3 persona kanë humbur jetën pas infektimit me Covid 19, në vendin tonë, shifër më e ulët se ditët e kaluara.

Viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74 vjeç dhe një 70-vjeçar nga Tirana.
467 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 2.592 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 në gjendje më të rënduar.

Vihet re rritja e rasteve të reja në bashkësi të vogla si Selenica, Kruja e Lushnja, përkatësisht me 36, 20 dhe 18 të infektuar në vetëm 24 orë:

168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnjë, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.

Në Shqipëri, momentalisht numërohen 8.951 pacientë aktivë me Covid 19.

Këtë fundjavë janë shëruar dhe 691 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160.130 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        467
Të shëruar në 24 orë      691
Të shtruar në spitale       182
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 2,592

Testime totale              1,213,726

Raste pozitive               171,794
Raste të shëruara         160,130
Raste Aktive                     8,951
Humbje jete                     2,713

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,876
Durrës             941
Fier                  787
Shkodër          765
Vlorë               556
Elbasan           475
Berat               373
Lezhë              353
Korçë              235
Gjirokastër      223
Kukës              195
Dibër               172

Top Channel