VAR-i shpëton Man. United nga disfata, Evertoni i merr pikë në “Old Trafford”

03/10/2021 00:59

Tjetër rezultat zhgënjyer për Manchester United pas humbjes së papritur përballë Aston Villas një javë më parë. “Djajtë e Kuq” duhet t’i falen sistemit VAR që i shpëtoi nga një humbje turpëruese me përmbysje nga Evertoni në “Old Trafford”, me sfidën që përfundoi 1-1.

Në fakt, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e mbylli pjesën e parë në epërsinë e një goli të shënuar nga Anthony Martial në minutën e 43-të, i shërbyer nga Bruno Fernades.

Në minutën e 57-të, Solskjaer hodhi në fushë Cristiano Ronaldon në vend të Edinson Cavanit, por çuditërisht golin e radhës e shënuan “Toffees” në të 65-tën me Townsemd.

Në minutën e 85-të, Yerry Mina përmbysi shifrat në 1-2, por pas rivlerësimit të pamjeve, u konstatua pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit. U mbyll 1-1 kjo sfidë, rezultat që lë të zhgënjyer “Djajtë e Kuq”, të cilët kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në dy takimet e fundit, duke humbur terren ndaj rivalëve të krye të klasifikimit.

Top Channel