28-vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçares, Sheila Bakija në Mal të Zi është vetëdorëzuar në polici. Pas krimit në Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh, ndërkohë që u vetëdorëzua në orët e vona të ditës së djeshme.

Gjokaj ishte i fejuar me 19-vjeçaren, kur kjo e fundit bëri kallëzim në në polici se Gjokaj po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit dhe nuk u dënua.

Mediet malazeze shkruajnë se Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”.

Ngjarja

Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.

Top Channel