E hënë, 04 Tetor 2021
09:20
Tiranë/ Arrestohet 26-vjeçari, u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, me shtetësi siriane. Në kërkim organizatori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm me shtetasi siraniane. Po ashtu policia njofton se në kërkim është shpallur dhe një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

09:13
Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Mal të Zi/ Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes

28-vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçares, Sheila Bakija në Mal të Zi është vetëdorëzuar në polici. Pas krimit në Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh, ndërkohë që u vetëdorëzua në orët e vona të ditës së djeshme.

09:02
OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë, ja cilat zona të Tiranës s’do kenë drita sot

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e sotme rreth orës 09:00-16:00 disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të disa punimeve që po kryhen.

08:49
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ja çfarë pritet të diskutohet

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

08:45
​Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”.

08:37
Nga sot fillon mbulimi i targave të Kosovës dhe Serbisë me letër ngjitëse

Nga sot në targat e automjeteve të Kosovës por edhe të Serbisë do të vendosen letra ngjitëse për të mbuluar simbolet shtetërore të të dyjave vendeve. Kjo siç edhe parashihet me pikën e dytë të marrëveshjes për targat që u arrit javën që lamë pas në Bruksel.

08:33
Rrëzimi i avionit në Itali, mes viktima miliarderi rumun, gruaja dhe djali i tij 30-vjeçar

Një biznesmen miliarder i pasurive të paluajtshme është identifikuar mes viktimave të aksidentit ajror që ndodhi ditën e djeshme në Milano, kur një aeroplan i vogël me gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u përplas në një ndërtesë të zbrazët në periferi të San Doneton.

08:22
Shqiptarët shpenzojnë rreth 1.2 mld euro në vit për energji e karburante/ Si të lehtësojmë faturën e krizës?

Teksa e gjithë bota ka hyrë në një krizë energjetike, kryeministri Edi Rama paralajmëroi për një situatë të ngjashme në Shqipëri, që mund të shoqërohet me shtrenjtim të energjisë elektrike, ndërsa ai i karburanteve ka kohë që ka filluar.

07:48
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

E diel, 03 Tetor 2021
23:01
SHBA-ja dhe Franca do të zhvillojnë bisedime për uljen e tensioneve

Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të zhvillojnë bisedime më 5 tetor në përpjekje për të ulur tensionet diplomatike.

22:54
Frankfurti “trondit” Bayernin, fiton në Munich pas 21 vitesh

Pas 5 barazimesh rresht në kampionat, Eintracht Frankfurt mori fitoren e parë sezonale dhe e bëri këtë në fushën e Bayern Munich duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale skuadrës së Julian Nagelsmann.

22:40
Eksportet e bimëve mjekësore të Shqipërisë, në 45 vende të botës

Bimët mjekësore shqiptare, vijojnë të mbeten produktet bujqësore më të kërkuara nga tregjet e huaja.

22:27
Pija e fuqishme që ‘shkatërron’ celulitin

Depozitat e celulitit mund të lehtësohen me një pije shumë të shijshme që do të pastrojë trupin, do ta heqë atë nga uji i tepërt dhe do t’ju japë energji.

22:09
Salianji me fermerët ne Korçë: Çmimi i farave dhe plehrave kimike u rrit në bashkëpunim me qeverinë

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka fajësuar qeverinë për rritjen e çmimit të farave dhe plehrave kimike në bujqësi.

21:48
Premiera botërore e “No time to Die”/ Më 8 tetor do shfaqet në SHBA, më 11 nëntor në Australi

“No Time to Die” pati premierën botërore më 30 shtator në Mbretërinë e Bashkuar, më 8 tetor do të shfaqet në SHBA dhe më 11 nëntor në Australi.

21:24
Rrugica me baltë ku u rrit kampioni/ Myrto Uzuni nga Uznova e Beratit, golashënuesi më i mirë në Hungari

Sot Myrto Uzuni është një nga golashënuesit e Ferencvaroshit ne Hungari, lojtar i ekipit kombëtar dhe protagonist në kupat e Europës me skuadrën e tij.

21:10
Sherr mes bandash në Athinë, ekzekutohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin grek Athinën.

20:51
Po rregullonte defektin elektrik në shtëpi, 40-vjeçarin e zë korrenti e ndërron jetë

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

20:36
The Sun: Kamp në Shqipëri/ Qeveria hedh poshtë artikullin për strehimin e refugjatëve

Emigrantët që kalojnë Kanalin e La Manshit me anije të vogla nga Franca do të dërgohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re, shkruan The Sun, lajm i cili është mohuar nga qeveria shqiptare.

20:30
LSI kërkon përfaqësim të drejtë/ Vasili: Hetim, pastaj reformë zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim, për herë të parë ka humbur peshën politike në Parlament.

20:28
Bllokohen gërmimet arkeologjike Durrës/ Kërkesa nga komuniteti mysliman: Lulishtja, prona jonë

Nëntoka muze e Durrësit ka ofruar të tjera dëshmi të antikitetit të vonë, po gërmimet arkeologjike në lulishten para filialit të postës shqiptare do të ndërpriten.

20:04
Gjykata e Lartë ka 36 mijë dosje/ 18 mijë dosje për çështje divorci, 12 mijë padi ndaj shtetit

Gjykata e Lartë ka publikuar planin se si do ta minimizojë stokun disa vjeçar që ka shkuar rreth 36 mijë dosje që presin për t’u gjykuar.

20:01
Ulja e TVSH sjell humbje/ Ekspertët: Nuk çon gjithnjë në ulje çmimesh, luftoni evazionin

Politikat sociale duke përdorur taksat mund të jenë një orientim i gabuar ekonomik sipas ekspertëve.

19:39
Shtëpia e re, kushton më shtrenjtë/ Janë rritur nga 25 % deri në 100 % çmimet e lëndëve të para për mobilim

Një çifti të ri, mobilimi i një apartamenti 1+1 para pandemisë kushtonte?

19:27
Kriza e madhe energjetike po vjen! Kryeministri paralajmëron për pasoja të rënda: Qeveria do t’ju ndihmojë

Kryeministri Rama e ka pranuar për herë të parë se Shqipëria do përballet me një krizë energjetike.

19:00
Tirana rigjen fitoren/ Kukësi- Teuta përfundon 2-3

Kukësi dhe Teuta u bënë protagoniste të një ndeshjeje spektakolare në këtë javë të 4-t të Abissnet Superiore.

18:51
U ekzekutua nga bashkëshorti, qindra qytetarë në Mal të Zi protestojnë për 19-vjeçaren shqiptare

Qindra qytetarë protestuan sot në Mal të Zi për vrasjen e 19-vjeçares Shejla Bakija.

18:50
Teuta me stofin e kampiones i shkakton humbjen e parë Kukësit dhe ngjitet në krye

Kukësi priti sot Teutën, kampionen në fuqi në “Elbasan Arena”.

18:32
Komandanti i misionit të KFOR-it viziton pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, vizitoi sot njësitë e KFOR-it të vendosura në pikat e kalimit Jarinjë dhe Bërnjak në veri.

18:24
Kosovë/ Kuvendi pritet të miratojë ligjin për kriptovalutat

Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës të miraton ligjin për kriptovalutat, i cili krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë industri të re në treg.

17:57
Ulet numri i viktimave nga Covid në vend/ 691 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

3 persona kanë humbur jetën pas infektimit me Covid 19, në vendin tonë, shifër më e ulët se ditët e kaluara.

17:44
Bie nga pema e arrës, ndërron jetë 40-vjeçarja në Pukë

Një 40-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele, pasi aksidentalisht ka rënë nga një pemë.

16:48
Rritja e çmimeve të produkteve të konsumit/ Basha jep propozimet për zgjidhje: Të ristrukturohet buxheti për të përballur krizën

Kryedemokrati Basha reagoi sot pas deklaratës së kryeministrit Rama se rritja e çmimit të energjisë është e pashmangshme.

16:45
Bashkëpunim me universitetet prestigjioze, Rama niset nesër drejt Spanjës

Universitet shqiptare do të bashkëpunojnë edhe me universitet spanjolle, me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

16:30
SHBA-ja i kërkon Kinës të ndalë provokimet ndaj Tajvanit

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e aktivitetit ushtarak të Kinës pranë Tajvanit.

16:12
Pas sherrit për motive banale/ 44-vjeçari qëllon me armë drejt shtëpisë, arrestohet pas disa minutave

Një 44-vjeçar që qëlloi me armë zjarri drejt një banese u arrestua këtë të diel në Durrës.

15:42
Ulja e tvsh nga 20% në 6%, Salianji me qytetarët në Korçë: Ja tabela që tregon me sa lekë ulen ushqimet

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, ishte në Korçë ku u shpjegoi qytetarëve uljen e tvsh nga 20% në 6%, një propozim ky i PD që pritet të depozitohet në Kuvend.

