”Kim Jong-un po përdor sozi, nuk është dobësuar”, mediat: “S`është i njëjti person”!

03/10/2021 11:00

Fotot e reja të Kim Jong-un-it të dobësuar ngjallën dyshime se diktatori koreano-verior në fakt po përdor një sozi.

Këto muajt e fundit, Kim është shfaqur në publik shumë më i dobësuar, dhe disa nuk përjashtuan mundësinë që kjo humbje kaq e madhe në peshë të jetë dhe pasojë e ndonjë sëmundjeje të rëndë.

Tani, po bëhen krahasime të kujdesshme të fotografive të tij të fundit me ato të mëparshmet. Mbështetësit e idesë së një sozie, thonë se ky i fundit i ka sytë më larg se Kim jong-un-i i vërtetë, ballin më të madh, duar më të vogla e ngjyrë tjetër lëkure.

Kjo nuk është sidoqoftë hera e parë që Kim akuzohet se përdor një sozi. Vitin e kaluar, thashetheme të mëdha rrethuan zhdukjen e tij 20 ditore, sipas të cilave po përdorej dikush tjetër me pamjen e liderit të vendit komunist, i cili të zërë vendin e tij nëse Kim sëmuret apo vdes.

Top Channel