publike të deputetit të sapozgjedhur Mark Marku, i cili duket tepër i revoltuar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

16:00
Shpresë për udhëtimin në Europë, EMA nis shqyrtimin e vaksinës kineze

Agjencia Europiane e Barnave ka nisur shqyrtimin e vaksinës kineze të koronavirusit, Sinovac, teksa të dhënat fillestare të studimeve laboratorike dëshmojnë sipas EMA-s, se kjo vaksinë prodhon vërtet një përgjigje imunitare.

15:55
Iran, vdes në rrethana misterioze diplomatja e lartë zvicerane

Një diplomate zvicerane ndërroi jetë në rrethana të mistershme në Teheran pas rënies nga ndërtesa e lartë ku banonte.

15:50
U lirua nga Haga për të takuar të atin e sëmurë, Kadri Veseli pritet me brohorima!

Kadri Veseli, ish kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i parlamentit të saj është pritur me brohorima në spitalin e Mitrovicës, ku ndodhet i shtruar në gjendje të rendë shëndetësore i ati tij.

15:47
Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim në selinë e PS me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

Shefja e misionit të ODIHR, Ursula Gacek po zhvillon një takim e Kryeministrin e vendit, Edi Rama, në selinë e PS, ku në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet e 25 prillit.

15:42
Numri i fëmijëve në Japoni shënon rënie rekord

Duke shtuar shqetësimet mbi plakjen në rritje të popullsisë, të dhënat e fundit të publikuara nga Japonia kanë treguar se popullsia e fëmijëve është më e ulëta në dekada.

15:39
E kemi njohur si Mariçui, sot Maite Perroni luan në rolin kryesor për “Netlflix” dhe ndan me ndjekësit fotot e nxehta me bikini

Këngëtarja dhe aktorja 38-vjeçare meksikane luan rol kryesor në dramën e Netflix, Dark Desire.

15:38
Divorci i Bill and Melinda/ Ndarja e $130 mld pasuri në vepra të Da Vinci, avionë privatë, shtëpi luksi, koleksione arti (fotot)

Divorci i freskët i Bill e Melinda Gates rezulton të jetë ndarja më e madhe e aseteve financiare që prej atyre të Jeff e MacKenzie Bezos në 2019, por gjithashtu dhe më e larmishme prej koleksioneve të artit e shkencës që dyshja zotëronte prej disa dekadash.

15:37
E bujshme/ Mourinho rikthehet në Itali, firmos me klubin e Romës

Jose Mourinho kthehet në Itali 11 vite pasi fitoi gjithçka me skuadrën e Interit, këtë herë për të drejtuar rivalët më të fortë të zikaltërve në atë kohë, kryeqytetasit e Romës.

15:37
Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

15:21
A do kemi pasaporta Covid? Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve për masat e kufizimeve

Shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e BE ndonëse janë të vaksinyar dhe vendi ynë tanimë konsiderohet me një situatë epidemiologjike të mirë.

15:18
2 miliardë lekë për vaksinat, Kuvendi miraton aktin normativ/ “Deri më tani u siguruan 2.2 milionë vaksina”

Parlamenti ka miratuar në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit aktin normativ të ndryshimit të buxhetit 2021.

15:16
Ndërtesa, apartamente dhe automjete/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Habilajve në Vlorë, vlera arrin në 82 milionë lekë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive në zotërim të Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe familjarëve të tyre.

15:14
Një gur ndante kufirin midis dy Belgjikës dhe Francës/ Fermeri e heq pasi e pengonte në punimin e tokës, reagon shteti fqinj

Një fermer në Belgjikë ka shkaktuar “zhurmë”, pasi pa dashje ka tërhequr kufirin e vendit me Francën.

15:08
Skuadrat me 26 lojtarë, rregullat e reja për Evropianin e futbollit

Komiteti ekzekutiv i UEFA miratoi këtë të martë normat speciale për fazën finale të Kampionatit evropian të futbollit që do të zhvillohet gjatë muajve të kësaj vere me synim garantimin e mbarëvajtjes dhe vazhdimësisë së kompeticionit gjatë pandemisë Covid-19.

15:07
4 viktima dhe 75 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit NË Kosovë janë shënuar vetëm 75 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë raportuar 4 raste të vdekjes.

15:06
PS, ftesë PD për reformë politike: Të ndryshojmë edhe ligjin e zgjedhjeve, jo më komisionerë politikë

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri ftesë opozitës që të njohë rezultatin dhe të pranojë ftesën për bashkëpunim në një kohë kur pritet nisja e konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

14:58
Rama i dhuroi suvenir, gjenerali amerikan i jep medalje. Kryeministri: Do ia jap Zahos

Në kuadër të nisjes së stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender Europe 2021”, kryeministri Edi Rama ka bërë një udhëtim me anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare.

14:50
Të paktën 14 persona vdesin nga vërshimet në perëndim të Afganistanit

Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën Herat të Afganistanit, ka raportuar Qeveria rajonale më 4 maj.

14:35
Marrëdhënia e Elvanës dhe Alketës ende e krisur? Ja çfarë ndodhi në Instagram (FOTO)

Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku.

14:31
Si të pozojmë para kamerës, blogerja ndan sekretet e saj me ndjekësit

Ndonjëherë mjaftojnë disa përpjekje të thjeshta në mënyrën si qëndrojmë apo ku qëndrojmë para aparatit fotografik, për të nxjerrë fotot perfekte.

14:31
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, si e pikasi policia dhe iu vu këmba-këmbës. E futi veten në kurth duke u ngjitur në…

Karabinierët në Venecia, të Italisë arrestuan një 24-vjeçar shqiptar, i cili më herët rezultoi se kishte qenë i dënuar për trafik droge.

14:18
FOTO/ Stërvitja “Defender Europe 2021”, Yuri Kim qëndron larg Metës, nuk i ndahet për asnjë moment Ramës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Presidenti Ilir Meta janë përballur për herë të parë bashkë pas sulmeve politike që kanë pasur ndaj njëri-tjetrit para zgjedhjeve të 25 prillit.

14:12
Provimet e paramaturës/ Nesër provimi i gjuhës së huaj

Në gjimnazet e vendit kanë nisur provimet e paramaturës.

14:10
Disa sekrete si të arredoni shtëpinë tuaj, që të “mos dalë” asnjëherë nga moda!

Të dizejnoni ambientet tuaja në mënyrë që të jetë në trend por njëkohësisht komode për ju, është një “punë” më vete.

14:04
Shkon në 23 numri i viktimave në Meksikë, pas shembjes së një mbikalimi hekurudhor

Numri i viktimave që humbën jetën në Meksikë, pas shembjes së një mbikalimi hekurudhor mbrëmjen e djeshme ka shkuar në 23.

14:01
Shkarkimi i Metës diskutohet nesër/ Reagon presidenti: Kuvend pa opozitë!

Komisioni i Ligjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për ngritjen e një komisoni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

13:53
Rusia shton trupat në Arktik, Finlanda blen 10 miliardë euro avionë luftarakë

Finlanda po përgatitet të blejë një numër të madh avionësh të rinj luftarakë pasi ka ndarë sic thotë 10 miliardë euro për të zëvendësuar flotën e saj të vjetruar të avionëve F-18 Hornet.

13:46
Qindra anije kineze në ujërat filipinase, plas “lufta” me Pekinin 

Prania e qindra anijeve kineze brenda zonës ekskluzive ekonomike prej 200 miljes të Filipineve, ka bërë që të shpërthejë “një luftë verbale” mes dy vendeve.

13:46
Grumbullimi i paprecedent i trupave ruse në Arktik, ekspertët: Po i ndihmon moti!

Rusia po grumbullon një fuqi të paprecedentë trupash në Arktik, sic u dëshmua edhe nga pamjet satelitore të publikuara disa ditë më parë.

13:42
“Jeta ime është në fije të perit”/ Flet nga burgu këngëtari shqiptar: Pronari më tha të vrisja dikë, nuk pranova, 5 herë kanë tentuar të më vrasin..

Këngëtari shqiptar, Eduart Derka flet për “Shqipëria live”, nga burgu i Korydallos, ku pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë.

13:37
EMA nis rishikimin e vaksinës kineze kundër koronavirusit

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë kineze Sinovac.

13:28
VIDEO/ Përfshihet nga flakët peshkarexha në Vlorë, rrezikohen edhe varkat e tjera

Një peshkarexhë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në zonën e Triportit.

13:06
Pfizer, pritet autorizimi për vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjec

Vaksina e Pfizerit pritet të marrë OK-in e administratës amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve për përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-it për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç deri javën e ardhshme.