15:32
Pekin 2022: Lojërat Olimpike Dimërore pa spektatorë të huaj

Kina do të lejojë vetëm spektatorë vendas në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin. Edhe rregullat e mbrojtjes ndaj koronavirusit për atletët janë bërë të qarta.

15:10
Itali/ Avioni privat përplaset me ndërtesën, ndërrojnë jetë të gjithë personat në bord

Një avion i vogël privat u rrëzua mbi një ndërtesë pranë stacionit të metrosë San Donato (Milano), duke u marrë jetën 8 personave.

14:47
Shpërthim vdekjeprurës afër një xhamie në Kabul

Një shpërthim jashtë një xhamie në Kabul të Afganistanit ka shkaktuar viktima në mesin e civilëve afganë, tha një zyrtar taliban.

14:38
Izraeli rrit presionin për dozën e tretë të vaksinës

Qeveria e Izraelit po rrit presionin ndaj personave që janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

14:27
Miliarderi rus kërkon azil në Mal të Zi

Një miliarder rus me origjinë nga Azerbajxhani është arrestuar në Mal të Zi pasi Rusia e kërkonte atë nën dyshimet se ka urdhëruar vrasje me pagesë.

14:05
Rama: Kemi përballë një krizë të jashtëzakonshme energjitike, do përballemi me çmime marramendëse

Kryeministri Edi rama në një konferencë të pazkontë tha se kemi përballë një krizë të jashtëzankonshme energjitike, dhe Shqipëria nuk do të mbesë e paprekur.

13:52
Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, prapësohen në Rinas dy shtetasit nga Bangladeshi

Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe atë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

13:48
Ndryshimi i orës, një orë para apo një pas – akoma pa dakordim rreth debatit të shumëpërfolur në Bruksel

Edhe pse Komisioni Evropian tre vite më parë propozoi heqjen e ndryshimit të orës gjatë dimrit, vendet anëtare ende nuk janë pajtuar rreth kësaj çështje dhe duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në një të ardhme të afërt.

13:23
Zjarr i madh në Romë, digjet ura e hekurt që ishte qendra e jetës së natës në qytet

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë dhe pjesërisht ka shkatërruar Ponte Di Ferro, anijen e hekurt industriale që lidh dy rajonet e Romës, Ostinezen me Trasteveren.

13:02
Studimi: Shqetësuese sasia e grimcave plastike në trupat e foshnjave

Foshnjat kanë 15 herë më shumë grimca plastike në trupin e tyre se të rriturit. Ky është rezultati shqetësues që një studim ka zbuluar, raporton Euronews.

12:44
‘Exclusive’ për TKOB. Sonte pjesa e dytë e rrëfimeve të artistëve

Sot në Excluzive vijon pjesa e dytë e dokumentarit Opera e Tiranës.

12:34
Shkodër, trotuare të bllokuara/ Tregtarët nxjerrin gjithçka në rrugë

Teksa kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi flet për lirimin e hapësirave publike, top Channel pa nga afër se si është situata në terren e rrugëve dhe trotuarëve në Shkodër.

12:20
Plazh jashtë sezonit/ Turistë vendas e të huaj ende pushojnë në brigjet e Jonit

Ka përfunduar sezoni veror por jo ai turistik.

12:14
Fshati me drita si qiri/ Linjat nuk e përballojnë ngarkesën e teknologjisë së sotme në Llinas të Cërrikut

Më shumë se 100 banorë të lagjes së sipërme në fshatin Linas të Cerrikut vuajnë cilësinë e dobët të energjisë elektrike.

12:10
Reagon qeveria: Jo kamp azilantësh për Anglinë në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e britanikes “The Sun” se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp azilantësh.

11:36
Foto/ Vrau në Angli, Interpol Tirana e prangos në Lushnjë

Një 20-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana.

11:32
Krokodili del nga uji dhe rrëmben dronin e kameramanit, pamjet e pabesueshme

Ky është momenti kur një krokodil rrëmben dronin e një kameramani në Australi .

11:28
Reja shpall listën, ja kuqezinjtë që do të tentojnë mrekullinë me Hungarinë dhe Poloninë

Federata Shqiptare e futbollit ka publikuar listën e futbollistëve kuqezinj, të cilët do të jenë “nën armë” për dy ndeshjet vendimtare eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, kundër Hungarisë dhe Polonisë. E para do të zhvillohet në “Puskas Arena”, më 9 tetor, ndërsa për polakët skuadra e Edy Rejas do të përballet në “Air Albania”, më 12 tetor.

11:14
The Sun: Ka negociata, Anglia qendër azilantësh në Shqipëri

Emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do të ndalohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re, shkruan The Sun.

11:11
Dogji gruan me acid/ Emigranti shqiptar në Francë dënohet me 20 vite burgim dhe dëbim pas dënimit

Një shtetas shqiptarë është dënuar nga një gjykatë franceze për djegien me acid të ish bashkëshortes së tij.

11:04
Tani gjoba ju vjen në shtëpi/ Vjen në Shqipëri super-pajisja që “nuk njeh mik” dhe kap çdo shkelje rrugore

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj.

11:00
”Kim Jong-un po përdor sozi, nuk është dobësuar”, mediat: “S`është i njëjti person”!

Fotot e reja të Kim Jong-un-it të dobësuar ngjallën dyshime se diktatori koreano-verior në fakt po përdor një sozi.

10:55
Mitsotakis kundër vetos bullgare: “Po mban peng Shkupin dhe Ballkanin”!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet.

10:43
Tmerr në det: Policët francezë hapin zjarr mbi gomonen me emigrantë!

Policia franceze hapi zjarr mbi emigrantët e ndodhur në një gomone pranë Dunkirkut me qëllimin t`i ndalonte kalimin e paligjshëm drejt Britanisë.

10:36
“Dimri i madh” i Boris Johnson: Nga “hero” i Brexit, në “njeriun e krizave”

Teksa partia e tij konservatore mban kongresin e saj të 2021-shit, Boris Johnson kalon mes besnikëve të tij me një sërë krizash mbi shpatulla, duke nisur nga ajo e karburanteve që ka bllokuar rrugët e deri tek rritja e çmimeve të energjisë për shkak të furnizimit të tkurrur me gaz.

10:30
Tiranë/ Vihen në pranga 5 persona, ja çfarë kanë bërë

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

10:03
Google Photos aplikacion për të fshehur imazhe të ndjeshme

Aplikacion i ri i Google Photos, që ju lejon të fshihni imazhe dhe video të ndjeshme nga faqja kryesore, duke mbrojtur aksesin me një fjalëkalim ose me veçori biometrike.

09:52
Mbyllet Mural Fest 2021, ja disa nga veprat që zbukuruan fasadat e pallateve në Tiranë

Pas 45 ditësh punë intenstive dhe 2 vjet përgatitje mbyllet me sukses edhe Mural Fest 2021 organizuar nga Dekor Tirana dhe kuruar nga Helidon Doni Haliti dhe Kiriakos Losifidis.

09:48
Vlorë/ Trafikonin egjiptianët drejt Italisë, 5 të arrestuar

Finalizohet operacioni policor “Bristani”, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta.

09:29
Kanabis në Kakavijë/ Goditen tre raste, ja çfarë u gjet nga kontrollet

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

09:20
Më i madh se Titaniku,super-jahti me ‘energji nukleare’/ Do përdoret në luftimin e ndryshimeve klimatike

Mund të duket si diçka nga filmi i ri i James Bond, por “Earth 300” është një super-jaht me ‘energji nukleare’ me ambicie të guximshme.

09:11
Bulqizë/ Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 48-vjeçari

Më datë 02.10.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin.

09:00
‘Qilimi shqiptar’ në Shirokën e bukur fiton çmimin e Loop Design Awards. Rama: Rroku vlerësimin për imazhin unik

Qilimi shqiptar’ në Shirokën e bukur ka fituar çmimin nga prestigjiozja Loop Design Awards, që vlerëson arkitekturën, dizajnin, peizazhin, fotografinë dhe imazhin unik në të gjithë botës.

08:30
Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë

Një bandë e trafikut të kokainës është goditur nga policia italiane, ku të arrestuar janë katër shqiptarë dhe një italian, ndërsa një anëtar tjetër është shpallur në kërkim.

08:26
Vrasja e 18-vjeçares shqiptare në Tuz nga partneri, qytetarët thirrje për protestë: Ta kapim përbindëshin

Një 19-vjeçare shqiptare në Mal të Zi është vrarë nga bashkëshorti, ndërsa i plagosur ka mbetur babai i saj. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se bëhet fjalë për Sheila Bakija.

08:10
BE-ja planifikon të ndihmojë ushtrinë e Ukrainës

Bashkimi Evropian (BE) po shqyrton mundësinë e një bashkëpunimi ushtarak me Ukrainën përmes një misioni trajnimi për oficerët e këtij vendi.

