Itali/ Avioni privat përplaset me ndërtesën, ndërrojnë jetë të gjithë personat në bord

03/10/2021 15:10

Një avion i vogël privat u rrëzua mbi një ndërtesë pranë stacionit të metrosë San Donato (Milano), duke u marrë jetën 8 personave.

Ai po lëvizte me 156 kilometra në orë, kur u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim.

Piloti dhe shtatë pasagjerët që ndodheshin në bord vdiqën në vend. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të kësaj të diele.

Dyshimet paraprake tregojnë se diçka e papritur ndodhi në bord dhe avioni, i cili punonte vetëm me një motor filloi të bjerë. Pavarësisht përpjekjeve të pilotit, manovrimi qe i pamundur për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën mjeti po i drejtohej tokës, që sipas regjistrimeve ka kapur 319 km/orë.

Ndërtesa që u godit nga avioni u përfshi nga flakët, bashkë me disa automjete që ndodheshin përreth.

Aksidenti dhe tymi bënë që kompania që menaxhon trafikun ajror në Itali, të pezullojë ngritjet dhe uljet në Linate për disa minuta.

 

 

Vijon…

FOTO GALERI
1/4

Top Channel