E mërkurë, 03 Gusht 2022
11:40
Mbërrin anija me drithë ukrainas në Stamboll, kontrollet teknike vonojnë rrugën drejt Libanit

Inspektorët hipën të mërkurën në anijen e parë të mallrave që u largua nga Ukraina që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, pasi anija u ankorua në Stamboll.

11:19
Erdhi në Shqipëri për pushime, por humbi jetën/ Mes dhimbjesh, Jonada përcillet sot në banesën e fundit

Jonada e vogël erdhi në Shqipëri me prindërit e saj dhe po shijonte detin e bukur të jugut, por një incident me gomone i mori jetën.

11:02
Bie dukshëm interesimi i konsumatorëve për të blerë

Konsumi ka rënë ndjeshëm edhe në tregtinë elektronike, e cila deri më tani ka përfituar nga pandemia. Ekspertët thonë se pika më e ultë e konsumit ende nuk është arritur.

10:58
Gjykata e Lartë bën bilancin, ulet numri i dosjeve stok: Ja sa dosje presin ende për t’u shqyrtuar

Në Gjykatën e Lartë, numërohen aktualisht 30.751 dosje stok, të njohura ndryshe si ‘backlog’, të cilat presin të shqyrtohet.

10:45
Zjarri në Mukje të Krujës vazhdon të jetë aktiv/ Nuk ka më rrezik për banesat, por janë djegur dhjetëra hektarë pisha

Zjarri që ka nisur që nga pasditja e së martës në fshatin Mukje të Krujës vazhdon të jetë aktiv.

10:44
“Së pari Italia dhe italianët!”/ Kush është Girogia Meloni që mund të bëhet e gruaja e parë kryeministre e Italisë

Një pllakatë dhe një kurorë e vyshkur të kujtojnë në Via della Scrofa në Romë, jo larg selisë së parlamentit në qendrën historike, luftëtarin e rezistencës antifashiste Alberto Marchesi.

10:37
Pelosi: Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë në Tajvan mbetet i hekurt

“Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë, këtu në Tajvan dhe në mbarë botën, mbetet i hekurt”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, pas takimit me presidenten e ishullit, Tsai Ing-wen.

10:25
“Nuk e vrau varka, por shteti”/ Vdekja e 7-vjeçares në Potam, qytetarët lajmërojnë protestë përballë Ministrisë së Brendshme

Qytetarët, të revoltuar nga mungesa e sigurisë në plazhe dhe të zhgënjyer nga mosmbajtja e përgjegjësisë për raste të përsëritura në vendin tonë kanë lajmëruar një protestë përballë Ministrisë së Brendshme.

10:17
Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi të mërkurën se është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

10:14
“Mëngjes i trishtë, një kukull pret vajzën të luajë…”/ Një ditë pas tragjedisë në Potam, plazhi i braktisur

Një kukull, një tufë lule, dhe rrobat e familjarëve ende në shenzllong…

10:06
Vota e emigrantëve/ Publikohet drafti për regjistrimin e zgjedhësve jashtë vendit

Komisioni rregullator në KQZ ka publikuar rregullat që shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të ndjekin për të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në vendin tonë.

09:48
Nga kamariere në modele e njohur, e dashura e re e Benzemasë del hapur (Fotot)

Në fillim të korrikut të kaluar, nisën të qarkullonin disa zëra për një lidhje të mundshme mes Karin Benzemasë dhe Jordan Ozunas. Gjithçka ndodhi kur francezi po shijonte pushimet pas përfundimit të sezonit (sapo kishte fituar La Ligan dhe Championsin).

09:38
Detaje nga tragjedia në Potam/ Arjan Tase ishte i pajisur me leje për drejtimin e mjetit lundrues, por i mori jetën me gomone 7-vjeçares

Arjan Tase që aksidentoi për vdekje me gomone një vajzë në plazhin e Potamit ka qenë i pajisur me leje për drejtimin e mjetit lundrues që në vitin 2017.

09:27
SHBA-ja do t’i shesë raketa mbrojtëse Arabisë dhe Emirateve

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave mbrojtëse të tipit “THAAD” për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shitjen e raketave gjurmuese të tipit Patriot për Arabinë Saudite. Marrëveshjet e veçanta kanë një vlerë rreth 5.3 miliardë dollarë, tha Pentagoni të martën.

09:00
Pushuesit filmuan motorët e ujit teksa kryenin manovra të rrezikshme, bllokohen tre “Jet Ski” në Sarandë dhe gjobiten pronarët

Tre mjete lundruese që janë parë nga pushuesit e Sarandë, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”, teksa kryenin manovra të rrezikshme në det janë bllokuar gjatë natës nga policia.

08:44
Sherr mes të rinjve në Elbasan, një i plagosur me thikë

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur sot pas një konflikti që ka pasur me një tjetër djalë në qytetin e Elbasanit.

08:31
Kosova dhe Serbia pritet të rifillojnë bisedimet gjatë muajit gusht

Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të takohen në Bruksel për të diskutuar në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga blloku, në mënyrë që të shmangen tensionet si ato të së dielës në veriun e Kosovës.

08:13
Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme!

Rreth 20% e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2020 nuk kishin mundësi të ndiqnin një dietë të shëndetshme, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore që u publikua së fundmi.

08:04
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në vendin tonë këtë të mërkurë, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash.

E martë, 02 Gusht 2022
23:26
Zjarr i madh në fshatin Mukje të Krujës, rrezikohen shtëpitë

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Mukje të Krujës.

23:13
Vdekja e 7-vjeçares në Potam/ Shkarkohen krerët e Drejtorisë Vendore për Kufirin në Vlorë

Tragjedia e kësaj të marte në Potam të Himarës, ku një vajzë u vra nga një gomone që lëvizte shumë pranë bregut tregoi sërish se rregullat për qarkullimin e mjeteve lundruese nuk respektohen.

23:00
Gjithë inati tek skuadra e United/ Lojtarët më të abuzuar në Twitter, kryeson Ronaldo dhe Maguire

Një raport i publikur së fundmi mbi futbollistët të cilët marrin më shumë kritika, por edhe abuzohen në rrjetet sociale si Twitter, zbuloi se ata që e pësojnë më shumë janë dyshja e Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire.

22:59
Aksident në Vlorë, përplaset nga makina 55-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 55-vjeçari ka nodhur këtë të martë në Vlorë rreth orësa 22:00.

22:50
Vuçiç: Do të shkoj në Bruksel për dialog, por nuk pres asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 2 gusht se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Brukselit që më 18 gusht të mbahet rundi i ri i dialogut me Kosovën, por tha se ai nuk e di “se për çfarë tjetër mund të flasim”.

22:46
Vizita e Pelosit në Tajvan/ Pëgjigjet ashpër Kina: Ushtria në gatishmëri për operacione…

Ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë “operacione të shënjestruara ushtarake” në përgjigje të vizitës në Tajvan së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, thotë Ministria kineze e Mbrojtjes.

22:38
​Gabimet më të mëdha kur lani dhëmbët

Dhëmbët duhet të lahen dy herë në ditë, por kapërcimi i kësaj rutine mund të rezultojë në probleme.

22:29
Një ditë vere e kthyer në tragjedi/ Polici thyen rregullat dhe i merr jetën 7-vjeçares

Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën teksa po lahej në plazhin e Potamit pranë Himarës.

22:21
Toka po rrotullohet më shpejt, regjistrohet dita më e shkurtër në dekada

Toka po rrotullohet më shpejt, duke regjistruar ditën më të shkurtër të ndodhur ndonjëherë.

22:02
“Tifozët mezi po e presin”/ Modelja e PlayBoy kërkon të blejë klubin e zemrës: Po më diskriminojnë

Klubi i elitës në Kili, O’Higgins është nxjerrë në shitje nga pronari aktual, Ricardo Abumohor.

22:01
Ushqimi si floriri, mos e hidhni

Mjerimi ulet këmbëkryq në tavolinën e ngrënies së më shumë se 795 milion njerëzve në botë, që vuajnë nga uria dhe nga kequshqyerja.

21:45
Mango, Fruti i veçantë që ndihmon organizmin dhe forcon imunitetin

Mangot njihen ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësor edhe me një shije dhe aromë unike.

21:44
Nëna e dy fëmijëve bie për vdekje nga 40m kur kalon barrierat e parkut malor për të bërë ‘foton e përkryer’ (fotot)

Në një në e dy fëmijëve ka rënë për vdekje nga rreth 40 metra para familjes së saj të tmerruar kur kapërceu barrierat për të bërë një selfie nga një vend i frekuentuar panoramik.

21:35
Ilaçe kontrabandë? Ndalohet makina në Rudarë të Zveçanit/ Reagimi i Beogradit: Kanë rrëmbyer shoferin

Policia e Kosovës thotë ka ndaluar një shofer të një autoambulance në Rudarë të Zveçanit, i cili dyshohet se po kontrabandonte ilaçe.

21:25
3 ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen.

21:15
Hovenier, masat e qeverisë për reciprocitet me Serbinë të bashkërenduara me ndërkombëtarët

Qetësia është rivendosur në veriun e Kosovës pas tensioneve të ditëve të kaluara kur grupe qytetarësh serbë bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimet e qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia.

21:05
Ish-mbrojtësi i Vllaznisë prezantohet në klubin e ri, firmos në Rusi

Mevlan Adili do të vazhdojë karrierën e tij në Rusi teksa ka firmosur me klubin e kategorisë së dytë, SKA-Khabarovsk.

20:58
​Brad Pitt e Joey King krijojnë grupin me yjet e tyre “Bullet Train”

Brad Pitt dhe Joey King kaluan aq mirë me kolegët e tyre të “Bullet Train” saqë vendosën të krijonin një grup.

20:52
A po lëkunden financat publike të Italisë?

Qeveria Draghi po largohet, borxhet mbeten, normat e interesit po rriten dhe primi i rrezikut për obligacionet e qeverisë italiane po rritet në qiell. Sa i qëndrueshëm është buxheti kombëtar italian?

20:17
“A ke fëmijë ti?! Monstra po bën trimin akoma”, ulërima dhe të qara! Polici vret të miturën në Himarë

Polici Arjan Tase përplasi për vdekje të miturën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë ndërsa po drejtonte gomonen, duke tronditur të gjithë shqiptarët.

20:16
Dje dasmë, sot betejë me flakët! Digjet shtëpia në Lezhë, plagoset djali

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Pllanë të Lezhës.

20:00
Po bie vala e infektimeve/ Mjeku Korraqi: Kujdes pas kthimit nga pushimet

Vala e shtatë e pandemisë së Covid 19 duket se e ka nisur rënien  edhe në Shqipëri. Shifrat tregojnë  zbritje edhe pse kryhen pak testime.

19:52
Arrestohet për terrorizëm/ Pas dy vjet hetimesh në pranga i riu që bënte propagandë në rrjetet sociale

Bledar Zeneli i moshës 30 vjeç, me profesion murator, u ndalua me urdhër të SPAK pasi prokurori i Posaçëm u bind se i riu po propogandonte për qëllime terroriste dhe se po nxiste urrejtjen.

19:45
Kërcënime nga Irani/ “Daily Express”: Do të godasë me raketa kampin e MEK në Manzë

Gazeta Britanike “Daily Express”, të cilës i referohet Top Channel, i ka dedikuar një shkrim kërcënimit që i vjen Shqipërisë nga Irani si pasojë e strehimit të opozitës MEK.

19:44
Aristokrati italian me bashkëpunëtor krye-kriminelin shqiptar, arrestohet si vrasës me pagesë i Mafias (fotot)

Një aristokat italian që luante polo me kuaj në të njëjtin klub me Princin britanik Harry është akuzuar si vrasës profesionist i mafias që eliminonte kriminelë rivalë në këmbim të parave.

19:30
Studiuesit: Sulmet në faqet e internetit të Tajvanit mund të jenë nga hakerët kinezë

Sulmet digjitale kundër faqeve të internetit të qeverisë tajvaneze përpara mbërritjes së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tapei të martën, dyshohet të kenë nisur nga hakerë aktivistë kinezë dhe jo nga qeveria kineze, tha një organizatë kërkimore për sigurinë kibernetike.

19:29
Vdekja e 7-vjeçares në Himarë/ Gomonia e përgjakur largohet nga vendi i krimit

Gomonia e policisë kufitare ka tërhequr gomonen, me të cilën Arjan Tase aksidentoj për vdekje 7-vjecaren në plazhin e Potamit.

18:59
Palestinezët demonstrojnë kundër kolonive të reja izraelite në tokat e Nablus (fotot)

Ushtarë izraelitë përplaseshin sot me protestues palestinezë që demonstronin kundër nisjes së një kolonie të re izraelitë në tokat e pushtuara të Nablus, në Bregun Perëndimor.

18:58
1207 raste të reja me koronavirus dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

Dy të moshuara të infektuara me Covid 19 kanë humbur jetë në Kavajë dhe Durrës.

18:54
“Policia e Shtetit të nxjerrë mësim”, Rama kërkon ndëshkime për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

Ngjarjen tragjike në plazhin e Himarës, ku një polic përplasi për vdekje me gomone një vajzë, kryeministri Edi Rama kërkon “të jetë një mësim për Policinë e Shtetit”.

18:52
Mbrojtësi i kombëtares në merkato, në lojë futen kampionët!

Një lajm i bujshëm është raportuar së fundmi nga Italia.

18:50
Rinovim në shtëpinë e The Citizens, Guardiola i jep besim yllit të skuadrës

Phil Foden do të vazhdoj me Man Cityn. Talenti 22-vjeçar i dalë nga akademia e Kampionëve të Anglisë do të firmosë kontratën e re me klubin.

18:38
SHBA-ja dhe Britania zgjerojnë sanksionet ndaj kompanive ruse

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë zgjeruar sot sanksionet ndaj individëve dhe kompanive ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës.

18:32
Euro nuk ndal rënien, zbret sërish në minimumin historik

Monedha e përbashkët e ka nisur me rënie këtë javë në tregun e brendshëm, duke zbritur sërish në minimumin historik, pas rritjes së lehtë në fund të javës së kaluar.

18:15
Sylvester Stallone quan producentët e serialit Rocky ‘gjakpirës’ dhe i krahason me ‘vampirët’ (fotot)

Aktori veteran i aksionit Sylvester Stallone ka përshkallëzuar kritikat ndaj producentëve të serialit të tij të njohur ‘Rocky’ pas njoftimit të një serie të re të prodhuar prej tyre të quajtur Drago.

18:11
Mbrojtësi i kombëtares në merkato, në lojë futen kampionët!

Një lajm i bujshëm është raportuar së fundmi nga Italia. Sipas Tutto Atalanta, Milani është futur në garë për të siguruar shërbimet e Berat Gjimshitit.

18:03
Gomonia në breg, zona e rrethuar me shirita/ Pamjet nga tragjedia në Himarë, 7 vjeçarja u godit për vdekje në det

Gomonia ndodhet ende në breg, ndërsa zona është e rrethuar me shiritat e një skene krimi.

17:49
Arben Kingji shefi i ri i Shtabit të FA-së, Kim: Pres me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me ShBA-të

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Shefin e ri të Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Arben Kingji i cili u dekretua sot nga presidenti Bajram Begaj.

17:47
“Lija e majmunit dhe virusi i idiotësisë”, Elton Ilirjani ironizon mjekët

Elton Ilirjani ka reaguar për linë e majmunit dhe terminologjinë e përdorur “meshkuj që kryejnë marrëdhenie intime me meshkuj”, si rrezik për përhapjen e virusit.

17:43
Rusia akuzon SHBA për ‘përfshirje direkte’ në luftën në Ukrainë (fotot)

Rusia ka akuzuar sot SHBA për herë të parë se është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë.

17:41
G7 akuzon Rusinë se po përdor si armë eksportet e energjisë

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ka akuzuar Rusinë se po tenton të shndërrojë në armë eksportet e saj të energjisë.

17:22
Paralajmërimi për ‘denazifikimin e Ballkanit’ përmes Twitter-it

Deklarata e Vladimir Gjukanoviçit, deputet i Partisë Progresive Serbe në pushtet, partia e presidentit Aleksandar Vuçiç, se Serbia “do të detyrohet të nisë denazifikimin e Ballkanit”, nuk është e rastësishme dhe nuk duhet të tejkalohet pa vërejtje të mëdha nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

17:19
Pëmbytje masive në Uganda, shkon në 22 numri i viktimave

Numri i njerëzve të vrarë nga përmbytjet masive në qytetin lindor të Ugandës, Mbale, është rritur në 22, duke përfshirë edhe një grup njerëzish që mbetën të bllokuar në një minubus.

17:11
Pamje kaotike të dhjetra plazhistëve që vjedhin kanabis nga barkat e kapura të policisë spanjolle (video-foto)

Policia spanjolle tentonte dje të mbante tufa banorësh vendas që tentonin të vidhnin kanabis nga një barkë e përplasur trafikantësh.

17:11
​Betohet qeveria e re e përkohshme e Bullgarisë

Një qeveri e përkohshme u betua sot më 2 gusht në Bullgari për të drejtuar vendin anëtar të BE-së deri në zgjedhjet e parakohshme të caktuara për 2 tetor, pas rënies në fund të qershorit së qeverisë së koalicionit pro-perëndimor i drejtuar nga kryeministri Kiril Petkov

16:58
Nancy Pelosi nuk tërhiqet! Mbërrin në Tajvan (Fotot)

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka mbërritur në Tajvan këtë të martë.

16:52
Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Arben Kingji merr detyrën si Shef i i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

16:43
​Çfarë tret më parë stomaku

Tretja është procesi se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant.

16:40
Karteli më i dhunshëm meksikan sulmon karvanin e makinave të presidentit (fotot)

Karteli meksikan i drogave ‘Jalisco Nueva Generation’ ka hapur zjarr dje ndaj karvanit të makinave zyrtare të Guatemalës, por presidenti Alejandro Giammattei raportohet se nuk është përfshirë në incident.

16:35
Ulet nafta dhe benzina, çmimet e reja të hidrokarbureve

Çmimi i naftës dhe benzinës nga pasditja e kësaj të marte do të jetë më lirë në pikat e karburantit në vendin tonë.

16:30
Përplasi me gomone duke lënë të vdekur 7-vjeçaren në Himarë, kush është polici Arjan Tase

Arjan Tase, i cili përplasi me gomone duke lënë të vdekur në vend një 7-vjeçare këtë të martë në plazhine  Potamit në Himarë ka qenë më parë shef Komisariati në Himarë.

16:20
Raporti i Bankës Botërore: Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten në vendet në zhvillim, ndikuar nga lufta në Ukrainë

Sipas një raporti të Bankës Botërore, inflacioni i ushqimeve është rritur në pjesën më të madhe të vendeve në zhvillim që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe ka futur disa nga vendet më të pasura në një cikël rritje çmimesh.

16:04
Vdekja e fëmijës në Potam, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Përjashtohet oficeri Arjan Tase, pezullohet drejtori i kufirit të Vlorës

Autori Arjan Tase, oficer policie i cili goditi me gomone një vajzë 7-vjeçare duke e lënë të vdekur në vend në plazhin e Potamit në Himarë është përjashtuar nga policia.

16:00
Ish-sportisti britanik vdes nga ataku kardiak duke rrahur të dashurën në Firence (fotot)

Një grua britanike që doli e përgjakur nga dhoma e saj e hotelit në Itali, ishte viktimë e një sulmi shokues dhune nga i dashuri ish-lojtar regbie, zbulohet sot nga mediat.

15:52
Trupin ia copëtuan dhe e hodhën në kanal, identifikohet shqiptari në Itali

Autoritetet italiane kanë identifikuar trupin që u gjet i copëtuar në Adigetto më 28 korrik.

15:47
Protestë për shkollën në Divjakë,nxënësit nuk duan të shkojnë në fshatin fqinj për të mësuar

Banorët dhe nxënësit e shkollës 9- vjeçare në Mizë të Divjakës, janë ngritur përsëri në protestë. Ata kërkojnë hapjen e shkollës në shtator, duke refuzuar të shkojnë në një tjetër godinë arsimore.

15:29
Transformimi i Tiranës, shtatë blloqe banimi do përshtaten për të rinjtë

Shtatë blloqe banimi në Tiranë do të transformohen në funksion të të rinjve, përmes një projekti bashkëpunimi mes studentëve të arkitekturës me ekspertë nga studiot më në zë të arkitekturës bashkëkohore sot në botë.

15:24
Ardhja e pushuesve, fluks edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Fillimi i muajit gusht ka shtuar fluksin e lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Qaf-Thanës.

15:22
Milioneri britanik i vrarë me jaht në Sardenja ishte distributor maskash Covid, gruaja dhe e bija të plagosura rëndë (fotot)

Britaniku që u vra të dielën në jahtin e tij pas përplasjes me një shkëmb në ishullin itlaian të Sardenja është identifikuar sot si një drejtor kompanie të shpërndarjes së maskave Covid.

15:11
Shtyhen bilancet e bizneseve, dorëzimi deri më 15 shtator si pasojë e sulmit kibernetik

Afati për dorëzimin e bilanceve të bizneseve do të shtyhet deri më 15 shtator 2022.

15:05
Tragjedia në Himarë/ Drejtuesi i gomones që goditi për vdekje fëmijën, një zyrtar policie

Drejtuesi i gomones, i cili mesditën e sotme goditi për vdekje një 7-vjeçare teksa lahej në breg, në plazhin e Potamit, është një zyrtar policie.

15:04
Exclusive/ Iranianët depërtuan në media. Shërbimet sekrete QUDS përhapën fakenews për gazetarët

Njësia inteligjente QUDS e operacioneve sekrete jashtë Iranit krahas sulmit kibernetik në Shqipëri, të dërgimit të agjentëve sekret në vendin tonë, është përfshirë edhe në një operacion diskreditimi të antarëve të MEK.

14:29
E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë.

14:21
Çfarë duhet të bëni në rast se pickoheni nga kandili i detit

Në verë gjatë pushimeve nuk ka asgjë më të mirë se një notim i këndshëm në det, por gjatë argëtimit në ujë mund të ndodhë që të pickoheni nga një kandil deti.

14:20
Basketbollistja amerikane sërish para gjykatës ruse, SHBA ofron shkëmbim

Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner u rikthye në gjykatën ruse të martën mes përpjekjeve diplomatike të SHBA-së për të siguruar lirimin e saj.

14:12
Buffon pranon sfidën e Fabregasit: Të shohim nëse do të më shënosh përsëri!

“I kam shënuar dy gola në karrierë, pse të mos i bëj të tretin”. Kështu është shprehur Cesc Fabregas, gjatë prezantimit me Comon, në Serinë B, për faktin se në këtë kampionat do të ketë mundësi të përballet sërish me Gianluigi Buffon, portierin legjendar italian, që edhe pse është 43 vjeç, vazhdon të luajë si profesionist, në radhët e Parmës.

14:05
Lufta rriti çmimet, britanikja BP sheh fitimin më të madh në 14 vite

Gjiganti i karburanteve britanik BP ka raportuar fitimin më të madh tremujor për 14 vjet, pas rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit.

14:02
Iguanat riprodhohen në ishullin Galapagos një shekull pas zhdukjes

Ekspertët nga Parku Kombëtar i  Galapagos dhe shkencëtarët kanë verifikuar se pas më shumë se një shekulli, iguanat tokësore të llojit Conolophus subcristatus po riprodhohen natyrshëm pas rifutjes në ishullin Santiago, një nga ishujt Galapagos.

13:58
“Bëmë mama të të ngjaj”/ Nëna e Beyonce një 68-vjeçare për t’u pasur zili!

Mamaja e divës së muzikës pop Beyonce, Tina Knowles, ka treguar së fundmi format e saj trupore dhe duhet thënë se duket tepër në formë. 68-vjeçarja u shfaq me një kostum në ngjyrë blu nga koleksioni i ri “Ivy Park”, ku ekspozoi këmbët e saj të tonifikuara dhe bustin e saj me një palë reçipeta me lule blu dhe rozë.

13:56
Operacioni i jashtëzakonshëm, ndahen binjakët që kishin lindur të bashkuar (Foto)

Një operacion i ndërlikuar u zhvillua në Rio de Zhanero për të ndarë binjakët brazilianë tre vjeçar me kokë dhe tru të bashkuar me ndihmën e realitetit virtual

13:47
Tensionet në veri/ Kreu i NATO-s telefonon Kurtin: Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me tenstionet në veri.

13:43
Spanja do të kufizojë ajrin e kondicionuar në institucione publike për të kursyer energji

Qeveria spanjolle ka shpalosur një plan të ri për të kursyer energji duke kufizuar ajrin e kondicionuar dhe ngrohjen në dyqane, institucione, ndërtesa kulturore dhe stacione transporti.

13:43
Basketbollistja amerikane sërish para gjykatës ruse, SHBA ofron shkëmbim

Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner u rikthye në gjykatën ruse të martën mes përpjekjeve diplomatike të SHBA-së për të siguruar lirimin e saj.

13:38
Zhbllokohet veriu i Kosovës, serbët tërhiqen pas vendosjes së barrikadave

Pas heqjes së barrikadave të fundit në Bërnjakë dhe Jarinjë dhe dhënies fund të trazirave nga serbët,  qarkullimi në veri të Kosovës i është rikthyer normalitetit.

13:33
“Varrosni armiqtë”, Kina mesazh të ashpër para vizitës së Pelosit në Tajvan

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi do të vizitojë Tajvanin të martën, thanë tre zyrtarë të informuar për këtë çështje, pasi Kina paralajmëroi se ushtria e saj nuk do të “rrinte duarkryq” nëse ajo vizitonte ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron territor të tijin.

13:33
Osmani për BBC: Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzim të situatës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC Newsnight, ka folur për situatën e fundit në veri.

13:26
Kapet një ngarkesë e madhe me lëndë narkotike në Kapshticë, kishte destinacion Greqinë! Ndalohen disa persona

Një ngarkesë e madhe me lëndë narkotike është ndaluar ditën e sotme nga  Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe drejtoria e Kufirit.

13:22
Zjarret në vend/ Vetëm në muajin korrik u shuan 361 vatra, 21 të tjera ende aktive

Vetëm gjatë muajit korrik në vendin tonë janë numëruar 361 vatra zjarri, të cilat janë shuar tashmë falë ndërhyrjes së forcave operacionale zjarrfikëse dhe ndërhyrjes nga ajri. 

13:09
Del në ankand koleksioni i bizhuterive që Elvis Presley i dhuroi menaxherit të tij (Foto)

Një koleksion bizhuterish që Elvis Presley i dha menaxherit të tij, kolonelit Tom Parker dhe që mungonte prej mbi 50 vjetësh, është bashkuar dhe tashmë është gati për në ankand.

13:06
Vizita e Pelosit “ndez” tensionet, ushtria e Tajvanit në gjendje alarmi

Një vizitë e mundshme e Nancy Pelosit në Tajvan ndez tensionet me Kinën, e cila ka kërcënuar përsëri Shtetet e Bashkuara me pasoja.

12:33
Emri, kush e zëvendëson Bajram Begajn si shef shtabi i ushtrisë

Gjeneral brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.