Krokodili del nga uji dhe rrëmben dronin e kameramanit, pamjet e pabesueshme

03/10/2021 11:32

Ky është momenti kur një krokodil rrëmben dronin e një kameramani në Australi .

Kameramani Dane Hirst po xhironte për një dokumentar për median Australiane (ABC) kur një krokodil ” kërceu nga uji dhe rrëmbeu dronin që mbante kamerën e tij.

Videoja e nxjerrë nga droni i shkatërruar e tregon atë duke u përplasur mbi ujë drejt një krokodili, që lundron praktikisht i palëvizshëm, me vetëm kokën mbi sipërfaqe, në një lagunë në Darvin.

Kameramani i ABC Dane Hirst tha : “Ndërsa po filmoja, ngrita kokën drejt lagunës dhe pashë një krokodil që doli nga uji dhe dëgjova një zhurmë të madhe shtrënguese të nofullave”.

Pamjet tregojnë se si Droni dhe kamera janë zhytur në ujin e errët të gjelbër, deri në shtratin e lagunës ndërsa turbullirat pastrohen.

Ishte një punonjës i parkut i cili tha se droni u gjet dy javë më vonë në bregun e lagunës dhe fatmirësisht karta me pamjet nuk ishte e dëmtuar.

Top Channel