07:58
Biden premton “përpjekje të pandalshme” për projekt-ligjet e ekonomisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të shtunën se ai do të “punonte pa pushim” për të siguruar miratimin në Kongres si të projekt-ligjit për infrastrukturën, ashtu edhe atë për programet sociale prej triliona dollarësh dhe se ka në plan të udhëtojë në vend për të mobilizuar mbështetjen për to mes amerikanëve.

07:38
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

07:19
Ministrat e jashtëm të SHBA dhe Francës, bisedime javën e ardhshme

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara Antony Blinken më 5 tetor, me synimin për rivendosjen e besimit midis dy vendeve, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga zyra e zotit Le Drian.

06:58
Barnat për tensionin e gjakut dhe ndikimi tek depresioni

Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se barnat për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut nuk e rrisin rrezikun e depresionit, madje disa prej tyre mund të ulin rrezikun. Ky studim është i rëndësishëm sepse hedh poshtë pretendime të mëparshme se barna të tilla rrisnin rrezikun e depresionit, një sëmundje që ndikon tek shëndeti i zemrës. Studimi është publikuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës në revistën mjekësore Hypertension.

06:32
Marubi mes nenexhikut dhe mentes/ Bima shëruese për zemrën dhe imunitetin

Marubi është një bimë e vogël barishtore që i ngjan mentes. Ajo mban emrin botanik Marrubium vulgare. I përket të njëjtës familje botanike të mentes, madje ka vlera shëndetësore të ngjashme me të, duke u renditur në një bimë të rëndësishme në praktikat tradicionale mjekësore popullore. Lulet e kësaj bime janë të bardha. Bashkë me gjethet, ato përdoren gjërësisht në nxjerrjen e vajrave esencialë. Bima e marubit përdoret, jo vetëm në mjekësinë popullore, por edhe në gatime të ndryshme.

06:16
Trajtimet natyrale për problemet me barkun/ Si t’i përdorni

Në një fazë të jetës të gjithë kanë patur probleme me barkun. Disa nga simptomat më të përhapura përfshijnë fryrje, kriza të muskujve të barkut dhe në raste më serioze diare e vazhdueshme.

05:50
Problemet e përditshme që dëmtojnë trurin/ Gabimet që duhet të shmangni

Truri, shëndeti i tij dhe ushqyerja e tij shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur. Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje.

05:15
Shenjat paralajmëruese të diabetit që çdo burrë duhet të dijë

Diabeti zë vendin e shtatë në listën e sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Përqindja e diabetit në Shqipëri në popullatën e rritur është 1.9% sipas Institutit të Shëndetit Publik. Në Shqipëri njihen zyrtarisht 60 mijë diabetikë. Megjithatë, sipas ISHP-së, numri i diabetikëve në vend duhet të jetë 2-3 herë më i lartë.

03:46
Google Photos aplikacion për të fshehur imazhe të ndjeshme

Aplikacion i ri i Google Photos, që ju lejon të fshihni imazhe dhe video të ndjeshme nga faqja kryesore, duke mbrojtur aksesin me një fjalëkalim ose me veçori biometrike.

03:13
NASA fillon misionin e ri për të monitoruar peizazhet e Tokës

Landsat 9, një satelit i NASA -s i ndërtuar për të monitoruar sipërfaqen e tokës së Tokës, u lancua me sukses nga Baza e Forcës Hapësinore Vandenberg në Kaliforni.

02:44
Presidenti Mattarella kërkon shtëpi?!

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella është vënë në kërkim të një shtëpie në Romë.

02:20
COVID-19/ Zvicra do të shpërblejë njerëzit që bindin të tjerët të marrin vaksinën

Të gjithë zviceranët që bindin miqtë, kolegët ose të afërmit e tyre që të vaksinohen kundër Covid-19 mund të shpërblehen, sipas një propozimi që synon të nxisë përhapjen e vaksinimit.

01:59
Shkon mbi 700 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 700 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 457 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 700 mijë e 327.

01:40
Giacobbe: Përparim i mirë nga Kosova dhe Serbia

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe duke komentuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, ka thënë se është një përparim i mirë nga Kosova dhe Serbia.

01:21
Covid-19/ Në Kaliforni vaksina bëhet e detyrueshme për të gjithë fëmijët mbi 12-vjeç

Guvernatori i Kalifornisë në SHBA, Gavin Newsom publikoi qarkoren e cila njofton se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme në të gjithë rajonin për nxënësit klasave të 7-të deri në klasën e 12-të.

00:59
VAR-i shpëton Man. United nga disfata, Evertoni i merr pikë në “Old Trafford”

Tjetër rezultat zhgënjyer për Manchester United pas humbjes së papritur përballë Aston Villas një javë më parë. “Djajtë e Kuq” duhet t’i falen sistemit VAR që i shpëtoi nga një humbje turpëruese me përmbysje nga Evertoni në “Old Trafford”, me sfidën që përfundoi 1-1.

00:47
Zamparini: Jemi të pikëlluar, ja nga se vuante Armandinho

Ish presidenti i Palermos në futbollit italian, Maurizio Zamaprini mori një lajm tejet të rëndë pasditen e djeshme, pasi djali i tij i vogël, Armando 23-vjeçar, ishte gjetur i vdekur në Londër, ku jetonte dhe studionte prej disa kohësh.

00:34
Ibra feston 40-vjetorin dy ditë para, merr dhuratë një tortë 22-kilogramëshe

Zlatan Ibrahimovic feston ditëlindjen e 40-ë, këtë herë dy ditë më herët sesa 3 tetorit që është data e tij e lindjes. Shkak për këtë ëshët bërë fakti që shokët e tij të ekipit janë të angazhuar të dielën në kampionat dhe gjiganti suedez nuk ka dashur t’i shpërqendrojë.

00:22
Dzeko bën heroin, Interi fiton me përmbysje ndaj Sassuolos

Interi ka fituar me përmbysje, dhe ka arritur të dalë me 3 pikë nga fusha e vështirë e Sassuolos. Tashmë me këtë 3 pikësh, Interi ngjitet në vendin e dyte, 1 pikë larg Napoli që ka ende një ndeshje pa luajtur.

E shtunë, 02 Tetor 2021
23:58
Memelli sqaron përplasjen me Adilin dhe kërkon ndjesë publikisht

Trajneri Migen Memelli u përfshi në një debat me mbrojtësin e Vllaznisë, Mevlan Adili, që i kushtoi përjashtimin e këtij të fundit me karton të kuq në nisje të pjesës së dytë, ndërsa në emisionin “Gol pas Goli” sqaroi edhe atë çka ndodhi mes të dyve.

23:45
Brdariç pas barazimit në Korçë: Jorgji e teproi me ndëshkimin, i kënaqur me mentalitetin e skuadrës

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shfaq i kënaqur me paraqitjen në tërësi të shkodranëve në transfertën ndaj Skënderbeut, teksa theksoi se në momente të caktuara skuadra nuk pati fat.

23:36
Goli i Zeqirit nuk ndal Dortmundin, M’Gladbach mposht edhe Wolfsburgun

Borussia Dortmund lë pas humbjen e një jave më parë në transfertën ndaj M’Gladbach, teksa ia ka dalë të triumfojë me shifrat 2-1 në “Signal Iduna Park” përballë Augsburgut.

23:23
Barcelona në krizë të thellë, Suarez hakmerret ndaj Koemanit

Barcelona e Ronald Koemanit jep pak shpesë. “Blaugranat” u mposhtën 2-0 nga Atletico e Madridit në “Wanda Metropolitano”, ku rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, nëse “Los Colchoneros” do t’i shfrytëzonin më mirë kundërsulmet.

23:05
Ironia për “infermieren e natës”/ Ana sqarohet me Ritvanën: Njeriu duhet të bëhet doktoreshë

Ana është bërë pjesë e puntatës së parë të Për’puthen Prime dhe ka pasur një përballje me Ritvanën pasi i kanë konsideruar si shumë të ngjashme.

22:55
“I kam bërë bllok që kur kam dalë…”/ Ledjana rikthehet në Për’puthen, flet për Mevlanin dhe Antonelën

Ledjana është rikthyer në Për’puthen Prime, ku ka folur për marrëdhënien me Mevlanin dhe Antonelën, për të cilët tregoi se nuk ka asnjë kontakt.

22:45
“E kam gjoksin silikon”, Mikela ia thotë troç Edit pas përplasjes me Adën, ja si reagon ai

Pas debatit që pati Ada me Edin për shkak të operacioneve plastike, Mikela ka zgjedhur ta provokojë duke i bërë pyetjen nëse do të donte të dilte me të.

22:35
“Ti biberon, nuk të kuptoj çfarë je”/ Ada acarohet keq me Edin, zbuloni arsyen

Edi ka kërkuar vazhdimisht takime me Adën.