Ilustrim

Një 20-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel raporton se i arrestuari është Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel