Bashkëpunim me universitetet prestigjioze, Rama niset nesër drejt Spanjës

03/10/2021 16:45

Universitet shqiptare do të bashkëpunojnë edhe me universitet spanjolle, me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Bashkë me ministren e Arsimit, Evis Kushi, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Spanjës, për të firmosur bashkëpunimin mes dy vendeve.

Më pas, Rama do të shkojë në Slloveni, për të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, për të ardhmen europiane të Ballkanit.

Më herët, ministrja Kushi ka premtuar realizimin e marrëveshjeve me disa universitete europiane, për t’i dhënë mundësi shkëmbimi studentëve e pedagogëve si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Top Channel