13:05
Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit dhe fushata elektorale e zhvilluar nga demokratët ka sjell një ‘përplasje’ në bashkinë e Shkodrës.

13:00
Valteri thumbon Bashën: Ke stomak të stërmadh, por jo këllqe për të mbajtur karrigen e PD. Zbulon prapaskenat e bashkëpunimit me PS

Deputeti Halit Valteri, i cili iu bashkua PS për zgjedhjet e 25 prillit e ka cilësuar Lulzim Bashën si një lider opozitar me stomak të stërmadh, por pa këllqe për të mbajtur postin e kreut të PD.

12:51
Afganistan, 14 persona të vdekur nga përmbytjet

Në provincën Herat në Afganistanin perëndimor, 14 persona humbën jetën në katastrofën e përmbytjes.

12:44
“Sjellja e Metës duhet hetuar”- Balla: ‘Përdhunoi’ Presidencën në mënyrë të turpshme. S’na duhet një President që…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se nisma e PS për shkarkimin e Presidentit është e mirëargumentuar në dokumentin që 50 deputetë firmosën.

12:40
Vrasja e shqiptarit në 2017 në Itali, tre bashkëpunëtorët e vrasësit shpallen të pafajshëm

Tre personat e dyshuar për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Frashëri në vitin 2017 në Itali janë shpallur të pafajshëm.

12:36
Kosova pritet të pranojë mbi 4 mijë doza të Pfizerit

Kosova pritet të pranojë të martën 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

12:31
Laguna e ndotur/ Banorët ankohen për jetën e vështirë pranë lagunës së merxhanit

Laguna e Merxhanit edhe këtë vit ka një ndotje tejet te madhe, gjë e cila sipas banorëve te kësaj zone ua bën tejet te vështirë jetesën.

12:23
SHBA “hap dyert”, Biden rrit kuotën e pranimit të emigrantëve

Presidenti amerikan Joe Biden rriti zyrtarisht kuotën e pranimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62.500 për këtë vit, duke cituar “një situatë të paparashikuar dhe urgjente të refugjatëve në botë”.

12:22
Ndërhyrjet me laparoskopi/ Rastet kur mund të përdoren te gratë

Edhe pse në kohë pandemie të Covid-19 numri i lindjeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldine” nuk ka pasur rënie, madje ekipi i këtij materniteti ka realizuar lindjen tek 90 nëna pozitive me Covid.

12:20
Kylie Jenner drejt Los Angelos me Travis Scott/ Udhëtimi bind fansat se çifti është ribashkuar(Fotot)

Pasi festuan ditëlindjen e Travis Scott, çifti u nis drejt Los Angelos me avionit privat të Kylie-t duke bindur akoma më shumë fansat se ata janë sërish bashkë.

12:20
Pse digjen makinat në Vlorë? Policia gjithnjë pa përgjigje!

Pas zgjedhjeve në Vlorë nisën djegiet e automjeteve. Një tjetër automjet u dogj sot, një makinë Opel Zafira.

12:18
Dyndje për vaksinë në Lushnje/ Të moshuarit marrin dozën e dytë

Me dhjetëra pensionist në Lushnje kanë nisur të marrin dozën e dytë të vaksinimit.

12:14
“25 prilli masakër elektorale”/ Rama i përgjigjet Bashës: Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë! Ftesa për ju është…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzon si autorë të masakrës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit treshen Rama-Doshi-Rakipi.

12:05
Ndahen pas 3 dekadash martese Bill dhe Melinda Gates, sa kushton divorci më i shtrenjtë në botë

Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda njoftuan se do të divorcohen pas gati 3 dekadash lidhjeje, teksa dokumentet gjyqësore zbuluan se ata nuk kishin një marrëveshje paramartesore.

12:03
Nis “Defender Europe 21” në Shqipëri/ Rama: Stërvitje unikale, besnikërisht pranë NATO-s

Vendi ynë nisi këtë të martë stërvitjen më të madhe ushtarake, e cila synon përgatitjen e forcave tona ushtarake për pozicione mbrojtjeje.

11:54
Nga konferenca me Ramën, te takimi ‘kokë më kokë’ me Bashën/ Zbardhet axhenda e Oliver Varhelyit nesër në Tiranë

Ditën e nesërme, në orën 10:00 do të mbërrijë në Rinas komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

11:46
Trafik e kultivim narkotikësh/ SPAK kërkon 63 vite burg në total për anëtarët e grupit kriminal ‘Habilaj’

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur ‘Habilaj’.

