Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella është vënë në kërkim të një shtëpie në Romë.

Sipas gazetës së njohur italiane ”Corriere della Sera”, kreu i shtetit shkoi për të vizituar një apartament në një zonë jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, midis Villa Ada dhe Villa Borghese.

Apartamenti që ai përzgjodhi aktualisht është i banuar nga një zonjë, e cila është duke u larguar. Sapo hapi derën zonja e gjeti veten përballë presidentit të Republikës dhe nuk mund të rezistonte pa i kërkuar një selfie zotit Mattarella.

Besohet se presidenti Mattarella do ta marrë apartamentin në muajin dhjetor. Sipas kushtetutës italiane, mandati i presidentit është shtatë vjet.

Top Channel