“Po përdor postin për shantazh“/ Berisha dënon deklaratën e Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Më vonë mund t’u bëjë shantazh prokurorëve 24/09 14:00
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka fajësuar qeverinë për rritjen e çmimit të farave dhe plehrave kimike në bujqësi.
Çmimet e larta kanë ndikuar që fermerët që dalin me humbje.
Sipas Salianjit,“qeveria ju është bërë barrë fermerëve, në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve”.
“Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit. Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto. Qeveria dhe përfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve”, shkruan deputeti në një postim në “Facebook”.
Top Channel