11:45
Njohu rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit/ Murrizi: Nuhas qeverisje PS-PD në 4 vitet e ardhshme!

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku doli fituese Partia Socialiste me 74 mandate.

11:36
Murrizi: I bëra ftesë Pandeli Majkos të bashkojmë votat dhe të…

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është një prej 80 deputetë nuk do të rikthehen më në shtator në Parlament si ligjvënës të Republikës së Shqipërisë.

11:35
Mallakastër/ Zjarri në kompaninë e naftës, arrestohet shefi i sigurimit teknik. Zbulohet arsyeja që shkaktoi flakët

Policia ka zbardhur ngjarjen e shpërthimit të flakëve në stacionin e pompimit të naftës në Mallakastër, ku është vënë në pranga një 40-vjecar, shef i sigurimit teknik.

11:29
A do të kandidojë si kryetar i Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Bujar Nishani

Ish Presidenti Bujar Nishani, i cili ka përsëritur vazhdimisht thirrjet për dorëheqjen e Bashës ka theksuar se nuk ka asnjë ambicie që të marrë postin e kreut të PD.

11:21
Anila Denaj në Kuvend: 2 miliardë lekë shtesë për blerjen e vaksinave kundër Covid-19

Ministrja e Financave, Anila Denaj, duke folur në seancën e sotme plenare në lidhje me Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin 2021, tha se prioritet i Qeverisë është vaksinimi i qytetarëve dhe ndryshimet parashikojnë shtesën 2 miliardë lekë për Fondin Rezerve me destinacion: blerja e vaksinave.

11:19
FOTOT/ Seanca e parë plenare pa Bashkim Finon, deputetët mbajnë një minutë heshtje

Kjo është seanca e parë plenare që zhvillohet pa deputetin Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta në 29 mars 2021, pas komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi.

11:16
Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha: Drejtoni mikrofonët tek treshja Rama-Doshi-Rakipi, pyesni si i morën votat përfaqësuesit e krimit

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë dhe vijon t’i cilësojë masakër zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se Partia Demokratike do të vijojë në mbledhjen e fakteve.

11:16
Balla: Të shtyhen dy seancat e ardhshme, më 13 maj është festa e Bajramit

Sot po zhvillohet seanca e parë në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

11:12
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Roshi thirrje Prokurorisë dhe SHISH: Zbuloni kush janë personat që vepronin të armatosur për mbrojtjen e votës

Deputeti Enver Roshi i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ të Shtetit që të hetojnë dhe zbulojnë kush janë personat që ishin aktivë në mbrojtjen e votës gjatë fushatës elektorale, që kulmuan me vrasjen e eksponentit të PS-së, Pjerin Xhuvani, në Elbasan.

11:09
Stërvitja “Defender Europe 2021”, Basha ka një mesazh të qartë: Aleanca është gati të përballet me këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar stërvitjen e madhe ushtarake në vendin tonë “Defender Europe 2021” duke thënë se aleanca është e gatshme të përballet me cdo agresion dhe ta zbrapsë nëse vlerat janë të pacenueshme.

11:05
Kultivonte kanabis në serë, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Një 50 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në serën e tij policia gjeti të kultivuara bimë narkotike kanabis.

10:57
Manastirliu në Kuvend: Objektivi i ri, të arrijmë 1 milion vaksinime

Paraditen e kësaj të marte ka nisur Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku janë mbledhur deputetët aktual, shumica e të cilëve do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.

10:52
Shembja e tunelit të metrosë, rritet numri i viktimave në Meksikë

Njëzet veta humbën jetën, në mesin e tyre edhe fëmijë, dhe 49 u shtruan në spital pasi që një mbikalim hekurudhor u shemb të hënën në mbrëmje në një rrugë të ngarkuar në Mexico City.

10:51
Nishani nuk i ndahet Bashës: Të japë dorëheqjen se ka dështuar, PD është në krizë

Ish Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar sërish dorëheqjen e Lulzim Bashës pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit duke i sugjeruar edhe dicka që duhet ta përfshijë në fjalimin e tij.

10:49
“Rama ka rritur borxhin publik”- Gjuzi: Vodhët zgjedhjet, t’ju vijë zor!

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi thotë se gjatë tetë viteve qeverisje nga kryeministri Edi Rama, borxhi publik është rritur nga 63% në 98%.

10:34
Mianmar, nga sulmi me bombë humb jetën një deputet dhe disa persona të tjerë

Në provincën Bago të Mianmarit, ku ndodhi puçi ushtarak, pesë persona humbën jetën në një sulm me bombë që synonte vrasjen e një deputeti.

10:23
Arrestohen 3 persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga dy vëllezër, pasi dyshohet se kanë vjedhur një automjet tip “Nisan” në pranësi të shtetasi me inicialet A.B.

10:18
Stërvitja “Defender Europe 2021”/ Rama: Regjimi i shkuar na brumosi me idenë se jeni e keqja e Shqipërisë. Ja amaneti që duhet t’i lëmë brezave

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, në organizimin për nisjen e stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 2021” tha se regjimi komunist e kishte brumosur popullin shqiptarë me idenë se të huajt nuk duheshin lënë të shkelnin në Shqipëri dhe se ata ishin e keqja jonë me e madhe.

10:16
Merr flakë në ecje e sipër automjeti në Vlorë, drejtuesi rrëfen si ndodhi ngjarja: Mbaroi për çerek ore…

Një automjet tip “Opel Zafira” ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Vlorës.

10:10
“Nuk i harrojmë sakrificat tuaja”/ Yuri Kim: Shqipëria ka mbështetur gjithnjë SHBA, do të punojmë krah për krah!

Nisi sot, nga Porti i Durrësit, stërvitja ‘Defender Europe 21’ më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

10:04
Dhunohet dhe grabitet nga dy persona në Tiranë, 55-vjeçari po transportonte para të një valute

Dy persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash një 55 vjeçari, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

09:57
I pari që nxori zbuluar Melisën dhe Andin, Fationi i dërgon një mesazh çiftit (FOTO)

Melisa dhe Andi se fundmi konfirmuan lidhjen permes dedikimeve per njeri-tjetrin dhe nje puthjeje ne klip. Melisa shprehej se Andi është e gjithë bota për të ndërsa ai e quajti “E shtrenjta ime”.

09:56
Sot mblidhet Kuvendi, kush janë deputetët që nuk do të kthehen më në parlament (Emrat)

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

09:49
Nis stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021”, në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe ushtarake, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, “Defender Europe 2021”.

09:37
“Vajza shqetësohet shumë për mua”, zjarrfikësi zbulon dhuratën e veçantë që i ka bërë e bija

4 maji njihet botërisht si Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës.

09:37
Iraku evakuon shtetasit e tij nga India për shkak të COVID-19

Iraku ka filluar evakuimin e të gjithë shtetasve të tij nga India, për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri (COVID-19) në këtë vend.

09:33
Studimi i fundit/ Mjeku shqiptar në SHBA: Ja sa na mbrojnë Pfizer dhe Moderna

Pavarësisht se vaksinat anti-covid tani janë në përdorim masiv në të gjithë botën, kërkuesit shkencorë vazhdojnë të hulumtojnë mbi efektivitetin e tyre dhe sa ndihmojnë, jo vetëm në përhapjen e infeksionit, por edhe sa na mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes Covid-19.

09:31
EMRI/ Familjarët e nisën me urgjencë në spital, pasi pësoi infarkt, ndërron jetë Shefi i Komisariatit në Lushnjë

Shefi i komisariatit të Lushnjës, Adrian Matani ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

09:29
Francë, tre të vdekur nga goditja e ortekut

Së paku tre persona kanë humbur jetën nga orteku në jug të Francës.

09:29
Greqi, rihapje e jetës publike me kufizime të rrepta antiCOVID-19

Restorantet, kafenetë dhe baret e Greqisë rihapen sot pas shumë muajsh, por me kufizime të rrepta për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID-19, përfshirë ndalimin e muzikës dhe mbylljen në 22:45.

09:25
Biden rrit kuotën e pranimit të refugjatëve në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka rritur zyrtarisht kuotën e pranimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62.500 për këtë vit, duke cituar “një situatë të paparashikuar dhe urgjente të refugjatëve në botë”.

09:15
KE jep lajmin e mirë: Në mars u lëvruan 90 milion € e para të ndihmës makro-financiare të BE. Ja edhe sa do të përfitojë Shqipëria

Në 25 maj 2020, Bashkimi Evropian miratoi vendimin për të vënë në dispozicion asistencën makro-financiare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të zgjerimit të Evropës Lindore në kontekstin e krizës nga pandemia COVID-19.