Frankfurti “trondit” Bayernin, fiton në Munich pas 21 vitesh

03/10/2021 22:54

Pas 5 barazimesh rresht në kampionat, Eintracht Frankfurt mori fitoren e parë sezonale dhe e bëri këtë në fushën e Bayern Munich duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale skuadrës së Julian Nagelsmann.

Frankfurt triumfoi 1-2 në Alianz Arena duke u rikthyer të fitojë në Munich pas plot 21 vitesh, teksa fitorja e fundit në Bundesliga në këtë stadium datonte në vitin 2000, me të njëjtat shifra 2-1. Ishte Bayerni që zhbllokoi shifrat me Leon Goretzkan në minutën e 29-të, por Hinteregger në të 32-ën dhe Filip Kostic 7 minuta para fundit i dhanë suksesin skuadrës së Oliver Glasner që pak nga pak po rigjen formën më të mirë.

Me këtë humbje të Bayernit diferenca në renditje mes 4 vendeve të para është vetëm 1 pikë, me bavarezët që gjithsesi mbeten në krye.

Top Channel