Pas sherrit për motive banale/ 44-vjeçari qëllon me armë drejt shtëpisë, arrestohet pas disa minutave

03/10/2021 16:12
Foto ilustruese

Një 44-vjeçar që qëlloi me armë zjarri drejt një banese u arrestua këtë të diel në Durrës.

Njoftimi i policisë

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobwta, dyshohet se  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel