Fshati me drita si qiri/ Linjat nuk e përballojnë ngarkesën e teknologjisë së sotme në Llinas të Cërrikut

03/10/2021 12:14

Më shumë se 100 banorë të lagjes së sipërme në fshatin Linas të Cerrikut vuajnë cilësinë e dobët të energjisë elektrike.

Linjat e ndërtuar mbi 50 vite më parë nuk përballojnë ngarkesën e sistemin e për pasojë asnjë pajisje elektroshtëpiake nuk funksionon.

Edhe pse kanë kërkuar shpesh herë zgjidhjen e këtij problemi ende asgjë nuk është bërë.

Përveç cilësisë së dobët shpesh herë rrjeti i vjetëruar pëson edhe defekte duke e lënë të gjithë fshatin në errësirë.

Në këtë kushte banorët e kësaj lagjeje kërkojnë një zgjidhje që të paktën në vitin 2021 të kenë energji elektrike.

Top Channel